Preveza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Prevezë, (Greqisht: Πρέβεζα/Préveza) është kryeqytet i Qarkut të PrevezësGreqi. Preveza është një qytet të Epirit.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Preveza është një qytet i cili ndodhet në skajin më jugor të Rajon i Epirit. Ky qytet nga veriu kufizohet me fshatin Mihaliçin dhe nga jugu, lindja dhe perëndimi me Detin Jon, apo me Fushën e Zonjës, siç e quan populli çam. Para 1913-ës Preveza ka pasur këto lagje: Ajla, Ajori, Jiftika (lagje evgjitësh), Kumejdan etj.[1]

Toponimet të qytetit Prevezë:(Para Luftës së Parë Botërore)[2]

  • Ar e Pirro Palit - arë, në V.
  • Banjat e Ali Pasha Tepelenës - banja termale, në JP.
  • Burim i Tophanesë - burim pranë të cilit qe vendosur artileria turke me ushtarë e komandantë shqiptarë. (1912-1913).
  • Çamohori - nënkrahinë me fshatra të krishterë shqiptarë, në VP.
  • Drin/i - limani i madh i Prevezës (Vati).
  • Fush’ e Llamarit - fushë, në V.
  • Han i Emin Agait - han i vjetër, në VL.
  • Han i Qafës – han.
  • Hastaneja - spital i kohës turke, në qendër.
  • Havr’ e Çifutëve - sinagogë hebraike, në L.
  • Huqumeti - ndërtesë dykatëshe e administratës turke të qytetit.
  • Jenikalaja - (t. Kala e Re), kështjell në bregun e detit, në JP. Në kohën e Luftës Ballkanike, kjo kështjellë u mbrojt me trimëri nga komandanti i artilerisë Bajram Gega, nga Elbasani. Nga Jenikalaja ai dha goditje me preçizion dhe asgjësoi njërën pas tjetrës anijet greke të luftës të cilat orvateshin të pushtonin Prevezën e cila mbrohej kryesisht nga shqiptarët. Për zotësinë dhe guximin që tregoi në atë luftë për mbrojtjen e Prevezës nga pushtuesit grekë, populli çam i ka thurur Bajram Gegës shumë variante këngësh trimërie.
  • Kalaj’ e Ajorit - kështjeIIë, në P.
  • Kalaj’ e Vathit - kala në bregun e detit e ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena, në P.
  • Kalaj’ e Vrisullës - kështjellë, në V.
  • Kalibaba - (t. qëndro baba) – vend mbrojtjeje, në P.
  • Klub i Sheh Sabriut - aneks i teqesë së Prevezës ku mblidheshin punëtorët e Rilindjes, nën kryesinë e Sheh Sabri Prevezës, në L.
  • Kroi i Margaronës - krua, në V.
  • Kroi Vrisullës - krua, në V.
  • Kuka - ara, në V.
  • Kumejdan - lagje dhe shesh, në qendër.
  • Lum’ i Llurit - lum në jug të Çamërisë, në V.
  • Margarona - shesh dhe uIlishte, në V.
  • Mele - kodra të vogëla, në V.
  • Palokastra - gërmadha të një qyteti të vjetër, në V.
  • Pandokratora - keshtjellë, në J.
  • Port’ e Janinës - urë mbi tabjen (hendekun) që rrethon qytetin nga ana e veriut që shkon për në Janinë.
  • Port’ e Mitikës - urë që shërben për dalje e hyrje me Mitikën, në P.
  • Qoshq i Emin Agait - kullë, në J.
  • Rrënjasë (nga fjala rrënjë) - fshati Rrënjasë dhe fusha ndërmjet Prevezës dhe Lucës.
  • Sarai Tabje - fortesë në bregun e detit, në JL.
  • Sinagoi - sinagogë hebraike, në Prevezë.
  • Shejtanpazari - shesh i shtruar me pllaka guri në qendrën e qytetit.
  • Shtëpit’ e Veli Gegës - banesa, prona të Veli Gegës të cilat ua jipte popullit me qera, në qendër.
  • Tabia - kanal rreth 15 m, i gjerë i cili rrethon gjithë qytetin. Kanali ka qenë ndërtuar në kohën turke për mbrojtjen e qytetit. Mbi tabje janë ndërtuar ura kalimi. Këto quhen porta: Port’ e Janinës, e Mitikës etj. Teqej’ e Sheh Sabriut - gërmadhë teqeje me një kube e cila ka një kamare, në qendër. Sabri Preveza ka qenë një atdhetar i shquar i rilindjes kombëtare shqiptare. Teqenë ai e pati kthyer në një shkollë shqipe.
  • Uçkalaja - kala, në qendër.
  • Vasha - fortifikata ku qe vendosur artileria bregdetare (koha turke).
  • Vathi - liman i madh i Prevezës (Drini).
  • Xhamia e Ali Pasha Tepelenës – xhami e ndërtuar nga Ali Pasha Tepelena, në P.
  • Xhami e Ahmet Aga Dinos - xhami i ndërtuar nga Ahmet Aga Dinua.
  • Xhamia e Pazarit - xhami, në qendër.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]


Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj, Fjalori Onomastik i Epirit, Eurorilindja, Tiranë, 1995, f. 399.
  2. ^ Informatorët: 1) Inez Bubeqi - 60 vjeç-tregetar, me arsim fillor turk, nga Arpica, ka banuar në Prevezë. 2) Lut Refati - 73 vjeç, bari analfabet, nga Luarati, ka banuar në Prevezë. Shkurt 1960. Po aty, f. 399-401.