Organizata Botërore e Tregtisë
Organizata Botërore e Tregtisë (shk. OBT / anglisht: World Trade Organization; shk. angl. WTO) është një organizatë ndërkombëtare me qendër në Gjenevë të Zvicrës, e cila merret me nxitjen dhe vënien në zbatim të ligjeve dhe rregulloreve tregtare ndërkombëtare. OBT ka autoritetin të administrojë dhe mbikëqyrë marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe praktikat tregtare botërore, si dhe të shqyrtojë dhe rregullojë mosmarrëveshjet tregtare midis vendeve anëtare.
OBT u themelua në vitin 1994 kur vendet anëtare të GATT-it firmosën një pakt të ri tregtar. OBT u krijua për të zëvendësuar GATT-in. OBT filloi punë më 1 janar 1995. GATT-i dhe OBT-ja bashkëjetuan deri në dhjetor 1995 kur vendet antare të GATT-it u mblodhën për herë të fundit. Edhe pse OBT zëvendësoi GATT-in, marrëveshjet tregtare të arritura në kuadër të tij deri në 1994 janë pjesë e Marrëveshjes së OBT. Kjo e fundit ka një kuadër shumë më të gjerë se GATT-i, i cili përpiqej të rregullonte vetëm tregtinë e mallrave. OBT e zgjeroi kuadrin e GATT-t duke përfshirë edhe tregtinë e shërbimeve dhe mbrojtjen e pronës së intelektuale. OBT është gjithashtu një organizatë e strukturuar në mënyrë formale rregullat e të cilës janë të detyrueshme për zbatim nga vendet anëtare. Organizata përfaqëson edhe një trupë gjykuese në tregtinë ndërkombëtare. Vendet anëtare mund ti referojnë mosmarrëveshjet e tyre para një paneli arbitrazhi të përbërë nga zyrtare të OBT. Më tej ekziston edhe një trupë apelimi ku vendet anëtare mund të apelojnë vendimet e arbitrazhit. Vendimet e apelit janë të formës së prerë. Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen brenda afateve të caktuara në rregulloret e funksionimit të OBT.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Faqja zyrtare