Balena vrasëse

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Orka)
Shko te: navigacion, kërko
Balena vrasëse
(Orcinus Orca)
Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Mammalia
Familja: Delphinidae
Gjinia: Orcinus
Fitzinger, 1860
Speciet: O. orca

Balena vrasëse (Orcinus orca), po ashtu e quajtur edhe si balena orka ose orka dhe më rallë si peshku i zi ose grampus, është një balenë me dhëmbë e cila i përket familjes së delfinëve oqeanik, e cila është antarja më e madh e saj. Balenat vrasëse janë të përhapura në të gjitha oqenanet, nga regjionet e Arktikut dhe Anktartikut deri te detrat tropikë. Balenat vrasëse kanë dietë të ndryshme, megjithëse popullatat individuale ushqehen me gjah të veçantë. Disa ushqehen vetëm me peshq, kurse disa gjuajnë gjitarët e detit si fokat. Ata janë të njohur të sulmojnë këlyshët e balenave. Balenat vrasëse konsiderohen si grabiqarë kulmorë, grabiqarë natyrorë të mangët.

Balenat vrasëse janë shumë të shoqërueshme; disa popullata janë të përbërë nga grupe familjare matriakale të cilët janë familjet më të qëndrueshme të çdo lloji të shtazëve. Teknikat e tyre të sofistikuara të gjuetisë dhe sjelljet vokale, të cilat janë zakonisht specifike për një grup të veçantë dhe të trashëguara brez pas brezi, janë përshkruar antropomotikalisht si manifestime të kulturës.

BIRN aktualish diskuton pozitën e bisedimeve të orkave si gjendje e pamjaftueshme për shkak të gjasave se dy ose më shumë lloje të balenave janë specie të ndara. Disa popullata lokale janë të konsideruara si në rrezik për shkak të shterimit të gjahut, shkatërimit të habitateve, popullsisë, zënja si rob pë parqet e gjitarëve të detit, dhe të konflikteve me peshkatarët. Më vonë më 2005, "banorët jougor" popullsia e balenave vrasëse të cilët jetojnë në ujërt e Kolumbisë Britanike dhe në ujërat e shtetit të Uashingtonit janë vendosur në listën e Specieve të Rrezikuara të SH.B.A-ve.

Balenat e egra vrasëse nuk janë të konsideruara si rrezik për njerëzit, por ka pasur raste ku orkat e zëna rob të vrasin ose të plagosin pronarët e tyre në parqet argëtuese të detit. Balenat vrasëse paraqiten me të madhe në mitologjinë e kulturave indogjene, me reputacionin e tyre duke filluar nga shpirtërat e njerëzve deri te vrasës të pamëshirshëm.