Jump to content

Xhakomo Puçini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Giacomo Puccini)
Xhakomo Puçini

Giacomo Antonio Domenico Michele Secondo Maria Puccini (i njohur më mirë me emrin Xhakomo Puçini , lindi më 22 dhjetor 1858 - dhe vdiq më 29 nëntor 1924) mendohet si një nga kompozitorët më të mëdhenj operistikë të fundshekullit të 19 dhe të fillimshekullit të 20. Operat e tij më të njohura janë: La bohème, Toska, dhe Madama Butterfly të cilat janë ndër më të shfaqurat në repertorin standart.

Puçini shkroi 14 opera, dhe shumë këngë, të cilat janë shumë të njohura nga publiku mbarë botëror, veçanërisht aria Nessun dorma, nga Turandot e cila u këndua nga Luciano Pavarotti, në vitin 1990 me rastin e Kampionatit Botëror të Futbollit, i cili u zhvillua në Itali.

Puçini u lind në Luka , të Italisë në një familje me traditë të gjatë muzikore. Pas vdekjes së të atit Mikele Puçinit kur ai ishte vetëm pesë vjeç, ai u dërgua të studionte me xhaxhain e tij Fortunato Magi, i cili e mbante atë për një student të keq e të padisiplinuar. Më vonë, ai hyri si organist në kishë dhe mjeshtër kori, por ai nuk ishte ende i frymëzuar të bëhej kompozitor operash, gjersa pa një shfaqje të AidësXhuzepe Verdit. Ai dhe një shok i tij bënë gati 21 km rrugë në këmbë për të parë një shfaqje në Piza.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]