Jump to content

Shënedjella (Pargë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shënedjellë
Αγία Κυριακή
Fshat
Emri i banorëveShënedjellot

Shënedjellë (greqisht: Αγία Κυριακή/Ayía Kiriakí) është fshat në qarkun i Prevezës, Greqi.

Nga veriu Shënedjella kufizohet me Livadharin, nga lindja me Manjën dhe nga jugperëndimi me detin Jon. Fshati Shënedjellë e merr emrin nga shënjtori Shën e Diela. Gjatë epokës osmane, fshati ishte i njohur me emrin shqiptare: Shënedjellë.[1] Ajo emër ishte gjithashtu i përdorur në dokumentet osmane.[2] Emri grek Αγία Κυριακή/Ayía Kiriakí është marrë prej përkthimit të toponimit vendore Shënedjellë, kur u bë pjesë e Greqisë pas luftërave ballkanike.

Toponimet të fshatit Shënedjellë:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[3]

  • Bostane - ara e ullinj, në P.
  • Bregu - bregore me gërmadha, në qendër.
  • Burim e Gravës — burim në një shpellë, në L.
  • Burim e Sajadhës — burim, në P.
  • Fush’ e Zonjës – deti i Zonjës, deti Jon, në P.
  • Grava - shpellë që ka një burim, në L.
  • Gravat e Qafës Zerrit – shpella, në V.
  • Klisha e Shënedjellës – kishë, në qëndër.
  • Kroi i Sarait – krua, në JL.
  • Lis i Madh - lis e kullotë, në L.
  • Lis i Shëmrizës — lis i madh, në P.
  • Lucë – ara, në P.
  • Mala e Diellit — majë mali, në L.
  • Mali Shëndjëll — mal, në V.
  • Perivoli - kopësht, në P.
  • Prroi Mezanit – përrua, në P.
  • Qaf’ e Zherrit — qafë, në V.
  • Sajadha — buzë deti,në P.
  • Shëmriza – gërmadhë e vjetër kishe, në L.
  • Shkëmb i Shëmrisë — shkëmb, në L.
  • Shkëmb i Shqipjes – shkëmb, në L.
  • Verret e Lucës - varret e fshatit, në P.
  • Vrahanai - brinjë me ullinj e portokallë, në P.
  • Vrrakat — arë, në P.

Familjet në fshatin Shënedjellë:[4]

Kokorenj, Kokoringu, (fis muhamedan, sot banon në Turqi), Pallaçenj, Spanenj (fis i krishterë) etj.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Margariti[lidhje e vdekur], vizituar në 17 shkurt 2014. "Στα χρόνια της τουρκοκρατίας, το χωριό το αποκαλούσαν με την αρβανίτικη απόδοση της ονομασίας του, Σενεντιέλα."
  2. ^ Michalis Kokolakis (2004). Η Τουρκική Στατιστική της Ηπείρου στο Σαλναμε του 1895. Institute of Modern Greek Studies. f. 310.
  3. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 312. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve në fshatra ku populli shqipfolës ortodokse ishin një shumicë. Në këtë rast informatori i tij ishte një vendas. Megjithatë, mund të ketë toponime që nuk ishin mbledhur rreth fshatit sepse njerëzit të cilët ishin barinj apo fermerë nuk ishin informatorë. Treguan: Fatime Zemani, 75 vjeç, shtëpijake, analfabete, nga Shënedjella, sot banon në Vlorë. Vlorë. 16.6.1975.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 312.