Jump to content

La bohème

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Opera "La Boheme")
Posteri origjinal (1896) i La bohème nga Adolfo Hohenstein

La bohème është një opera me katër akte (të quajtura edhe kuadro) e Xhiakomo Puçinit (Giacomo Puccini), me libret të Xhiuzepe Xhiakoza (Giuseppe Giacosa) dhe Luixhi Ilika (Luigi Illica) e shkruar në vitin 1896. Kjo opera i takon rrymës së verizmit (të vërtetës), mbetet një nga operat më të suksesshme dhe nga më populloret dhe vazhdon të luhet në të gjithe teatrot prestigjozë të operas në botë. Opera ka të njejtin titull me një spektakël të Ruxhero Leonkavalo (Ruggero Leoncavallo), me të cilin Puçini hapi një sfidë. Premiera botërore e La bohème u shfaq në Torino më 1 shkurt 1896 tek Teatri Rexhio (Teatro Regio),[1] drejtuar nga 29-vjeçari Arturo Toskanini Arturo Toscanini. Që atëhere, La bohème është bërë pjesë e repertorit standard italian dhe është një nga operat më shpesh të shfaqura në gjithë botën.[2]

Gjeneza e historisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Rodolfo – kostum i vizatuar nga Adolfo Hohenstein për premierën në Teatro Regio, 1896

Sipas faqes së parë, libreti i La bohème bazohet në novelën e Henri Murger Scènes de la vie de bohème, një koleksion figurash që portretizojnë nje të ri bohemien që jeton në lagjen Latine në Parisin e 1840s. Megjithëse zakonisht quhet novelë, ka një fabul jo uniforme. Si drama e 1849 së Murgerit dhe Théodore Barrière, libreti i operas fokusohet në marrëdhënien midis Rodolfos dhe Mimìsë që përfundon me vdekjen e kësaj të fundit. Gjatë fillimit të kompoziit Puçini ishte në sfidë me kompozitorin Leoncavallo, i cili tha se ai i kishte ofruar një herë një libret dhe tani e kishte rradhën ai t'ia kthente. Puçini tha se nuk ishte në dijeni që Leoncavallo ishte i interesuar dhe se ai kishte filluar punën prej kohësh, prandaj ishte i detyruar të vazhdonte. Versioni i Leoncavallos nuk pati sukses dhe tani luhet shumë rrallë.[3]

Jeta e lumtur dhe e shkujdesur e një grupi të rinjsh bohemienë përbën sfondin e disa episodeve ku zhvillohen ngjarjet e operës, ambientuar në Paris1830.

Kostumi i Mimìsë për akti 1 e La bohème dizenjuar nga Adolfo Hohenstein për premierën botërore

Në papafingo
Vigjilja e Krishtlindjes. Piktori Marcello, që po pikturon një Det të Kuq dhe poeti Rodolfo përpiqen të ngrohen me flakën e një vatre ku djegin një karrike dhe letrën ku ky i fundit ka shkruar një poemë. Vjen filozofi Colline i cili bashkohet me miqtë e tij. I fundit vjen muzikanti Schaunard që hyn triumfant me një shportë me ushqime dhe me lajmin e mirë se më në fund ka fituar ca para. Festimet ndërpriten nga vizita e papritur e pronarit të shpisë i cili kërkon qeranë, por likuidohet me disa gënjeshtra. Është mbrëmje dhe katër bohemienët vendosin të shkojnë tek kafeneja e Momus (Momys). Rodolfo vonohet pak në shtëpi dhe premton se do shkojë sapo të ketë mbaruar artikullin për gazetën "Il Castoro".

Pasi mbetet vetë, Rodolfo dëgjon që po troket dera. Një zë femëror kërkon të hyje. Është Mimì, fqinja e re. I është shuar drita dhe me një qiri përpiqet ta ndezë. Pasi ndez qiririn vajza ndihet keq, është simptoma e parë e tuberkulozit. Kur kthehet për tu larguar vë re se ka humbur çelësin e shtëpisë. Të përgjunjur në dysheme, në errësirë, dy të rinjtë fillojnë ta kërkojnë. Rodolfo e gjen i pari dhe e fsheh në xhep ngaqë dëshiron të kalojë edhe pak kohë me Mimì dhe të njhet më mirë me të. Kur dora e tij takohet me dorën e Mimì ("Che gelida manina" - sa dorë e ftohtë), poeti i kërkon vajzës t'i flasë për veten. Mimì i tregon se është një qëndisëse e re dhe se jeton vetëm duke qëndisur lule ("Sì, mi chiamano Mimì" - Po, më quajnë Mimì).

Idili i dy të rinjve që janë gati për t'i treguar dashurinë njëri-tjetrit ndërpritet nga shokët që e thërrasin nga rruga. Poeti do të donte të qëndronte me vajzën, por ma Mimì propozon ta shoqërojë dhe të dy, fillojnë të flasin me ti-në e të dashuruarve dhe duke i kënduar dashurisë ("Amor, amor") dalin nga papafingoja dhe drejtohen për tek kafe Momus.

Në kafe

Adolfo Hohenstein, boca e shfaqjes se parë (akti II)
Adolfo Hohenstein, tavolina e pazarit për shfaqjen e parë

Shumë njerëz janë mbledhur në rrugë, duke përfshirë dhe fëmijë, duke reklamuar mallin e tyre. Kafe Momus. Rodolfo dhe Mimì takohen me bohemienët e tjerë. Poeti u prezanton vajzën e re dhe i dhuron një kësulë rozë. Në kafe shfaqet dhe Musetta, një flakë e vjetër e Marcellos, që e la në kërkim të aventurave të reja me pasanikun plak Alcindoro. Sapo e dallon Marcellon, Musetta bën ç'është e mundur për t'i tërhequr vëmendjen duke dhënë shfaqje ("Quando men vo' "), duke bërë skena për një këpucë që e shtrëngon për të nxjerrë kaviljen. Marcello nuk mund t'i rezistojë dhe dy të dashurit, të ripajtuar, largohen së bashku duke e lënë dashnorin e pasur të Musettas me këpucën në dorë dhe me faturën për tu paguar.

Tek Barrière d'Enfer
shkurt. Dëborë kudo. Bashkëjetesa është bërë e pamundur: skenat e xhelozisë mes Marcellos dhe Musettas tashmë janë të vazhdueshme, po kështu edhe zënkat dhe moskuptimet mes Rodolfos e Mimìsë, e akuzuar për tradhëti. Për më tepër Rodolfo e ka kuptuar se Mimì është shumë e sëmure dhe se jeta në papafingo mund t'ia dëmtojë akoma më shumë shëndetin. Ata të dy duan të ndahen, por kujtimi i orëve të lumtura të kaluara bashkë i shtyn ta vonojnë lamtumirën e pranverës. Ndërkohë Marcello dhe Musetta ndahen pas një zënke të furishme.

Në papafingo
Tashmë të ndarë nga Musetta dhe Mimì, Marcello dhe Rodolfo i tregojnë njëri-tjetrit vuajtjet e dashurisë. Kur vijnë aty Colline e Schaunard, shakatë dhe lojrat e katër bohémienëve shërbejnë vetëm për të fshehur zhgënjimin e tyre. Papritur mbërrin Musetta e cila ka takuar Mimìnë duke vuajtur ndërsa ngjiste shkallët, ndoshta për herë të fundit drejt asaj papafingoje ku u takua për herë të parë me Rodolfon. Musetta e dërgon Marcellon të shesë vathët e saj për të blerë ilaçet dhe më pas edhe ajo vetë del për të kërkuar një mbështjellëse që t'i ngrohë duart e akullta të Mimìsë. Edhe Colline vendos të shesë pallton e tij të vjetër (“Vecchia zimarra, senti”), me të cilën është shumë i lidhur për të kontribuar në shpenzimet. Këtu, duke kujtuar me ëmbëlsi ditët e dashurisë së tyre, Mimì shuhet ngadalësisht e rrethuar nga ngrohtësia e miqve (që i dhurojnë mbështjellësen e duarve) dhe e Rodolfos të dashur. Duket sikur Mimìnë e ka zënë gjumi dhe fillimit askush nuk e kupton vdekjen e saj. I pari që e vë re është Schaunard i cili ia tregon Marcellos. Ndërsa shikon vështrimet dhe lëvizjet e shokëve, Rodolfo kupton se çdo gjë ka mbaruar dhe, duke përsëritur zemërthyer emrin e të dashurës, e përqafon duke qarë.

Shfjaqjet në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për herë të parë është në vënë në skenën e Teatrit të Operas në Tiranë në maj të vitit 1963 me dirigjent M.Krantja dhe regji të J.Trujas, ku në rolet kryesore kanë interpretuar Gaqo Çako, Avni Mula, Nina Mula etj. Ajo është rivënë edhe tri herë të tjera në skenën e Teatrit të Operas, përkatësisht në vitet 1971, 1985, 2002.

Annotations

Notes

  1. ^ Budden p. 494
  2. ^ "Opera Statistics on operabase.com". Operabase. Marrë më 18 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Colin Kendell, 'The Complete Puccini' Amberley Publishing 2012