Osman Kazazi
Osman Kazazi aktivist nacionalist i "Ballit Kombëtar", anti-nazifashit e anti-komunist. Pas çlirimit të Shqipërisë dënohet e persekutohet nga regjimi i atëhershëm për rreth 55 vjet. Në vitin 1998 i jepet titulli "Qytetar Nderi i Tiranës".[1]
Osman Kazazi lindi ne Tirane më 9 korrik 1917.Djali i vetem i Abdulla Kazazit e Hatixhe Huta, vellai i vetem i 5 motrave, Osmani u rrit në nje familje qytetare tiranase me traditat, moralin e patriotizmin e tiranësve. Abdullai ishte zanatçi dhe njekohesisht merej me punimin e tokave te tij. Pasi mbaroi shkollën fillore ne Tirane, Osmani vazhdoi studimet ne "Gjimnazin e Shkodrës". Perjetoi me shume dhembje pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Mori pjesë në protestat e demostratat e organizuara ne qytetin e Shkodrës e Tiranës, ku populli kerkonte arme per të mbrojtur atdheun. Në shtator 1939, Osmani regjistrohet në universitein'La Sapienza"në Romë, dega farmaci, ku studioi për 3 vite. Ne Romë, midis te internuarve e studentëve shqiptar antifashist fillon aktivitetin e tij politik për lirinë e kombit të tij dhe për vendosjen e demokracisë. Në Itali pati kontaktet e para me antifashistë italianë e shqiptarë dhe u brumos me idetë nacional republikane e antifashiste. Në verën e vitit 1942 Osmani kthehet për pushimet verore dhe vendos të ndërpresë studimet për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore e rezistencës antiitaliane në Shqipëri. Ju përkushtua luftës kundër pushtuesve duke marë pjesë aktivisht në Organizatën Naciolaniste Balli Kombëtar. Kontriboi në shtypin e kësaj organizate e në organizimin e rezistencës antifashiste në Tiranë. Me mbarimin e luftës dhe ardhjen në pushtet të komunistëve nis kalvari i vuajtjeve të tij në ferrin e diktaturës komuniste. Pa mbaruar mirë lufta, më 14 Nentor 1944,komunistët e arrestojnë si aktivist të Ballit Kombëtar e antikomunist; burgoset e internohet për 40 vite te jetës së tij. Osman Kazazi apo "Lala" siç e quanin bashkëvuajtësit e tij i qëndroi besnik bindjeve të tij republikane nacionaliste gjatë gjithë diktaturës së regjimit komunist. Me rënien e komunizmit dhe vendosjen e demokracisë dha kontributin e tijqë demokracia shqiptare të funksiononte si një sistem vlerash e meritash qytetare. Si kryetar i parë i "Shoqatës së të Perndjekurve Politik të Shqipërisë" dha maksimumin e tij që shoqëria shqiptare t'i vlerësonte dhe t'i përthithte në gjirin e saj të përndjekurit si njerëz me vlera morale e shoqërore. Z. Osman Kazazi ddo të mbetet në kujtesën e të gjithëve njeriu i thjeshtë, pa mburrje e ambicje personale, njeriu që i adhuronte dhe i qëndroi besnik vlerave kombëtare të kombit të tij. I fali atdheut jetën e tij, një jetë e tërë vuajtjesh e sakrificash dhe s'kërkoi kurrë nga atdheu përfitime personale.U dekorua me medaljen e artë "Pishtar i Demokracisë" nga Presidenti i Republikës z. Sali Berisha në vitin 1992. Në vitin 1997 dekorohet me titullin "Qytetar Nderi i Shkodrës" nga Keshilli Bashkiak i këtij qyteti. Këshilli Bashkiak i Tiranës i jep titullin "Qutetar Nderi të Tiranës" në vitin 1998. Dekorohet nga Vatikani me Medaljen e Artë "Joannes PP II". Dekorohet nga Republika e Iranit dhe dekorohet "Për merita në shërbim të njerëzve "nga qyteti i Veronës Itali. U nda nga jeta më 3. 3. 1999.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Bashkia e Tiranës - Bashkia e Tiranës" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 tetor 2011. Marrë më 27 janar 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)