Opinga
Pjese perberese e veshjes popullore me tradite te vjeter dhe shtrirje mbare shqiptare. Llojet me te thjeshta beheshin prej një cope te vetme lekure ne trajte katerkendeshi kenddrejte, buzet e se ciles rudheshin me retra lekure duke u afruar pas kembes e pastaj shtrengoheshin me gjalma prej leshi. Simbas menyres se si qepej maja, si viheshin rripat e gjuheza ose si thurej faqja e siperme e opinges e si zbukurohej ajo, dalloheshin variante te shumta: opinga lope, me retra, me gjuheze, opinga me perkresa, me tufeza, me xhufka, opinga me prroqe etj Deshmite me te hershme arkeologjike për opingat u perkasin shek V-IV para eres sone dhe tregojne se ato kane qene një element i kultures ilire, dhe dalloheshin qarte nga sandalet e tipit klasik greko-romak dhe me vone nga llaptiet tipike te popujve sllave. Deshmi te mevonshme janë te shek XVI ne disa vepra te Onufrit. Opinga kane qene perhapur gjithashtu tek arbereshet e Greqise dhe te Italise.[1]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Databaza e trashëgimisë kulturore - Opinga". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 30 korrik 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)