Përdoruesi:Gjeraqina/Nuhi Veselaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fotoporteti
Emri Nuhi
Mbiemri Veselaj
Lindur më 20 gusht 1933
Lindur në Reçan,Therandë
Kombësia Shqiptar
Profesioni Gjuhëtar

Nuhi Veselaj (lindur më 20 gusht 1933) është gjuhëtar i gjuhës shqipe[1][2] dhe shkrimtar[3][4] që vepron në Prishtinë, Kosovë. Ai është autor publikimesh me prozë e poezi dhe i punimeve shkencore nga fusha e gjuhësisë, ndërsa ka qenë edhe punëtor arsimi.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nuhi Veselaj u lind më 20 gusht 1933 në Reçan të Therandës[5]. Në vendlindje bëri mësimet fillore ndërsa shkollën normale e përfundoi në Shkollën Normale në Gjakovë, që sipas tij ka pasur ndikim të madh në zhvillimin e tij të mëvonshëm profesional[6][7]. Më 1963 mbaroi degën e gjuhës e të letërsisë në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik. Ai vazhdoi studimet pasuniversitare dhe në vitin 1980 u emërua magjistër i shkencave filologjike, ndërsa doktoraturën e mbrojti më 1992.

Veprimtaria nga fusha e arsimit dhe e letërsisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nuhi Veselaj ka qenë i angazhuar si mësues[8]. Ka botuar libra me pjesë teatrore për fëmijë[9] dhe konsiderohet autor i rëndësishëm sa i përket letërsisë shqiptare për fëmijë nga Kosova[10]. Ai është anëtar i Shoqatës Mbarëkombëtare të Shkrimtarëve për Fëmijë dhe të Rinj si dhe anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës[11][12].

Publikime:

  • Miklime[13], 1967
  • Rrezet e ylberta[14], 1971
  • Me buzët në gaz, 1997
  • Fletë ditari rreth një motmotari, 1997
  • Trimoshi, 1997
  • Cace e hope djaloshare, 1997
  • Shfrime nëpër mjegullnajë, 1997
  • Mësime nëpër pësime, 1998
  • Gërricje në damarët e djalërisë[15], 1998
  • Bulëza të përshenjura, 2000
  • Ther me pupël, 2000

Veprimtaria nga fusha e shkencës dhe gjuhësisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1999, në cilësinë e gjuhëtarit albanolog, Nuhi Veselaj ishte pjesë e Komisionit për Emërtimin e Rrugëve, Shesheve dhe Lagjeve të qytetit Prishtinë, të ngritur nga Qeveria Komunale dhe të përbërë nga 12 anëtarë[16].

Nuhi Veselaj e ka studiuar çështjen e trajtës paskajore të foljes në gjuhën shqipe dhe është i mendimit se mënjanimi i saj nga norma letrare ka sjellë probleme[17]. Ai është përkrahës i idesë që trajta paskajore e foljes, karakteristike për dialektin gegë, duhet të institucionalizohet[18] dhe të futet në themel të foljes shqip[19]. Sipas tij është e domosdoshme që paskajorja të futet në shqipen standarde[20]. Këtë qëndrim mbajnë edhe gjuhëtarët: Rexhep Ismajli, Rrahman Paçarizi, Shkumbin Munishi, Julie May-Kolgjini.[21]

Nuhi Veselaj e ka trajtuar edhe temën e përdorimit të fjalëve të huaja në gjuhën shqipe. Sipas tij, duhet të arriher një drejtpeshim i sasisë së fjalëve të huaja që përdoren në mënyrë që të mos pamundësohet shpjegimi analitik i problemeve të ndërlikuara shkencore.[22]

Nuhi Veselaj ka qenë pëjesëmarrës në Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Në vitin 2009, në seminarin e njëzetë e tetë ai e diskutoi temën "Koinezimi i të folmeve në dialekte dhe standardizimi i gjuhës shqipe". Aty ai ndër tjera tha:

Shqipja standarde nuk është varur asnjëherë nga të folmet e veçanta, por nga raportet ndër dialektore. Shqipja që në antikë paraqitet e koinezuar në dy dialekte gegë në veri e toskë në jug, por ajo asnjëherë nuk i ka këputur plotësisht raportet ndër-komunikuese.

— Nuhi Veselaj[23][24]

Publikime:

  • Rreth përcaktimit të rregullës për formimin e emrave prejpjesorë të vepruesit me - (ë)s në shqipen kombëtare letrare, 1995[25]
  • Formanti - as si ndajshtesë e specializuar: (për emërtimin e njerzve sipas vendbanimit e prejardhjes në shqipen letrare kombëtare), 1996[26]
  • Çështje të shqipes standarde në fushë të leksikut dhe të fjalëformimit I, 1997[27][28][29]
  • Rreth terminologjisë kompjuterike në shqipe, 1999[30]
  • Përpunimi i normës letrare kusht për kristalizimin e mëtejshëm të shqipes standarte kombëtare, 2001[36]
  • Çështje rreth emërtimit të vendbanimeve në shqipe me theks në emërtimet e propozuara në Kosovë, 2001[37][38]
  • Foljet më -O në gjuhën shqipe, 2002[39]
  • Paskajorja dhe standardizimi i gjuhës shqipe, 2006[40]
  • Koinezimi i të folmeve në dialekte dhe standardizimi i gjuhës shqipe, 2009[41][42][43]
  • Shumësi dhe shquarsia e emrave në shqipen standarde, 2013[44][45][46]
  • Foljet e huazuara me -I në temë cështje drejtshkrimore e fjalëformuese në gjuhën shqipe[47]
  • Paskajorja pas Konferencës së Durrësit[48]

Shënime dhe referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2015/03/Dokturatura-Manola-Myrta-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Gjuhesise.pdf
  2. ^ http://pashtriku.beepworld.de/pirraku_shtabisuprem.htm
  3. ^ http://www.arkivalajmeve.com/Brerore-lirie-per-Elena-Gjiken.399197
  4. ^ http://www.telegrafi.com/magazina/promovohet-edicioni-i-tete-i-brerore-lirie-18-517.html
  5. ^ https://albemigrant2011.wordpress.com/2008/02/15/nuhi-veselaj-gjuhetari-i-bashkimit-gjuhesor/
  6. ^ http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=102203
  7. ^ https://kk.rks-gov.net/gjakove/News/Kuvendi-Komunal-shenon-gjashtedhjetevjetorin-e-nor.aspx
  8. ^ http://www.pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=2398
  9. ^ http://fjalaelire.co.uk/wp-content/uploads/2012/04/bishqemi-fjala faqe 15
  10. ^ http://fjalaelire.co.uk/wp-content/uploads/2012/04/bishqemi-fjala faqe 13
  11. ^ https://albemigrant2011.wordpress.com/2008/02/15/nuhi-veselaj-gjuhetari-i-bashkimit-gjuhesor/
  12. ^ http://floripress.blogspot.com/2013/04/lidhja-e-shkrimtareve-e-kosoves-me.html
  13. ^ http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Veselaj,+Nuhi&LIMIT=0
  14. ^ http://www.zemrashqiptare.net/news/id_3172/Nuhi-Veselaj:-Nj%C3%AB-shekull-jet%C3%AB,-me-shekuj-lavdi.html
  15. ^ http://books.google.com/books/about/G%C3%ABrricje_n%C3%AB_damar%C3%ABt_e_djal%C3%ABris%C3%AB.html?id=ks3eMAAACAAJ
  16. ^ http://pashtriku.beepworld.de/pirraku_shtabisuprem.htm
  17. ^ http://filologjia.uni-pr.edu/getattachment/Seminari/Seminari-32-%28V--1%29---Botim.pdf.aspx
  18. ^ http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/dicka_per_paskajoren.pdf
  19. ^ http://www.proletari.com/mbi-identitetin-kombetar-dhe-shqipen-e-njesueme/html
  20. ^ https://albemigrant2011.wordpress.com/2008/02/15/nuhi-veselaj-gjuhetari-i-bashkimit-gjuhesor/
  21. ^ http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2015/03/Dokturatura-Manola-Myrta-Fakulteti-i-Histori-Filologjise-Departamenti-i-Gjuhesise.pdf
  22. ^ http://tribunashqiptare.albemigrant.com/PDF/RISIMTARIA.pdf
  23. ^ http://www.kosovapress.com/sq/arkiva/veselaj-dialekti-gege-e-toske-nuk-i-kane-keputur-raportet-nder-komunikuese-80735/?old=1
  24. ^ http://botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=29033
  25. ^ http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Veselaj,+Nuhi&LIMIT=0
  26. ^ http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Veselaj,+Nuhi&LIMIT=0
  27. ^ http://libris.kb.se/bib/11873236
  28. ^ http://www.shkoder.net/fjala/2008/aberisha2.htm
  29. ^ http://tribunashqiptare.albemigrant.com/PDF/RISIMTARIA.pdf
  30. ^ http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Veselaj,+Nuhi&LIMIT=0
  31. ^ http://books.google.com/books/about/Paskajorja.html?id=vjv6lAEACAAJ
  32. ^ http://linguasocio.blogspot.com/2011/01/mbi-mundesine-e-integrimit-te.html
  33. ^ http://www.ashak.org/?cid=1,24,368
  34. ^ http://www.shkenca.org/pdf/gjuhe/dicka_per_paskajoren.pdf
  35. ^ http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-content/uploads/2013/06/Doktoratura-Leonard-Xhamani-Fakulteti-i-Gjuheve-te-Huaja-Departamenti-i-Gjuhes-Italiane.pdf
  36. ^ http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?&DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&l1=Veselaj,+Nuhi&LIMIT=0
  37. ^ https://m.facebook.com/notes/shoq%C3%ABria-bashkimi-shqiptar/onomastika-e-kosov%C3%ABs-nd%C3%ABrmjet-miteve-dhe-identiteve-ii/165020143513510/
  38. ^ https://upload.wikimedia.org/wikibooks/sq/9/9d/Begzad_Baliu._Onomastike_dhe_identitet_paust.pdf
  39. ^ http://bibliotekashkoder.com/more_catalog.php?id=8801
  40. ^ http://www.zemrashqiptare.net/news/id_2823/Nuhi-Veselaj:-Paskajorja-dhe-Standardizimi-i-Gjuh%C3%ABs-Shqipe.html
  41. ^ http://botasot.info/?gjuha=0&category=15&id=29033
  42. ^ http://www.akllapi.net/t4805-nuhi-veselaj-koinezimi-i-te-folmeve-ne-dialekte-dhe-standardizimi-i-gjuhes-shqipe
  43. ^ http://www.kosovapress.com/sq/arkiva/veselaj-dialekti-gege-e-toske-nuk-i-kane-keputur-raportet-nder-komunikuese-80735/?old=1
  44. ^ http://www.academia.edu/5895016/SHQIPJA_E_DRUNJTE_1
  45. ^ http://www.ashak.org/repository/docs/Studime_20_WEB_601976.pdf
  46. ^ http://www.zemrashqiptare.net/news/id_15253/rp_0/act_print/rf
  47. ^ http://letersia.zemrashqiptare.net/news/id-4933/Nuhi_Veselaj:_Foljet_e_huazuara_me_I_n%C3%AB_tem%C3%AB_c%C3%ABshtje_drejtshkrimore_e_fjal%C3%ABformuese_n%C3%AB_gjuh%C3%ABn_shqipe.html
  48. ^ http://www.zemrashqiptare.net/news/id_33959/Nuhi-Veselaj:-Paskajorja-pas-Konferenc%C3%ABs-s%C3%AB-Durr%C3%ABsit.html

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]