Shko te përmbajtja

Orhan Mustafi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Orhan Mustafi
Informacioni personal
Emri i plotë Orhan Mustafi
Data e lindjes 4 prill 1990 (35 vjeç)
Vendi i lindjes Kumanovë, Jugosllavi
Gjatësia 1.90 m (6 ft 3 in)
Pozicioni(et) Sulmues
Karriera me të rinjtë
0–2003 FC Domat/Ems
2003–2006 Grasshoppers
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
2006–2008 FC Zürich 1 (0)
2008–2009 FC Basel U21 7 (5)
2008–2011 FC Basel 12 (4)
2009–2010FC Aarau (huazim) 18 (4)
2010–2011Arminia Bielefeld (huazim) 12 (0)
2011–2014 Grasshoppers 22 (3)
2013FC Wil (huazim) 0 (0)
2013–2014Ross County (huazim) 7 (0)
2014FC Lugano (huazim) 8 (0)
2014–2016 FC Le Mont 40 (13)
2016–2017 Kitchee 2 (0)
2017–2018 Rapperswil-Jona 3 (0)
2019 Young Fellows Juventus 3 (1)
2019–2021 Hakoah Zürich ? (?)
2023–2025 FC Oetwil-Geroldswil ? (?)
Karriera ndërkombëtare
2008–2009 Zvicra U19 6 (3)
2009–2010 Zvicra U20 3 (2)
2008–2010 Zvicra U21 5 (0)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve

Orhan Mustafi (lindur më 4 prill 1990) është një ish futbollist profesionist zviceran me origjinë shqiptare i cili luante si sulmues. Ai e shpenzoi shumicën e karrierës së tij në Zvicër, duke luajtur me klube si FC Zürich, FC Aarau, Grasshoppers dhe Baseli. Ai gjithashtu pati përvoja me klube në Gjermani, Skoci dhe Hong Kong.[1]

Karriera me klube

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mustafi emigroi në Zvicër kur ishte ende fëmijë sëbashku me familjen e tij. Ai hodhi hapat e para në futboll duke luajtur me klubin lokal FC Domat/Ems.[2] Në vitin 2003, Mustafi u zbulua nga një skaut i Grasshoppers, duke u bërë pjesë e akademisë. Në korrik 2006, Mustafi u transferua te akademia e Zürich në një kontratë dy-vjeçare.[3] Gjatë qëndrimit të tij në klub, ai bëri debutimin e tij si profesionist duke u aktivizuar si titullar për 55 minuta në një ndeshje në kampionat kundër FC St. Gallen.[4]

Më 9 qershor 2008, Mustafi u transferua te klubi tjetër zviceran Basel si lojtar i lirë. Ai u bë pjesë e ekipit të parë nën drejtimin e trajnerit Christian Gross. Ai bëri debutimin e tij zyrtar me ekipin më 9 gusht kundër Vaduzit në shtëpi, duke shënuar një dygolësh.[5] Katër ditë më pas, ai debutoi në UEFA Ligën e Kampionëve në barazimin pa gola kundër ekipit portugez Vitória S.C. në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues.

Më 20 shtator 2008, Mustafi shënoi golin e vetëm në fitoren 1–0 kundër Schötz në raundin e parë.[6] Ai shënoi edhe një tjetër dygolësh, këtë herë kundër Sionit në transfertë më 14 mars 2009. Mustafi e mbylli sezonin e tij të parë me klubin me 5 gola në 17 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Mustafi e nisi sezonin e ri sërisht si lojtar rezervë, duke u aktivizuar në vetëm katër ndeshje nën drejtimin e trajnerit të ri Thorsten Fink. Gjatë kësaj kohe, ai shënoi në fitoi 5–1 kundër Bakut në ndeshjen e dytë të raundit play-off të UEFA Ligës së Evropës, duke ndihmuar ekipin të kualifikohej në fazën e grupeve; ky ishte goli i tij i parë në kompeticionet evropiane.

Më 1 tetor 2009, Mustafi u huazua te klubi tjetër i Superligës, Aarau, deri në përfundim të sezonit.[7][8] Ai u aktivizua rregullisht me ekipin e tij të ri, por pa mundur të qënit protagonist. Në prill 2010, ai ishte njē nga tre lojtarët që përjashtuan nga ekipi i parë dhe u dërguan te ekipi nën-21. Me ekipin rezervë ai u aktivizua vetëm një ndeshje, duke luajtur 90 minuta në suksesin 3–1 në transfertë kundër SC Schöftland. Në përfundim të sezonit, Mustafi kishte shënuar 4 gola në 19 ndeshje në kampionat si dhe një gol në një ndeshje të kupës. Ai u rikthye te Baseli në verën e vitit 2010.[9]

Më 1 korrik 2010, Mustafi u huazua te klubi gjerman Arminia Bielefelddivizionin e dytë gjerman.[10] Sezoni i tij u kushtëzua nga dëmtimet e shumta dhe Mustafi u aktivizua me ekipin e parë si dhe me ekipin nën-21, duke shënuar dy gola me këto të fundit. Pas mbarimit të huazimit, Mustafi u rikthye te Baseli dhe më pas u la i lirë pas skadimit të kontratës. Gjithsej Mustafi luajti 21 ndeshje me Baselin si dhe shënoi 7 gola.[11]

Më 23 qershor 2011, Mustafi u transferua te Grasshopper Club Zürich, klub me të cilën kishte qënë pjesë e akademisë vite më parë, duke firmosur një kontratë tre-vjeçare.[12] Ai e humbi nisjen e sezonit për shkak të një dëmtimi, duke debutuar në ndeshjen e javës së 6të të kampionatit kundër Servettes ku ai u aktivizua si zëvëndësues në momentet e fundit.

Mē 2 tetor, Mustafi shënoi golin e parë me klubin në suksesin 3–0 kundër ish ekipit të tij FC Zürich, si dhe shënoi golin e vetëm në fitoren minimale 1–0 kundër Young Boys. Ai e mbylli sezonin 2011–12 me vetëm 3 gola në 18 ndeshje në kampionat; ai gjithashtu u aktivizuar në tre ndeshje me ekipin nën-21.

Mustafi e humbi vendin e titullarit në sezonin e ri 2012–13, duke u aktivizuar vetëm 18 minuta në 11 javët e para të kampionatit. Në dhjetor, ai u dëmtua në artikulacionin akromioklavikular, duke humbur disa javë.[13] Në merkaton e dimrit, Mustafi u huazua te FC Wil, me të cilën nuk u aktivizua në asnjë ndeshje për shkak të një dëmtimi që kërkonte operacion.[14]

Më 1 gusht 2013, Mustafi u huazua për një sezon te Ross CountyPremier Ligën Skoceze pasi fillimisht kishte mbërritur në provë.[15][16] Ai luajti ndeshjen e parë me klubin dy ditë më vonë duke u aktivizuar si zëvëndësues në humbjen 2–1 kundër Celcit. Goli i tij i parë me klubin erdhi tre javë më pas në humbjen 3–2 kundër StranraerKupën e Skocisë.[17] Megjithatë, me vazhdimin e sezonit, Mustafi pati vështirësi për të gjetur minuta, kjo për shkak edhe të një dëmtimi në gishtin e madh të këmbës.[18] Më 3 janar 2014, Ross County njoftoi se huazimi i Mustafit kishte mbaruar.[19]

Pas largimit nga Ross County,[20] Mustafi u rikthye në Zvicër dhe u dërgua menjëherë në huazim te Lugano.[21] Gjatë gjysmës së dytë të sezonit 2013–14, Mustafi ishte më së shumti një zëvëndësues, duke u aktivizuar në tetë ndeshje ku kontriboi me tre asiste. Pas mbarimit të sezonit, ai u rikthye te Grasshopper dhe më pas u bë lojtar i lirë pas skadimit të kontratës.

Më 9 tetor 2014, Mustafi u transferua te Football-Club Le Mont-sur-Lausanne në Ligën e Dytë Zvicerane.[22] Ai firmosi një kontratë të shkurtër, vetëm për dy muaj me mundësi rinovimi.[23] Mustafi shënoi tregolëshin e parë në karrierë në fitoren 3–2 kundër Winterthur në debutimin e tij me klubin.[24] Pas kësaj, ai shënoi me penallti golin e fitores në suksesin 2–1 kundër Schaffhausen në javën e 3të. Ai e mbylli sezonin e parë me klubin me 8 gola dhe 4 asiste në 21 ndeshje. Sezoni i rradhës u kushëzua nga dëmtimet e vazhdueshme, duke bërë që Mustafi të shënonte vetëm 5 gola në 19 ndeshje.

Ndryshimi i shpeshtë i klubeve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 29 nëntor 2016, Mustafi firmosi një marrëveshje me KitcheeHong Kong, duke provuar përvojën e parë jashtë Evropës.[25] Ai mori fanellën me numrin 99 dhe bëri debutimin e tij pesë ditë më pas në barazimin pa gola kundër Eastern në kampionat. Më 11 janar 2017, klubi ndërpreu kontratën me Mustafin, i cili deri në atë moment ishte aktivizuar në vetëm tre ndeshje zyrtare.[26] Pavarësisht largimit të hershëm, Mustafi mori medaljen e fituesit për suksesin e ekipit në kampionat dhe kupë.[27]

Në korrik 2017, Mustafi nënshkroi një kontratë një-vjeçare me klubin e sapongjitur në Ligën e Dytë Zvicerane, Rapperswil-Jona.[28] Më 13 gusht, ai shënoi në fitoren 4–3 kundër FC Kreuzlingen në raundin e parë të Kupës së Zvicrës, duke regjistruar golin e parë pas 18 muajsh.[29] Pas disa ditësh, Mustafi pësoi një dëmtim të rëndë që e detyroi t'a mbyllte sezonin para kohe.

Më 25 janar 2019, Mustafi u transferua te Young Fellows Juventus në Ligën e Tretë Zvicerane. Ai ishte pjesë e ekipit deri në fund të sezonit 2019–20.[30]

Karriera ndërkombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mustafi ka luajtur me ekipet nën-19, -20 dhe -21 të Zvicrës, duke regjistruar 14 ndeshje dhe 5 gola.[31] Në janar 2010, ai foli rreth mundësisë për të luajtur me kombëtaren shqiptare, duke qënë i hapur për një thirrje të mundshme.[32]

Profili i lojtarit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mustafi konsiderohej si një lojtar me prespektivë dhe një nga talentët më të mëdhenjë të futbollit zviceran të asaj kohe.[33] Megjithatë, dëmtimet e shumta si dhe mungesa e vazhdimësisë bënë që ai të mos e arrinte potiencialin e tij. Ai ishte një sulmues potent dhe i fuqishëm, i cili dallohej për fizikun dhe gjatësinë, që e bënin atë një lojtar të rrezikshëm në luftën në ajër.

Mustafi ka lindur në Kumanovë nga prindër shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Ai mori pasaportën zvicerane më 27 tetor 2008.[34]

  1. "Orhan Mustafi" (në anglisht). World Football. Marrë më 24 nëntor 2025.
  2. "Orhan Mustafi leihweise zum FC Aarau" (në gjermanisht). FC Aarau. 9 tetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 20 shkurt 2012. Marrë më 30 shtator 2012.
  3. Urs Dünner (24 shtator 2008). "Grosses Interview mit Orhan Mustafi" (në gjermanisht). FC Basel 1893 AG. Arkivuar nga origjinali më 15 shtator 2012. Marrë më 16 nëntor 2022.
  4. "Zürich 1–0 St. Gallen" (në anglisht). Transfermarkt. 7 maj 2008. Marrë më 6 dhjetor 2025.
  5. "FC Basel 4–0 FC Vaduz" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 24 nëntor 2025.
  6. "FC Schötz - FC Basel 0:1 (0:0)" (në gjermanisht). Verein "Basler Fussballarchiv”. Marrë më 16 nëntor 2020.
  7. "FC Aarau holt Orhan Mustafi" (në gjermanisht). bz – Zeitung für die Region Basel. 1 tetor 2009. Marrë më 16 nëntor 2022.
  8. Die Südostschweiz (18 tetor 2009). "Kumanovo, Ems, Zürich, Basel und ab sofort beim FC Aarau" (në gjermanisht). Die Südostschweiz. Marrë më 16 nëntor 2022.
  9. "Neuer Stürmer für Christian Ziege" (në gjermanisht). DFL. 29 qershor 2010. Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2012. Marrë më 29 qershor 2010.
  10. "Mustafi stürmt für die Arminia". kicker.de (në gjermanisht). 28 qershor 2010. Marrë më 25 nëntor 2025.
  11. "Orhan Mustafi - FCB statistic" (në gjermanisht). Verein "Basler Fussballarchiv”. 2020. Marrë më 16 nëntor 2022.
  12. "Mustafi zurück zum GC, Riedle-Ausleihe" (në gjermanisht). Grasshopper Club Zürich. 23 qershor 2011. Arkivuar nga origjinali më 1 gusht 2012. Marrë më 23 qershor 2011.
  13. "Der FC Wil möchte eine gute Leistung überbieten" (në gjermanisht). Appenzeller Zeitung. 16 shkurt 2013. Marrë më 27 nëntor 2025.
  14. "Sieben Jahre kein Heimspiel verloren" (në gjermanisht). Grenchner Tagblatt. 9 mars 2013. Marrë më 27 nëntor 2025.
  15. "Ross County snap up Mustafi" (në anglisht). The Scotsman. 1 gusht 2013. Marrë më 11 dhjetor 2013.
  16. "Ross County target loan deal for striker Orhani Mustafi" (në anglisht). BBC Sport. 31 korrik 2013. Marrë më 27 nëntor 2025.
  17. "Stranraer 3–2 Ross County" (në anglisht). BBC Sport. 27 gusht 2013. Marrë më 5 janar 2014.
  18. "Ross County's Orhan Mustafi faces month on sidelines with broken toe" (në anglisht). Sky Sports. 19 shtator 2013. Marrë më 5 janar 2013.
  19. "Mustafi returns to Switzerland" (në anglisht). rosscountyfootballclub.co.uk. 3 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 3 janar 2014. Marrë më 3 janar 2014.
  20. "County add further ballast in effort to stabilise their season" (në anglisht). The Herald Scotland. 3 janar 2014. Marrë më 27 nëntor 2025.
  21. "Transfers of Albanians during January" (në anglisht). Sky Sports. 3 shkurt 2014. Marrë më 5 janar 2020.
  22. "Orhan Mustafi, le nouvel espoir offensif du FC Le Mont" (në frëngjisht). Foot Romand. 9 tetor 2014. Marrë më 28 nëntor 2025.
  23. "Le FC Le Mont a recruté l'attaquant Orhan Mustafi (24 ans) pour 2 mois avec une option de prolongation" (në frëngjisht). Rts.ch. 9 tetor 2014. Marrë më 28 nëntor 2025.
  24. "FC Le Mont 3–2 Winterthur" (në anglisht). World Football. Marrë më 28 nëntor 2025.
  25. "Einst als «eines der grössten Schweizer Stürmertalente» gehandelt, verdient der Ex-Basler Orhan Mustafi sein Geld nun in Hongkong". bzbasel.ch (në gjermanisht). 29 nëntor 2016. Marrë më 28 nëntor 2025.
  26. "Detailed stats of Orhan Mustafi – 2016–17" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  27. "前匈牙利國腳華杜斯投傑志". on.cc (në kinezisht). Marrë më 11 janar 2017.
  28. "Orhan Mustafi zu Aufsteiger Rapperswil". bote.ch (në gjermanisht). 21 korrik 2017. Marrë më 28 nëntor 2025.
  29. "FC Kreuzlingen 3–4 Rapperswil-Jona" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 1 dhjetor 2025.
  30. "Ganz viel Offensivpower für YF Juventus". regional-fussball.ch (në gjermanisht). 25 janar 2019.
  31. "Ryf releases Swiss selection" (në anglisht). UEFA. 18 korrik 2009. Marrë më 27 nëntor 2025.
  32. "Mustafi: Mund të luajë për Shqipërinë". Prishtina info. 5 janar 2010. Marrë më 5 shkurt 2013.[lidhje e vdekur përfundimisht]
  33. "Orhan Mustafi, a name to remember" (në anglisht). Macedonian Football. 10 gusht 2008. Marrë më 28 nëntor 2025.
  34. Urs Dünner (27 tetor 2008). "Orhan Mustafi erhält den Schweizer Pass" (në gjermanisht). FC Basel 1893 AG. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2012. Marrë më 16 nëntor 2022.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]