Jump to content

Përdoruesi:Era Tytyri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bashkim Fehmiu (23 dhjetor 1930- Gjakovë, 29 prill 2008) ka qenë arkitekti i parë i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Pasi që përfundoi shkollën e mësuesisë në vitin 1947 dhe gjimnazin në vitin 1949, ai vazhdoi studimet në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Beogradit, ku diplomoi në vitin 1958. Pas diplomimit,Bashkim Fehmiu filloi karrierën si drejtor i Shërbimit Teknik të Komunës së Prishtinës. Më pas, themeloi Entin e Urbanizmit të Prishtinës, ku drejtoi projekte kyçe në fushën e urbanizmit dhe arkitekturës. Krahas angazhimit profesional, kontributi i tij më I madh si një profesionist e pedagog I shquar ishte  themelimi i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës- Fakulteti Teknik dhe funksionimit të tij me staf të ardhur për t’u kompletuar nga universitetet e tjera jashtë Kosove. aA dha një kontribut të madh në edukimin e brezave të rinj si profesor në Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, duke luajtur një rol kyç në themelimin e këtij departamenti në vitin 1978. Metodat e tij mësimore ishin në përputhje me shkollat më të avancuara ndërkombëtare. Në Universitetin e Prishtinës punoi deri në mbajtjen e mësimit të zhvilluar nëpër shtëpi private, të ciliën nuk mundi të pajtohej dhe në shenjë proteste nuk vazhdoi më me ligjëratat.[1]

Në  familjen e tij Bashkimi ishte I treti nga tetë fëmijët. Babai i tij Ibrahim Fehmiu ishte mësues I parë, ku pos virtyteve të larta arsimdashëse ishte edhe patriot I madh, ndërsa nëna Hejdie Haxhisadiku nga Xërxa, ishte një nënë e përkushtuar ndaj tyre. Pas internimit të Ibrahim Fehmiut për shkaqe të veprimtarive patriotike, e gjithë familje shpërngulen në Sarajevë në prill të vitit 1931, ku Bashkimi nis edhe shkollimin fillor (1937-1939), vazhdon në Shkodër (1939-1941) dhe pas prishjes së Mbretërisë Jugosllave në vitin 1941, familja Fehmiu kthehet në Kosovë, në qytetin e Prizrenit ku edhe përfundon shkollën fillore në shkollën “Bajram Curri” (1941-1944). Shkollimin e mesëm e vazhdoi në Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, pastaj kaloi në Shkollën Normale “Sami Frashëri” në Prishtinë (1942-1944), aty përfundoi shkollimin e mesëm me maturë në Gjimnazin Real Shqiptar të Prishtinës (1949).

Pas përfundimit të shkollimit Bashkimi punoi si arsimtar I lëndës së matematikës dhe vizatimit pranë kurseve pedagogjike(1948-1952) ku përgaditeshin mësuesit e ciklit të ulët të shkollës fillore. Bashkimi regjistrohet në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd më 1950, ku në vitin 1955  ai absolvon, mirëpo për shkak të rrethanave të vështira materiale në familje përkohësisht I ndërpret studimet për t’u punësuar në Ndërrmarjen Ndërtimore ‘Ramiz Sadiku”.

Më vonë Bashkimi kthehet në Beograd dhe në vitin 1958 mbron punimin e diplomës te prof.Ark.Stanko Kliska me titull “ Teatri popullor krahinor në Prishtinë” dhe merr titullin akademik Inxhinier I Diplomuar I Arkitekturës. Ku me këtë rast bëhet arkitekt I parë shqiptar I diplomuar nga ky Fakultet dhe ish-Jugosllavia. Në vitin 1965 nga ark.Bashkimi kërkohet që ta lëshojë Kosovën, pasiqë nuk pajtohej me realizimin e disa projekteve të cilët nuk ishin në të mirë të Kosovës. Gjatë këtyre viteve Bashkim Fehmiu ndjek studimet postdiplomike nga lëmia e urbanizmit në Fakultetin e Arkitekturës në Beograd. Më 1968 zgjedhet si ligjërues në Fakultetin Teknik në Prishtinë , I caktohet lënda “Rregullimi I vendbanimeve”. Dhe ne vitin 1970 u zgjedh si docent në Fakultetin Teknik.

Kontributi i tij gjatë viteve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kontributi I tij si student

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai pothuajjse të gjitha detyrat studentore I merrte me lokacione dhe kontekst nga Prishtina. Këtu bëjnë pjesë edhe projekti I spitalit në qendrën spitalore në vitin e fundit të studimeve dhe teatri I dramës në Prishtinë si temë e diplomës në përfundim të studimeve të cilën prezentoi në vitin 1958.

Përmes funksionit tejet racional, formave të pastra gjeometrike dhe raporteve në mes volumeve që përbënin kompozicionin e objektit, ai ishte tërësisht brenda parimeve të Stilit Internacional, I cili kishte themelet e saj brenda shekullit 20 në vitet e tridhjeta me arkitektë Hitchcock dhe Johnson, e që kishte marrë hov në të pesëdhjetat. Profesor Bashkimi përmes këtyre detyrave bënë që edhe Prishtina të përfshihet brenda Stilit Internacional dhe të mos mbetet jashtë.

Kontributi në fushën e urbanizmit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkim Fehmiu pati një kontribut të madh në fushën e urbanizmit në Kosovë. Ai ishtë një profesionisti që u njoh për ide, analiza, studime programe, plane dhe projekte të realizuara në nivel të Prishtinës dhe Kosovës në etapa të ndryshme të arta e të errëta. Si themelues i studimeve në drejtimin e urbanizmit, ai pati një vizion të qartë, ku bëri shumë punë për drejtimin e ri në një qendër universitare të re. Ai e pasuroi literaturën universitare, enkas në fushën e urbanizmit duke e përmbushur boshllëkun e mungesës në literaturë sidomos në hartim të programeve... Bashkim Fehmiu themeloi entin për urbanizëm dhe projektime në vitin 1960 në Prishtinë. Ky ent si institucion i Planifikimit hapësinor, fillimisht është emëruar si: “Enti Krahinor Për Urbanizëm, Punë Komunale dhe Banesore”. Përveç rënsesisë funksionale ky Ent krijoi kuadrin profesional për disa gjenerata të arkitekteve e stafit inxhinierik.

Pas kryerjes së obligimit ushtarak ark.Bashkimi punon një kohë të gjatë në Kombinatin Ndërtimor Industrial “Ramiz Sadiku” në Prishtinë si projektues I pavarur.

Nga veprimtaria e tijë mund të veçohet:

-Analiza e Planit Gjeneral Urbanistik të Prishtinës 1953.                                                                                                   -Përmbajtet dhe kahjet kryesore në hartimin e Planit të ri Gjeneral Urbanistik të Prishtinës.                     -Plani detaj i lagjes “Ulpiana”                                                                                                                                                   -Zgjedhja ideore e Sheshit të Republikës në Prishtinë etj.

Studime dhe skica programore për zgjidhjen urbanistike:

-Qendra e qytetit të Prishtinës, revitalizmi i qendrës  së vjetër të qytetit                                                           -Qendra e objekteve të fakulteteve në Prishtinë                                                                                                                   -Qendra Spitalore                                                                                                                                                                                         -Plani hapësinor i komunës së Prishtinës etj.

Ai ka qenë autori i planit ideor urbanistik për Qendrën Universitare të Prishtinës në vitin1971, projekt që përfshinte shpërndarjen funksionale të ndërtesave universitare dhe trajtimin e hapësirave të gjelbërta​.  Plani synonte të krijonte një qendër universitare organike dhe të integruar me qytetin, me qasje të lehtë për këmbësorët dhe përdorim të gjelbërimit të stilit anglez. Plan ideor i cili fatkeqsisht nuk u realizuar për shkaqe politike.

Kontributi në fushën e arkitekturës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bashkim Fehmiu ka realizuar gjithashtu disa projekte arkitekturore të rëndësishme, përfshirë Hotelin "Grand Prishtina", projektuar në bashkëpunim me Dragan Kovaçeviqin. Hoteli, i përfunduar në vitin 1978. Në këtë projekt, ai përdori parimet e arkitekturës internacionale, duke krijuar një ndërtesë që kontribuoi në formësimin e siluetës së qytetit.

Gjatë karrierës së tij, Fehmiu ndihmoi në vendosjen e themeleve të zhvillimit modern të Prishtinës dhe ishte një prej figurave më të rëndësishme në fushën e urbanizmit dhe arkitekturës në Kosovë. Ai la një trashëgimi të madhe në fushën e edukimit dhe në planifikimin urban, që vazhdon të jetë e rëndësishme edhe sot.

Zgjedhja ideore Urbanistike e Qendrës Universitare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me themelimin e Uniiversitetit të Prishtinës në vitin 1970 , lindi nevoja edhe për objekte të tjera universitare si godina fakulteti, amfiteatro e bibioteka. Në këto rrethana në vitin 1971 “Enti I Urbanizmit dhe Projektimit” në Prishtinë mori përsipër të hartoj projektin urbanistic ideor, në krye me Bashkim Fehmiun si projektues I përbërë nga Miodrag Peciq, Ranko Radoviq, Dimitrije Mladenoviq dhe Rexhep Luci.

Koncepti ishte parashtruar që qarkullimi I makinave të bëhej në periferi të kufirit të Qendrës Universitare duke I organizuar në disa pika grumbullimi, parkingje si dhe garazha nëntokësore, në mënyrë që shumica dërmuese e sipërfaqes të mbetet në shërbim të këmbësorëve, e mbuluar me gjelbërim, objekte me atrium dhe pasarela që të shpienin nga një objekt në tjetrin.

Në qendër parashihej të jetë Biblioteka Kombëtare në mënyrë që të jetë e qasshme afërsisht njëjtë nga të gjitha objektet përreth. Amfiteatri, Agora, parashihej si një element funksional I hapur tek I cili mund të zhvilloheshin aktivitete të ndryshme shoqërore. Objekti I rektoratit pozicionohej me mundësi të lehtë qasje nga rrugët kryesore që të sjellin në lokacion,

Për fat të keq nga I tërë ky projekt është realizuar vetëm objekte I “Bibliotekës Ubiversitare dhe Kombëtare të Kosovës” me autor ark.Andrija Mutnjakoviq nga Zagrebi e projektuar në vitin  1971 e ndërtimi I së cilës zgjati deri në vitin 1982.

  1. ^ Memedi Agushi, Burbuqe (2016). Bashkim Fehmiu Doajeni i Arkitekturës dhe Urbanizmit të Kosovës. Prishtinë: KOHA. fq. 5–15.