Përdoruesi:Haxhi Hajdari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Haxhi Hajdar Mani lindi në vitin 1913. Ndonëse mbeti jetim i ri, me vdekjen e të atit më 1928-ën, ai u rrit e formua me traditat atdhetare, me vetitë e ndershmërisë e besës, trimërisë dhe guximit për të thënë të vërtetën, e mbi të gjitha, me ndjenjën e respektit e mospërbuzjes për ato që vuajnë. Në vitet 1932- 1933 ai mbaron një kurs për ushtri në Turqi, por rikthehet në Shkodër. Në fillim të Luftës së Dytë Botërore tenton të shkojë te disa miq të familjes në Stamboll, por pasi qëndron disa muaj në Ulqin, kthehet në vendlindje. Aktivizohet me lëvizjen nacionalçlirimtare dhe në vitin 1942 del në mal partizan, duke formuar çetën partizane të nënshkodrës, e cila vepronte në zonën e Pentarit e Dajçit. Në luftë kundër pushtuesve merr pjesë aktive dhe menjëherë pas çlirimit të vendit aktivizohet në detyra ushtarake. Ishte i aftë dhe i përkushtuar për të dhënë e bërë gjithçka në të mirë të vendit e popullit të varfër.

Ushtarak me gradën e kolonelit, ishte deputet i zonës së Mbishkodrës në kuvendin popullor që nga çlirimi i Shqipërisë e deri më 8 prill 1963, kur dhe u vra me armë artilerie, një ditë para se të mbushte 50 vjeç. Ai i përkiste njërës prej familjeve më atdhetare e patriote të Mbishkodrës, ku babai i tij, Hajdari, kishte qenë një ndër eksponentët kryesorë të luftës së Koplikut në vitin 1920 kundër serbëve.