Oligopoli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Oligopoli është një formë tregu më shitës (ofrues) të pakët në numër por të rëndësishëm, secili prej të cilëve e di që një vendim i tij ka një ndikim të madh mbi gjithë tërësinë tregut, dhe konkurrencën në të. Në oligopol, secili nga ofruesit është në gjendje të ndikojë mbi tregun.

Tregjet ologopoliste karakterizohen nga fakti që, secila nga firmat që ndodhet në tre varën nga njëra-tjetra : ato krijojnë planë veprimi dukë vlerësuar nivelin e teknologjisë, kërkesën e tregut dhe strategjitë e firmave konkurruese.

Në oligopol mund të këtë kufizime realë në hyrje (sh : njohuritë teknologjikë, kufizime financiare (sh : investime fillestarë të mëdha) ose kufizime që vinë nga strategjitë e tregut të ndjekura nga firmat. Strategjitë e firmave oligopoliste mund të klasifikohen në :

  • strategji prodhimi
  • strategji çmimi
  • strategji jo-çmimi

Koncepti i ndërlidhjes strategjikë duhet të konsiderohet brenda një periudhë kohorë. Fitimet aktualë të një firmë varën nga vendimet aktualë të firmës, nga vendimet aktualë të konkurrentëve të saj dhe nga strategjitë që janë aplikuar në të kaluarën. Konkurrenca midis firmave oligopoliste paraqitët më anë të disa modeleve.

Konkurrenca mbi sasi : modeli Cournot (1838)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Cournot ka qënë ekonomisti i parë i cili ka krijuar një teori për oligopolin. Hipotezat bazë e këtij modeli janë :

  • Numri i firmave është i pakët : çdo firmë ndikon në treg ;
  • Produkti i ofruar është homogjen ;
  • vendimet e firmave përqendrohen tek niveli i prodhimit : ato kanë si synim të maksimizojnë fitimin ;
  • vendimet mbi prodhimin merren në të njëjtën kohë dhe në mënyrë të pavarur nga firmat ;
  • Zgjedhjet mbi prodhimin nga çdo firmë marrin parasysh edhe nivelin e prodhimit të konkurrentëve (ndërlidhje oligopoliste) ;
  • Firmat karakterizohen nga i njëjti funksion kostoje (hipotezë fakultativë).

Konsiderojmë një situatë duopoli në të cilën, dy firma ofrojnë në treg dy produkte homogjene nga pikëpamja e konsumatorit. Vendimet e prodhimit janë marrë njëkohësisht nga të dyja firmat. Për të përcaktuar ekuilibrin e tregut duhet të përcaktojmë nivelin e outputit që maksimizon fitimin për çdo firmë : produkti total i ofruar nga firmat përcakton, dukë qënë e dhenë funksioni i kërkesës, çmimin e tregut. Vendimet e firmës A duhet të marrin parasysh vendimet e firmës B dhe anasjelltas. Sasia totalë e prodhimit e ofruar në treg do të jetë :

Sasia që do të zgjedhi firma për të prodhuar do të varët nga barazimi : MC = MR. Ekziston një ndërlidhje midis sasive të ofruara nga çdo firmë : sa më e madhe të jetë sasia e ofruar nga firma B, aq më e vogël është kërkesa e tregut për A dhe si rrjedhojë niveli i prodhimit optimal për A do të jetë më i vogël. Sasia optimalë e A mbas cdo vendimi të B do të ndërlidhet në mënyrë të zhdrejtë më vendimin e prodhimit të B.