Jump to content

Përdoruesi:109.69.161.144/SERVET SULMATAJ

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë




3000 m dhe dt:09 në 10000 m.

Kampionati i 79-të Kombëtar i Atletikës për të rritur 2017

Disiplina:10000 m

Pozicioni:Vendi i 3-të

Koha:42;05;33

Nr,personal: 976

Klubi Sportiv: Teuta Durrës

Elbasan:09:06:2017

Kampionati i 79-të Kombëtar i Atletikës për të rritur 2017

Disiplina:3000 m

Pozicioni:Vendi i 2-të

Koha:10;51;47

Nr,personal: 976

Klubi Sportiv: Teuta Durrës

Elbasan:08:06:2017

Kupa e Shqipërisë 2017

Kupa e Shqipërisë u mbajt më 25 prill 2017 në Elbasan,ku Servet Sulmataj u perfaqsua me dy gara 1500 m dhe 5000 m (meshkuj).Ne kete aktivitet moren pjese me shume se 160 sportiste nga nënte ekipe si dhe sportiste te klubeve nga Kosova.

Ne garën 1500 m u pozicionua në vend te 5-të me kohën 4`42"96

Kupa e Shqipërisë 2017

Disiplina:1500 m

Pozicioni:Vendi i 5-të

Koha:4`42`96

Nr,personal: 728

Klubi Sportiv: Teuta Durrës

Elbasan:25:04:2017

-Ndërsa në garën 5000 m u pozicionu në vend te 2-të me kohen 21`08"00

Kupa e Shqipërisë 2017

Disiplina:5000 m

Pozicioni:Vendi i 2-të

Koha:21`08`00

Nr,personal: 728

Klubi Sportiv: Teuta Durrës

Elbasan:25:04:2017

Kampionati Kombëtar i Krosit 2017

Kampionati Kombëtar i Krosit u Mbajt më dt:12 shkurt 2017 në Tiranë (kodrat e liçenit). Paraqitje e mire në disiplinën 10000 m (10 km) ku Servet Sulmataj u pozicionua në vend të 10-të me kohën 42`44"46.

Kampionati Kombëtar i Krosit

Disiplina:10000 m

Pozicioni:Vendi i 10-të

Koha:42,44,46

Nr,personal: 448

Klubi Sportiv: Teuta Durrës

Tiranë:12:02:2017

Kampionati Individual Dimëror 2017

Kampionati Individual Dimëror mbajt më dt:8 shkurt 2017 në Elbasan Arena, ku në garën 1500 m meshkuj Servet Sulmataj u pozicionua ne vend të dytë me kohen 4`38"11 .Gara e parë zyrtare që merte pjesë.

Kampionati Individual Dimeror

Disiplina:1500 m

Pozicioni: Vendi i 2-të

Koha:4.38.11

Nr personal:595

Klubi sportiv: Teuta ,Durrës

Dt:08.02.2017 Elbasan


Themelimet  e Atletikës së lehtë  në Shqipëri

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkodër 1920: Gara e parë atletike.

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Garat e para publike në atletikën e lehtë në Shqipërinë datojnë në vitin 1920 në qytetin e Shkodrës. Themelimet e tyre kanë të bëjnë me themelimin më 1919, të asaj që njihet si Shoqnia “Vllaznia” e Shkodrës, me kryetar atdhetarin e shquar Hil Mosi. ShoqniaVllaznia e 1919-tës,  prej ku vjen klubi shqiptar i mirënjohur shumësportesh, Vllaznia e sotme, është  ajo shoqëri kulturore sportive e cila më 1920 ka organizuar pra, edhe garën e parë atletike publike në Shqipëri.

Siç ka vërtetuar historiani Prof. Enver Bushati,  gara ka dhe një date të saktë: 13 qershor 1920. Eshtë një vrapim që organizohet në rrugët kryesore të qytetit me një gjatësi prej 4200 metrash. Kanë marrë pjesë 25 të rinj dhe fitues është shpallur i riu i  quajtur Kol Gjoni. Eshtë thënë se ai e fitoi garën me kohën 17 minuta, çka nuk është fort bindëse dsepse është  një shifër që të duket disi e paarritshme për atë kohë. E rendësishme është se viti 1920, për Shqipërinë duhet konsideruar si viti i themelimit apo organizmit të garës së parë atletike publike në Shqipëri. Kujtimet e ardhura prej asaj kohe tregojnë se vrapimi në mes të qytetit kishte krijuar një situatë të vërtetë sportive që tërheq interes të jashtëzakonshëm. Kjo bëhet nxitje që gjatë këtij viti 1920 në Shkodër të zhvillohen e pakta edhe katër gara të tilla vrapimi njëra mbas tjetrës. Madje organizatori i shquar i sporteve në Shqipëri, i mirënjohuri Palok Nika, arrin të zhvillojë edhe një garë në ecje sportive prej 4 kilometrash, të cilën e fiton ai vetë.

1925, Cetine:  “Olimpiada e Zetes”

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Po duhej të vinte viti 1925 që Shkodra të organizojë gara më masive, më serioze dhe me përpjekjen për t’i matë rezultatet. Garat ishin në 100, 200, 400 metra, kërcim së larti, së gjati, trehapësh si dhe hudhje gjyle. Nuk duhet harruar se Shkodra asokohe kishte disa shoqëri sportive të cilat ndonëse kishin futbollin si sport parësor, kohë mbas kohe nisin e zhvillojnë edhe gara të tjeta të larmishme.

Kulmii i këtij themelimi është pjesëmarrja e atletëve shqiptarë në atë që njihet si “Olimapada e Zetës” e Malit Zi. Ajo është zhvilluar në korrik të vitit 1925 në Cetinë dhe siç dokumentohet edhe nga historiani i shquar i sporteve në Malin e Zi, Dr. NovakJovanovic, aty morën pjesë shoqëritë Crnogorac e Cetinës, Buducnost i Podgoricës, Primorac e Kotorrit dhe Llovçen e Cetinës. Shqipëria përfaqësohet me shoqërinë “Studente Shkodra”. “Olimpiada e Zetës” zhvillohet në katër sporte: futboll, atletikë e lehtë dhe çiklizëm. “Studente Shkodra” zë vendin e parë në garat e atlektikës, duke u nderuar me medaljet, flamur dhe diplomat përgatëse. Prof. Enver Bushati ka shkruar se atletët shkodranë zunë këto vend të para si individë:

100 metra: Ahmet Ashikja 11.8 – 200 metra:                Ahmet Ashikja 25.8.

Së larti: Bahri Kopliku 1.68.  – Së gjati: Bahri Kopliku 5.00 –  Gjyle: NikollaVërbica 10.85

Foto nga garat zyrtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 




Me 2 Shtator 1929: Kampionati i parë Kombëtar

Sot falë studimit të mirëfilltë që ka bërë gazetari Besnik Dizdari, mund të flasim gjithnjë e më me saktësi për hapin më të guximshëm në themelimet e atletikës së lehtë shqiptare, që është themelimi i Kampionatit Kombëtar për Shqipërinë. Data e parë historike është 20 gushti 1929. Eshtë koha kur  organizmi shtetëror i emërtuar Enti Kombëtar “Djelmnia Shqiptare” nis shpalljen e organizimit të kampionateve kombëtare të Mbretërisë së Shqipërisë. Drejtori i Entit është një italian i shquar, ai që njihet me emrin Prof. Giandomenico De Marchis, i cili do të luajë role të dorës së parë në organizimin e kampionateve shqiptare kombëtare të viteve ’30. Dhe prej Entit në fjalë del ky dokument i parë i cili në një farë mënyre duhet pranuar si dokumenti i parë që themelon gara zyrtare shtetërore për atletikën e lehtë. Dokumenti thotë: “Kemi nderin t’ju njoftojmë se simbasurdhënit të N.M. së Tij Mbretit të Shqipëtarëve Zog I, me dekret, më 2, 3, 4, 5, 6 shtator të këtij viti kanë me u zhvillue këtu në Tiranë, nën ditët e naltshenjueme, të parat Gara të Kampjonatevet’Atletikës së lehtë, t’organizueme nga kjo degë, gara në fjalë kanë me u zhvillue në fushën e Shallvares”. Një pllakat i posaçëm i kushtohet Kampionatit. Ky duhet të jetë pllakati i parë sportiv në historinë e Shqipërisë. Nuk është e lehtë të arrijmë të gjejmë autorin. Por pllakati ka një firmë në fund, në anë të tij: “Kosturi”. Duhet të jetë firma e cingografisë të të mirënjohurit NexhdetKosturi, i cili e kishte mësuar profesionin e tij në Vjenë. Po kjo nuk do të thotë se ai është piktori i këtij pllakati. Ndoshta është krijim i ShadanToptanit, deri diku një atlet i kohës, por i mirënjohur për dekada madje, si piktor pllakatist dhe i filatelisë shqiptare. Kështu shkohet tek 2 shtatori 1929, tek ngjarja e madhe e këtij viti fatthënë demarkacioni si një dëshirë e fortë lamtumire midis Shqipërisë Orientale dhe asaj Perëndimore që po kërkonte të vinte. Kësisoji fillimi i një Kampionati të Parë Kombëtar të Atletikës nën patronazhin e naltë të Princeshës Myzejen është një provë drejt këtij “oksidentalizmi”.  Njeriu që merret personalisht është mû Ministri i Arësimit, HilMosi, i cili siç dihet, kishte qenë dhe kryetari themelues i Shoqërisë “Vllaznia” më 1919. Padyshim kjo ndjesi atletike e atdhetarit të shquar, asokohe Ministër, ka patur rol parësor edhe në këte organizim të Kampionatit Kombëtar të Atletikës së Lehtë. Interesante është se 60 vjet më vonë, nipi i tij, i përkujtueshmi Prof. Dr. Arben Jorgoni, do të bëhej Presidenti i parë i Komitetit Olimpik Shqiptar në Shqipërinë moderne!  Kampionati  i parë Kombëtar i Atletikës së Lehtë do të ishte një kampionat i vërtetë atletik. Ai do të shpallte për herë të parë Kampionët e Shqipërisë në 100, 200, 400, 800, 1500, 5000 dhe 8000 metra; Kampionët në 110 metra me pengesa; Kampionët në kërcim së larti, së gjati, trehapësh, shkop; Kampionët në gjyle, disk, shtizë, çekiçin e kohës (topi me dorezë); Kampionët  në stafetat 4×100 dhe 4×400; Kampionët në pesëgarësh e dhjetëgarësh.  Të gjithë ata janë pionierë themelues të atletikës së lehtë, kampionët e pare të Shqipërisë, personazhe historikë, të cilët valët dhe kapriciot e jetës dhe historisë i shpërndanë andej e këndej, brenda e jashtë Atdheut, në udhët e fatet e një jete sa befasuese po aq dhe pamëshirshme, sa nënvleftësuese po aq dhe harruese.

 Atletika e Lehtë – Foto nga seancat stërvitore në "Niko Dovana" Durrës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 





Kampionët dhe rekordmenët e parë të Shqipërisë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

 Kampioni i parë i Kampionatit si dhe rekordi i parë kombëtar në historinë e Shqipërisë ngjet në kërcimin së larti nga PeterAndoni i Elbasanit me 1.68 metra. Në këte 1929 PeterAndoni është 24 vjeç, mësues i edukatës fizike në Normalen e Elbasanit, bir i NikollëAndonit, tregëtar i mirënjohur elbasanas. PeterAndoni është vëlla i të famshmit eksponent të Ballit Kombëtar, VasilAndoni.  Ky është kampioni dhe rekordmeni i parë i historisë së Shqipërisë, në fund të fundit një sportist i gjithanshën qysh në Robert College të Stambollit. Andoni është njeriu i cili e sundon Kampionatin e parë të Shqipërisë. Ai është Kampion në kërcimin së larti, në kërcimin së gjati (5.97), por dhe në pesëgarësh dhe dhjetëgarësh. Eshtë i vetmi që rrëmben katër medalje të arta të Kampionit të Shqipërisë! I parival, Andoni do të ketë një vazhdimësi spektakolare: ai do të jetë pjesëmarrës i katër kampionateve me rradhë, duke fituar në tanësi 11 tituj të kampionit në këto katër gara, shto këtu dhe trehapëshin. Ai hyn në histori si themeluesi rekordmen i garave të kërcimeve: së gjati, së larti, trehapësh. Në së larti kampion në katër kampionate rresht: 1929, 1930, 1931, 1932; tri herë në kërcimin së gjati duke mbërritur te 6.16, dy herë në trehapësh, kur përfaqëson Shkodrën më 1931 dhe 1932, me sa duket teksa është transferuar atje, me shifrat e larta për kohën 12.64.

Rekordmenët e radhës që do të vinin mbas tij, SelmanStërmasi (së gjati e së larti), Sefedin Biçaku (trehapësh), SandërKraja (dhjetëgarësh) do ta kishin pikë referimi këte atlet të madh për Shqipërinë e kohës, i cili kishte bartë prej Stambollit për Tiranën stilet e kërcimeve si dhe universalizmin atletik.

Kampionati i parë Kombëtar i Atletikës së lehtë ka përfunduar më 6 shtator 1929. Ai ka përfunduar me fitoren e skuadrës atletike të Prefekturës së Tiranës, mbas një dueli të fortë me Elbasanin, Korçën dhe Shkodrën. Tirana mori thuajse të gjitha Kupat e vëna: atë Çmimit Mbretëror, atë të Princeshës Myzejen, të Entit Kombëtar Djelmënia Shqiptare dhe të Kryeministrisë. Kampionati ka një mbylljes spektakolare ceremoniali, gjithnjë me praninë e patroneshës së tij, Princeshës Myzejen. Himni Kombëtar, pjesë orkestrale, entusiazëm dhe manifestim i ekipeve atletike rrugëve të kryeqytetit! Kështu themelonte Shqipëria nën Mbretëri, Kampionatin e saj të parë për sportet. Jo rastësisht i themelonte me “Mbretëreshën e Sporteve”, atletikën e lehtë. Jo vetëm për saktësi historike, por për t’iu treguar shqiptarëve se cilët qenë Kampionët e tij të parë Kombëtarë, për të kujtuar nderet që duhet t’iu bëjmë këtyre themeluesve të paharrueshëm, të cilët asnjeri nuk jeton më dhe të cilët deri më sot historia i kishte zhdukur, po i përmbledhim së bashku në këtë dokumentim:

Të gjithë këto rezultate të Kampionëve të parë Kombëtarë, janë dhe rekordet e para zyrtare kombëtare të Shqipërisë dhe si të tillë duhen njohur.

Natyrisht janë shifra modeste duke i parë me syrin e sotëm, por kur kujton se ishte viti 1929 dhe pra jemi në hapin e parë të vërtetë të atletikës së lehtë, në një Shqipëri me kushte tejet të vështira, atëherë ato për kohën kur u vendosën, nuk të duken fort modeste. Janë rezultate të një pasioni të madh dhe që themeluan Kampionatin e parë Kombëtar të Shqipërisë, madje vetë sportet kombëtare shqiptare.

Dhe nderi para të gjithëve, i takoi pikërisht asaj, “mbretëreshës”, atletikës së lehtë.