Oksidet acidike
Pamja
Oksidet acidike janë komponime të oksigjenit me jometale të cilat edhe janë më pak elektronegative se oksigjeni, kryesisht këto okside janë gaze të cilat treten në ujë dhe formojnë acide(prandaj quhen edhe anhidride të acideve). Shembuj të tillë kemi: dioksidin e karbonit (CO2), dioksidin e sulfurit (SO2), treoksidi i sulfurit (SO3) etj. Këto anhidride mund të reagojnë me baza dhe të krijojne kripëra. Oksidet acidike janë me lidhje kovalente. Vlen të ceket se dioksidi i sulfurit bën zbardhjen e objekteve që ka afër dhe shkakton dëme të mëdha.