Tabani
Appearance
Taban
Θεμέλο | |
---|---|
Fshat | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 404 |
Emri i banorëve | Tabanjot |
Taban (greqisht: Θεμέλο/Themélo) është fshat në qarkun i Prevezës, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Ταμπάνια/Tampánia.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga veriu Tabani kufizohet me Koronopullin, nga jugu me Lëkurësin, nga juglindja me Besherenë, nga lindja me Kastrinë e Goricën dhe nga perëndimi me detin Jon. Tabani ka këto lagje: Çefliku (8 familje), Kulat (15 familje), Manja (6 familje), Njihori (12 familje), Tabanet (9 familje).[2]
Toponimet të fshatit Taban:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[3]
- Duqan i Kulave – dyqan, në V.
- Grihameja - arë që mbillet grurë e misër, në V.
- KIish’ e Kulave – kishë, në V.
- Kroi i Avdullait - krua në Manjë, në V.
- Lis i Klishës – lis, në V.
- Lum i Vuvoit - lumë, në L.
- Llak’ e Kateros - brinjë mali, në V.
- Mulliri i Manjës - mulli i rrëzuar, në V.
- Mulliri i Misrit - mullinjt e fushës, në L.
- Mulliri i Velos - mulli që bluan oriz, në L.
- Poçeza - kullotë bagëtish, në P.
- Prralli i Duqanit - përrall, në V.
- Pus i Manjës - pus i lagjes Manjë, në V.
- Pus i Tabanit – pus i ndërtuar me gurë në të cilin mbushin ujë Tabani, Njihori, Çifliku dhe Kulat, në V.
- Sheshi i Kulave – shesh, në V. Aty mblidheshin pleqtë për të biseduar.
- She’ e Grave – she, në V. Burime në anë të Vuvoit ku lanin teshat gratë e Njihorit.
- Ur’ e Çeflikut - urë prej druri mbi Vuvoin, në VL.
- Ur’ e Kulave - urë mbi Vuvo, në V.
- Ur’ e Manjës - urë mbi lumin e Vuvoit, në V.
- Vuvoi - ujë që del nga këneta dhe derdhet në det, në V.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Familjet në fshatin Taban:[3]
Dhimenjt (Sotir Dhimo), Markanjt, Naçot (Ligor Naço), Evgjitë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Πανδέκτης: Tampánia - Themélon
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 313. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Avdul Jakup Gjuzeli, 71 vjeç, ka qënë tregëtar, autodidakt, nga Margëlliçi, refugjat i 1944-ës, sot me banim në Tiranë. Tiranë 30. 8. 1973.
- ^ a b Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 313.