Odise Andruço

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Odise Andruço i njohur në greqisht si kapedan Andrjuci (1790-1825), ishte biri i të famshmit kryekomitit Andrea ose Andruço Verushi, nga Llivanati i Lokridhës. Odisea lindi në Preveza në vitin 1790. Kur Odisea ishte 4 vjeç, babai i tij vdes në burg nga torturat e turqve në Stamboll. Ali Pashë Tepelena, mik dhe bashkëluftëtar i babait të tij, e mori pranë pas vdekjes së Andruços Verushit. Në oborrin e Ali Pashës, Odisea kishte të tillë pozitë që nuk e kishin as djemtë e Aliut. Ai i shërbeu me besnikëri dhe krenari Ali Pashë Tepelenës. E ndihmoi Ali Pashën në të gjitha luftërat e tij kundër turqve dhe kundër suliotëve e kardhiqotëve. Por lidhja e ngushtë e Odisesë me Ali Pashën do ta dëmtonte shumë mbas disa viteve. Ishte frymëzuesi i Këshillit të kapedanëve të Rumelisë që kishin qëllim bashkimin e Greqisë pa dallim feje dhe mbështetej tek Ali Pasha në luftën e tij kundër turqve. Këtë politikë Odisea u përpoq ta diktojë edhe pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës gjatë luftës për çlirimin e Greqisë dhe kjo i kushtojë jetën dhe akuzën si tradhtar. Në vitin 1821, Odise Andruço ishte Komandant i Përgjithshëm i Greqisë Lindore me gradën Gjeneral, por nga mesi i vitit 1822, ai jep dorëheqjen me nder si Komandant i Përgjithshëm për arsye se nuk shihej mirë nga kundërshtarët e tij. Bëma që e bënë Odise Andruçon si figurë të 1821-shit është qëndresa e tij në Hanin e Grabies. Odisea kishte një mendje politike dhe ushtarake të zgjuar, që vlerën e tij e njihnin të gjithë kapedanët e Rumelisë, dhe e konsideronin udhëheqësin e tyre të natyrshëm. Odisa Andruço u vra me urdhër të politikanit grek Koletit. Odisea kishte shumë popullaritet të madh, gjë që nuk shihej me sy të mirë nga disa politikanë grekë. Shkuan shumë vite derisa figura heroike e Odisea Andruços u vlerësua drejt, sepse autorët moralë të vrasjes së tij e kishin paditur tradhtar të atdheut. Tradhtia e tij kujtohej se ishte sepse donte bashkimin e grekëve dhe të shqiptarëve për të luftuar kundër turkut