Ibrahim Fehmiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ibrahim Fehmiu.jpg

Ibrahim Fehmiu (25 nëntor 1892, Gjakovë - 1951, Prizren) aktivist i arsimit në gjuhen shqipe, shqiptarë nga Kosova.

Ibrahimi mësimet e para i mori në mejtepin (kolegj) e Xhamisë së Gërçarve, në vendlindje. Këto mësime i zgjeroi në mejtepin e "Halil Efendisë", ku mësues i parë i tij ishte Hafiz Ymer Guta një aktivis i gjeneratës së më parshme.

Mësimet e larta mbi shkencat dhe formimin human i mori në Shkup, në shkollen e njohur të kohës në rajonë, "Dar-ul Mualiminë". Kjo shkollë ishte një qender e edukimit në të cilen kishin kaluar një pjesë e mirë e aktivistëve të kohës së fundit të Perandoris Osmane, të cilët me ndryshimin e sistemit të shkollimit shërbyen si mësues e arsimtarë nëpër shkollat shqipe në këtë rajonë.

Në këtë shkollë, Ibrahimi ndër shokët e tij dallohej për diciplinën e tij, dhe për mirënjohet që shkolla i jepte.[1]

Më 1912, diplomon dhe këthehet në vendlindje ku vetë angazhohet në disa verprimtari për arsimimin e popullit në frymen kombëtare. Në anën tjetër, Këshilli i Bashkësisë Islame asaj kohe në Gjakovë e cakton imam, hoxhë, mësues e predikues në "Xhaminë e Gërçarve". Këtu gjatë ushtrimit të veprimtarisë fetare vije në dukje ushtrimi i sajë në gjuhën shqipe si dhe nxitja e besimtarëve për ta kultivuar gjuhën e tyre. Kjo ishte një veprimtari që nuk shikohej mirë nga qarqet sunduese malazeze.[2] Veprimtaria fetare edukative arsimore e Ibrahimit vazhdon edhe në kohën e njohur si "Koha e Austrohungarit" gjegjësisht nga viti 1916-1918 kur u themelua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Me krijimin e kësaj mbretëria, rikthehet përndekja e aktivistëve të përhapjes së edukates në gjuhën amëtare dhe si pasojë e sajë shumica e tyre detyrohen që veprimtarin e tyre ta zhvillojnë në Shqipëri. Aty përpos angazhimit në veprimtarit e profesionit të tij, ndihmon edhe administraten vendase deri në vitin 1929. Një vit pas shpalljes si mbretni të shtetit shqiptar, Ibrahimi këthehet në Kosovë dhe vendoset në Gjakovë. Aty tashnë i njohur për aktivitete e tija të më parshme arrestohet dhe dënohet, më 1929 (deri më 1931) burgoset në Valevë dhe syrgjynoset në Sarajevë. Aty jeton deri më 1939 ku familja e tij shtohet edhe për tre djemë.

Si pasojë e valës sl re të zhvillimeve politiko-shoqërore në Ballkan, më 1939 shpërngulet në Shkodër. Aty jeton me familjen deri në vitin 1941, kur vendoset në Prizren. Më 1944, tashmë si veteran i përhapjesë së edukimit në gjuhen amtare, edhe nga ana e sistemit të ri sundues në Kosovë, sistemit të komunistëve, shihej po ashtu si armikë i tij dhe në këtë frymë edhe burgoset. Një muaj pas lëshimit nga burgimi i tij i fundit, më 19 dhjetor 1951, ndërron jetë në Prizren.

Gjatë përcjellës së furneralit të tij në Prizren, nga ana e popullit të mbledhur nga vise të ndryshme shqiptare, u cilësua si patriot, edukatorë e mësues, mbrojtës idealit të kombit të lirë shqiptar. Trupi i pa jetë i tij u mbulua me flamurin kombëtar edhe pse një veprim i till përshkakë të sistemit sundues nuk ishte i lejuar.

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Sipas pohimeve të shokut të tij të shkollës Beqir Malokut paraqitur në një bised-intervistë ndaj Mexhid YVEJSI, në Romë më 25 dhjetor 1972
  2. ^ Nga vitet 1912-1915, teritori i Kosovës së sotshme ishte nën sundimin e ndarë ndërmjet Malit të Zi dhe Serbisë

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Mexhid YVEJSI artikullon veprimtarin dhe jeten e Ibrahim Fehmiut për gazeten Gjakovapres