Jump to content

Numërori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Numërorë)

Numërorë quajmë fjalët që tregojnë numër ose sasi të caktuar qeniesh ose sendesh: një, dy, tre, : dy fëmijë tri gra, katër burra, 20 metra etj.

Fjalët që tregojnë radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikore të mbiemrave, nuk do të trajtohen si numërorë po si mbiemra.

Numërorët përdoren për të treguar : - datën, vitin: Me sa jemi sot ? - Me 28 nëntor.

- Një periudhë të caktuar kohe:- Kur ke qënë në Amerikë ? Nga 1990 deri më 1997 .

- Përmasa ose përqindje : 0,5 m, 50 përqind etj.

- Notat në shkollë : Çfarë more sot ? - Dhjetë.

-Në domino: katër-treshi, pesë-gjashta.

Kur përdoret me nyjen e përparme "të" numërori ka një kuptim përmbledhës: Erdhën të dhjetat.

Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali ose për të mos e zënë në gojë fare, përdoret i emërzuar: Ç'të bënin ata tre kundër dhjetëve ?

Numërori përdoret i emërzuar edhe në veprime atematike: Pesa te dhjeta hyn dy herë. Rrënja katrore e nëntës është treshi.

Përdoret në ëmërtimin e viteve: A anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit.

Numrat një, dy, tre, emërtohen me anë të prapashtesës -sh : njësh-i, dysh-i, tresh-i.

Numërorët janë : - fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.; - fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë etj.; - fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë; - lokucione: tridhjetë e një, pesëdhjetë e katër etj.

Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë: katër djem, katër vajza. Bën përjashtim numërori tre i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza, por edhe njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza. Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës: Sa djem erdhën ? Të dy(të tre). Sa vajza erdhën ? Të dyja(të trija). Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës: Sa djem ishin ? Tre. Po vajza sa ishin ? Tri.

Numërorët kur tregohen si tregues të emrave, marrin kategorinë gramatikore të rasës: Kallzore .