Jump to content

Olja Ivanjicki

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Olja Ivanjicki (lindur në 10 maj 1931- 24 qershor 2009, Beograd) ishte një piktore serbe, skulptore dhe poete.

Jeta, puna dhe çmimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Punimet e Oljas në Muzeun Historik në Beograd, 2017

Olja Ivanjicki, vajzë emigrantësh rusë lindi në Pančevo, në Banovina Danubi. Ajo studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Beograd, u diplomua në vitin 1957 dhe po në të njëtjin vit ajo ishte gruaja e vetme midis themeluesve të “MEDIALA Belgrade”, një grupim artistësh si piktorë, shkrimtarë dhe arkitektë: Leonid Šejka, Vladimir Veličković, Ljubomir "Ljuba" Popović, Miodrag Đurić. Në 1962 ajo fitoi bursën në fondacionin “Ford” për të ndjekur studimet e artit në SHBA, kurse në vitin 1978 ajo u përzgjodh si artiste rezidente e programit “Fulbright” pranë Shkollës së Dizajnit “Rhode Island”.

Ajo ka hapur disa ekspozita dhe ka marrë pjesë në shumë ekspozita të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Ivanjicki është influencuar nga rryma e surrealizmit, simbolizmit, artit pop si dhe artit fantastik. Gjatë karrierës së saj, artistja është nderuar me çmimin e arrtijes në karrierë “Vuk” (Vukova nagrada 1988) si dhe çmimin “Karić”.[1][2][3][4]

  1. ^ Biography by Olga Ivanjicki Foundation, Retrieved on 2017-05-06.
  2. ^ Olga Ivanjicki (PDF) by Čitajteo Project, Retrieved on 2017-05-06.
  3. ^ Kako žive beogradski slikari - Mediala (1964), TV-documentary on YouTube, Retrieved on 2017-05-06.
  4. ^ Karić Award Laureates 2008 Arkivuar 9 shkurt 2017 tek Wayback Machine, Retrieved on 2017-05-21.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faqja zyrtare Olga Ivanjicki Foundation