Jump to content

GATT

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

GATT është shkurtimi që përdoret gjerësisht për General Agreement on Tariffs and Trade dhe ka qenë fillimisht krijuar nga Bretton Woods Conference si pjesë e një plani me të gjerë për rimëkëmbjen ekonomike pas Luftës së Dytë Botërore. Qëllimi i kryesor i GATT ishte të reduktonte barrierat në tregtinë ndërkombëtare. Kjo do të arrihej nëpërmjet reduktimit të barrierave tarifore, kufizimeve sasiore dhe subvencionimeve në tregti nëpërmjet një serie marrëveshjesh të ndryshme. GATT-i ishtë vetëm një marrëveshje dhe jo një organizatë. Fillimisht, GATT-i ishte menduar të shndërohej në një organizatë ndërkombëtare si Banka Botërore apo FMN, duke u quajtur Organizata Ndërkombëtare e Tregtisë (International Trade Organization) por marreveshja përkatëse nuk u ratifikua dhe kështu që GATT-i mbeti vetëm një marrëveshje. Funksionet e GATT-it u zëvendësuan nga Organizata Botërore e Tregtisë (ëorld Trade Organization-ëCO) e cial u themelua përmes një raundi negociatash në fillim të viteve 1990.

Historia e GATT-it mund të ndahet në tre faza. E para, nga 1947 deri në raundin e Torquay, u mor më shumë me listën e mallrave që do të mbulonte marrëveshja dhe ngrirjen e niveleve tarifore ekzistuese. Faza e dytë, që kaloi nëpër tre raude nga 1959 deri 1979, u fikusua në reduktimin e tariffave. Faza e tretë, që konsistoni vetën në raundin e Uruguait, nga 1986 deri 1994, zgjeroi plotësisht marrëveshjen ne drejtime dhe fusha të reja si pronësia intelektuale, sherbimet, kaptali dhe bujqësia. Në fund të këtij raundi lindi edhe OBT.