Përdoruesi:Bacaaliu
Ismail Aliu ka lindur në Jazhincë të Tetovës, me 1Nëntor 1954, në një familje të madhe, në një shtëpi tipike të familjeve fshatare. Familja është shpërngulur në qytetin e Tetovës në Vitin 1955, ku Ismaili është rritur në mes të katër fëmijëve, një motër dhe dy vëllezërve. Nga të ardhurat e krahëve të babait, i cili me profesion ishte mekanik në fabrikën e gestillt, "Teteks" dhe të përkujdesjes së jashtëzakonshme të tyre, ata të katër fëmijët i rritën dhe i edukuan me tolerancën, besimin në Zot, me shkollim dhe dashuria ndaj së mirës. Ismaili si shtatë vjeçar regjistrohet në shkollën fillore "BJ", në kohë të Socializmit e tani "Migjeni" në Tetovë, kurse shkollimin e mesëm e pëfundoi në Ferizaj. Studimet në fakultetin e Ekonomisë, i përfundoi në Prishtinë. Ismail Aliu me shkrime ka filluar të merret shumë herët, qysh si student, ku disa shkrime i botoi në gazetën "Zëri i Rinisë", (Prishtinë), "Zëri i Kosovës" (Cyrih) e në gazeta dhe revista të tjera.Botoi dy romane, me 2019 " Duke thurur ëndrra për jetën, harrova të jetoj" Prishtinë, dhe me 2020 "Jeta në pranga" Prishtinë. Është i martuar, ka tre djem dhe një vajzë. Që nga viti 1981 jeton në Berlin, kurse tani është i pensionuar.