Oltion Spiro
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Oltion Spiro Diplomuar për Drejtësi në Francë, titullar i gradës Master në të Drejtën Private dhe Evropiane dhe grades Doktor prane Fakultetit te Drejtesise, Universiteti i Tiranes. Ai ka një eksperiencë 10 vjeçare konsulence juridike në fusha të ndryshme të legjislacionit shqiptar si ai tregtar, civil, familjar, arsimor dhe në lidhje me të huajt. Eksperienca e përftuar i ka shërbyer ndër të tjera për të vëzhguar më nga afër funksionimin e institucioneve shqiptare dhe zbatimin real të legjislacionit në Shqipëri. Gjithashtu, është angazhuar si lektor i jashtëm pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë në lëndët e Drejta Sociale dhe e Drejta e Autorit si dhe pranë Universiteteve private në lëndën e Drejta Ndërkombëtare Private. Eshte autor i librit "E drejta e Internetit", botuar nga shtepia botuese "Dudaj". Ka shkruar artikuj në gazeta të ndryshme dhe në blogje të njohura në lidhje me situatën politike, si dhe për problemet arsimore dhe sociale në Shqipëri si dhe eshte bashkautor i tekstit shkollor "Qytetaria 10", botimet Pegi.