Orari i punës
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Orari i punës është termë gjithëpërfshirës nëpërmjet të cilit nënkuptohen orët e kaluara në vendin e punës. Orari i punës zakonisht planifikohet më parë, çka lë të kuptohet se bëhet fjalë për një kohë të caktuar brenda së cilës i punësuari obligohet me kontratë të jetë në vendin e punës. Zakonisht, sipas kontratave, i punësuar nëpërmjet planit të orarit të punës duhet njoftua së paku 2 javë para angazhimit në punë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë rrjedhës së të ashtuquajturit "revulucioni i tretë industrial", orari i punës, gjithnjë e më tepër plasohej në qendër të zhvillimeve politike të zhvillimit ekonomik dhe të pagave. Në politikën evropiane, sidomos në anën perendimore të Evropës, sindikatat ishin për shkurtimin e orëve të punës tek nacionet industriale. Ata këtë kërkesë e ngritën në çështje priroritare në fushatën e thirrjes për shtytjen e humanizmit të mardhënjve të punës. Krahas saj qëndronin, politika e pagave dhe e drejta në vendimarrje e puntorëve. Caku i sindikatave në këtë kohë, ishte arritja e një orari aty në mes 32 dhe 37 orë pune në javë - varsisht nga segmenti i ekonomisë dhe nga shtetet. Si argument kryesorë në këtë drejtim merrej zhvillimi teknik si dhe shancat për të minimuar shkallën e papunësisë dhe rritjen e gjasave për ri-punësimin e të papunëve. Me fjalë tjera, shpërndarjen më të mirë të barrës dhe kohës për punëtorët. Suksese në këtë drejtim u arriten deri në frenimin e viteve 1980/81. Në këtë kohë koha e munguar e puntorëve në anët perendimore të Evropës u korrigjua nëpërmjet ri-shikimit të pushimeve mjeksore. Kështu për Orar të regullt, për pushim mjeksorë të punës printe Suedia (1980) me 13,8%, pas saj pasonte Hollanda me 12%, Italia me 10,6%, Franca me 8,3%, RFGj me 7,7%, ShBA me 3,5% dhe Japonia me 2,0%.
Orari në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Orari i punës në Kosovë, është i paraparë me ligj. Mirëpo zbatimi i tij në tregun e lirë, është më se i pamundëshem për shkakë të mangësisë së informimit[1] nga ana e sindikatave për anëtarët dhe puntorët në përgjithsi mbi të drejtat e tyre.
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Inteamza e Bashkimit të Sindikatave të Pavarur të Kosovës BSPK". Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2011. Marrë më 25 maj 2011.