Jump to content

Përdoruesi:Isufzeneli123/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Isuf Zeneli (shqiptar), u lind më 15 maj 1958 në fshatin Sllatinë, Komuna Podujevë, Kosovë. Është profesor i biologjisë, trajner i menaxhimit dhe autor i mbi 200 punimeve profesionale dhe shkencore. Po ashtu, deri tani i ka të botuara katër libra profesional nga fusha e biologjisë, e arsimit dhe e menaxhimit.

Shkollimi Shkollën fillore katërvjeçare në vendlindje, në Mavriq. E vazhdoi shkollën fillore - Ciklin lëndor, katër vjetë, në Podujevë (1973). Shkollën e mesme - Gjimnazin “8 Nëntori” në Podujevë (1977). Diplomoi në lëndën e artit figurativ, tema e punimit: “Zhvillimi i Artizanateve në Kosovë”. Studimet themelore universitare në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Shkencave Natyrore – Matematikore, Dega Biologji (1982). Diplomoi në zooekologji, tema e hulumtimit: “Cikli Jetësor i Plikopterave në Lumin Llap”. Studimet postdiplomike në Universitetin Internacional të Prishtinës, në Prishtinë (2008). Magjistroi me mbrojtjen publike të Mikrotezës me titull “Menaxhimi i Institucioneve Arsimore në Kosovë” (2008). Për shkak të qëndrimeve politike dhe profesionale, nuk u lejua të regjistrohet në shkallën e doktorratës në Universitetin Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë.


Aftësim profesional, Specializim Kryesisht në qendrat më të njohura ndërkombëtare jashtë vendit: Projekti i Bankës Botërore, mësimi i gjuhës angleze, niveli intermediar, Svansi, Uels (2001).

  • Projekti i Bankës Botërore, “Standardizimi dhe Vlerësimi në Arsim”, zbatues EFTP International Helsinki, Finlandë. Aftësimi apo trajnimi u zhvillua në Prishtinë, Helsinki dhe Universiti i Yuvaskula, Finlandë (2001).
  • UNICEF, UNESCO CEPES dhe Universiti i Kluzna Opaka, Rumani: Sigurimi i Cilësisë në Arsimin e Lartë (2002).
  • UNICEF dhe UNESCO CEPES, Paris: Menaxhimi i projekteve, me përqendrim në projektet arsimore (2002).
  • OSBE dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë: Ndërtimi i Kapaciteteve Menaxhuese dhe Udhëheqësi (Lidership) (2003).
  • OSBE dhe Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Ministrisë së Brendshme, Romë: Vendimmarrja dhe Komunikimi në Organizatë (2003).
  • Sigurimi i Cilësisë në Institucionet e Arsimit të Lartë në Rajonin e Evropës Qëndrore, Universiteti Amerikan në Budapest, Hungari (2004).
  • Menaxhimi i Institucioneve Publike, Akademia Diplomatike e Vjenës, Vjenë (2004).
  • UNICEF: Zhvillimi i Standardeve për Arsim në Situata Emergjente, në Aman, Jordani (2004).
  • Instituti për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Varshavë, Poloni: Integrimi Evropian (2004).
  • Universiti i Pittsburghut, në Pittsburg, Pensilvani / SHBA: Edukimi qytetar ( 2005).
  • KEDP – Kosovo Education Development Project, Canada:

Udhëheqja dhe Stilet e Udhëheqjes; b) Zhvillimi i Politikave në Arsim; c) Autoriteti dhe Delegimi; d) Menaxhimi i Ndryshimit (2004 – 2005);

  • Konferencë Ndërkombëtare “Kriza Ekonomike e Kosovës: cilat janë zgjidhjet”? Vilton Park / Londër, Angli (2005).
  • FTE, Konferencë Rajonale për Arsimin dhe Aftësimin Profesional, Zagreb / Kroaci ( 2005).
  • VIF, Menaxhimi i Burimeve Njerëzore në Administratë, Vjenë, Austri (2006).


Përvoja e punës:

  • Mësimdhënës i biologjisë në Shkollën fillore “Naim Frashri” në Podujevë, nga shtatori i vitit 1981 deri në janar të vitit 1982. Në janar 1982 përjashtim nga puna (hera e parë) për motive politike: - pjesëmarrës i Demon¬stratave të vitit 1981 për njohjen e të drejtës për përparimin e statusit krahinor të Kosovës në statu¬sin e Republikës.
  • Në nëntor të vitit 1982, mësimdhënës i biologjisë në Gjimnazin “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë. Nga viti 1991 përjashtohet nga puna nga okupatori serb (hera e dytë). Në të njëtën kohë, në vitin 1991 deri në vitin 1995, në rreth¬ana lufte, merr përgje¬gjësinë e drejtorit të Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë.
  • Në vitin 1995, kalon nga Gjimnazi “Hivzi Sulejm¬ani”në pozitën e Drejtorit të Shkollës së mesme të mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” në Prishtinë. Punon deri në janar të vitit 1996. Në janar 1996 shkarkohet nga pozita e drejtorit me urdhrin e Presidentit të Koso¬vës - Ibrahim Rugova (hera e tretë). Motivi, parandalimi i proble¬m¬eve politike në institucionet arsimore. Kishin filluar të dilnin në skenë forca opozitare kundër politikës së LDK.
  • Në vitin 1996 punësohet në pozitën Inspektor i Përgjithshëm i Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Republikës së Kosovës, deri në vitin 1999. Në qershor të vitit 1999, përjashtohet nga puna (hera e katërt), nga Qeveria e Përkohshme e Kosovës (Qeveria Thaçi).
  • Në vitin 2001 deri në shtator të vitit 2002 punësohet në projektin e Bankës Botërore: “Zhvillimi i Stand¬ardeve dhe Vlerësimi në Arsim”. Në janar të vitit 2002 merr përsipër udhëheqjen e Zyrës për Standarde dhe Vlerësim në Departamentin e Arsimit dhe Shkencës në Prishtinë.
  • Në shtatorin e vitit 2002 zgjidhet Sekretar i Përhe¬rshëm i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Tekno¬logjisë në Prishtinë. Në shtator të vitit 2005 përja¬shtohet prap nga puna pa asnjëlloj arsyetimi (hera e pestë). Praktikisht konsiderohet njeri i padëgjuar i politikës dhe mbro¬jtës i ligjit dhe i administratës profesionale shte-tërore.
  • Në vitin 2006 zgjedhet Sekretar i Përgjithshëm në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë, ku punon deri në tetor të vitit 2007. Në tetor 2007, përjashtohet nga puna si pasojë e ndërhyrjes së politikës shtetërore – ministrave të Qeverisë së kohës (hera e gjashtë).
  • Në vitin 2008 angazhohet si Ekspert i Lartë Vendor në Projektin EPTISA, Madrid: “Mbështetja Institucionale Komunave në Zbatimin e Ligjeve dhe Rregulloreve Mjedisore”. Në tetor të 2008, mbetet prapë pa punë (hera e shtatë).
  • Më 13 janar 2009, pranohet në Ministrinë për Admi¬nistrimin e Pushtetit Lokal (MAPL), si Udhëheqës i Divizionit për Ndërtimin e Kapaciteteve në Komuna. Në prill të vitit 2009, zgjedhet Drejtor i Administratës dhe i Financave në MAPL. Më 01 korrik 2009, me ndërhyrjen e politikës së kohës, shkarkohet nga pozita e drejtorit (hera e tetë) dhe kthehet prapë Udhëheqës i Divizionit për Ndërtimin e Kapaciteteve në Komuna. Motivi zyrtarisht nuk dihet, por praktikisht thuhet se është i padëgjueshëm i politikës. Në janar të vitit 2013, transferohet në pozitën: Udhëheqës i Divizionit për Koordinim të Politikave në MAPL. Pas një kurthi administrativ, në dhjetor të vitit 2014, transferohet prap në një pozitë tjetër, në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit për Performancë të Komunave. Më 01 qershor 2021 pensionohet dy vjet para kohe për shkaqe shëndetësore dhe presionit në punë.

Nga vitit 2000 deri në vitin 2016, ka shkruar gjithsej shtatë libra, prej të cilave deri tani janë botuar katër:

  • Atlas i Përgjithshëm i Zoologjisë (265 faqe), Prishtinë 2000, botim privat. (2000 copë).
  • Bazat e Standardizimit dhe të Vlerësimit në Arsim (185 faqe), SH.B. “Libri Shkollor”, Prishtinë 2002. (10 000 copë).
  • Bazat Psikologjike të të Nxënit – Mekanizmat e funksionimit të mendjes (195 faqe), SHB “Dukagjini”, Prishtinë 2006. (500 copë).
  • Bazat e Menaxhimit, Menaxhimi i Institucioneve të Arsimit (255 faqe), SHB “Libri Shkollor”, Prishtinë 2013. (1000 copë)

Punimet shkencore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Punimi i diplomës në Gjimnazin “8 Nëntori” në Podujevë, me titull “Zhvillimi i Artizanateve në Kosovë” (1976).
  • Punimi i diplomës në Universitetin e Prishtinës me titull “Cikli Jetësor i Plikopterave në Lumin Llap” (1982).
  • Punimi i Mikrotezës me titull “Menaxhimi i Institucioneve Arsimore në Kosovë”, Universiteti Internacional i Prishtinës (2008).
  • Certificate in Public Service Leadership:“Planing to meet Public Service Stakeholders / customer requirments”, Charter Menagement Institut of Londer (2013).
  • Analizë e Funksionimit të Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë, MAPL, Prishtinë (2013).
  • Analizë e Ndërtimit dhe e Funksionimit të Sistemit të Arsimit në Kosovë, Prishtinë (2013).
  • Organizimi Administrativ Territorial i Kosovës nga antikiteti deri më sot, Prishtinë (2014).
  • Hulumtimi i parë statistikor në gjuhën shqipe në Kosovë për përfshirjen e gjeneratave në arsimin parauniversitar, Prishtinë, Germa 2014.

Punimet profesionale

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka shumë punime profesionale prej të cilave më të rëndësishmet janë:

  1. Pikturë në akuarel: Portret, Podujevë 1975.
  2. Regjia e dramës “I pa linduri në Luftë” me nxënësit dhe mësimdhënësit e Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” Fushë Kosovë, 1986.
  3. Botues dhe kryeredaktor i revistës “Kështjella”, Gjimnazi “Hivzi Sulejmani” Fushë Kosovë, 1991 – 1995.
  4. Hartues i planprogramit të biologjisë për klasën e nëntë, planprogrami i parë në kuadër të reformave të sistemit të ri të arsimit, Prishtinë 2002.
  5. Hartues i planit të parë strategjik të MASHT 2002 – 2007, Prishtinë 2002. Ndërtimi i kapaciteteve administrative dhe menaxhuese të MASHT dhe të sistemit të ri të arsimit (5+4+3/4).
  6. Autor i Testit të Parë Kombëtarë në Kosovë – vlerësimi i standardizuar i nxënësve të klasave të katërta të shkollës fillore, fillimi i reformave në arsim, Prishtinë 2002.
  7. Bashkautor i ligjeve dhe i udhëzimeve administrative që rregullojnë fushën e arsimit, Prishtinë 2002 – 2005. Përmbledhja, Prishtinë 2016.
  8. Bashkautor i planprogrameve dhe i standardeve në arsimin parauniversitar, Prishtinë 2002 – 2005.
  9. Redaktor profesional i të gjitha planprogrameve dhe i standardeve në arsimin parauniversitar, 11000 faqe dokumente, Prishtinë (2002 – 2005).
  10. Sistemi i vlerësimit parauniversitar në Kosovë, Prishtinë 2003.
  11. Analiza e punës së MASHT 2002 – 2004, Prishtinë 2004.
  12. Dokumenti Konceptual për ndërtimin e kapaciteteve në komuna” Prishtinë 2009.
  13. Palanprograme të trajnimit të BNj në komuna, Prishtinë 2009.
  14. Autor i testit të parë në gjuhën shqipe për vlerësimin e kompetencës menaxheriale, administrative dhe të intelegjencës për BNj në organizatë – EKBAU, Prishtinë 2009.
  15. Hartues i projektit për trajnimin e BNj në fushën e Menaxhimit të BNj, Prishtinë 2009.
  16. Plani i përgjithshëm të trajnimeve në komuna, Prishtinë 2010.
  17. Korniza e standardeve për kompetencën profesionale të BNj në komuna, Prishtinë 2011.
  18. Plani strategjik 2011 – 2015 për ndërtimin e kapaciteteve në komuna, Prishtinë 2011.
  19. Doracaku për administrimin e trajnimeve në komuna, Prishtinë 2011/2012.
  20. Doracaku për monitorimin e punës së komunave, Prishtinë 2011.
  21. Raporti për vlerësimin e kapaciteteve në komuna, Prishtinë 2011/2012.
  22. Hartues i projektit të parë në gjuhën shqipe për trajnimin e mësimdhënësve në fushën e vlersimit të arritshmërisë së nxënësve dhe zhvillimin e standardeve në arsim, Prishtinë 2011.
  23. Dokumenti profesional: “Planing to meet publik services”, Prishtinë 2013.
  24. Analiza e funksionimit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, Prishtinë 2013.
  25. Përparësitë dhe dobësitë e sistemit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë, Prishtinë 2013.
  26. Hartimi i politikave në pushtetin lokal, Prishtinë 2013.
  27. Standardi dhe standardizimi i hartimit të dokumenteve në administratën publike”, Prishtinë 2013.
  28. Autor dhe themelues i Portalit të Parë për Arsimin në gjuhën shqipe – “Germa”, Prishtinë 2014.
  29. Strategjia për reformimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale në Kosovë / 2015 – 2025/, Prishtinë 2014.
  30. Reforma e organizimit territorial dhe zgjedhor në vetëqeverisjen lokale, Prishtinë 2014.
  31. Shteti dhe decentralizimi i pushtetit, Prishtinë 2014.
  32. Dokumenti kush janë shqiptarët, Prishtinë 2015.
  33. Analiza e parë për funksionimin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2015.
  34. Metodologjia standarde për rishikimin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2015.
  35. Raporti analitik i performancës komunale 2010 - 2015, Prishtinë 2015.
  36. Dokumenti i bazës së të dhënave për performancën komunale 2010 – 2015, Prishtinë 2015.
  37. Dokumenti i përgjithshëm i Sistemit për Matjen e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.
  38. Dokumenti kryesor i Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.
  39. Doracaku për ndërtimin dhe funksionimin e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.
  40. Metodologjia standarde për mbledhjen, verifikimin dhe raportimin e të dhënave për performancën komunale, Prishtinë, 2016.
  41. Metodologjia standarde për matjen e kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e ofruara nga komunat, Prishtinë 2016.
  42. Metodologjisë standarde për përpunimin, prezantimin dhe publikimin e të dhënave për performacën komunale, Prishtinë 2016.
  43. Harta e treguesve për performancën komunale, Prishtinë 2016.
  44. Fjalësi i fjalëve dhe shprehjeve të përdorura në Sistemit për Matjen e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.
  45. Metodologjia për vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut gjatë zbatimit të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.
  46. Procedurat e brendshme të menaxhimit të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.
  47. Dokumenti për ndryshimin dhe zhvillimin e kontrolluar të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.
  48. Planprogrami i trajnimeve për koordinatorët dhe zyrtarët komunal për performancë dhe zyrtarët e MAPL, Prishtinë 2016.
  49. Kriteret dhe procedurat për sigurimin e cilësisë së trajnimeve me shkëputje nga puna dhe pa shkëputje nga puna.
  50. Rregullorja për Sistemin për Menaxhimin e Performancës Komunale, Prishtinë 2016.
  51. Baza e të dhënave me shpjegimet teorike për sistemin e ndërtimit të kapaciteteve në komuna, Prishtinë 2016.
  52. Libri i biologjisë për klasën e gjashtë (libri kryesor, libri i mësuesit dhe fletore e punës për nxënës), Libri Shkollor, Prishtinë 2018.
  53. Monografi "Rruga që vështirë ndiqet"
  54. Botimi i mbi 100 punimeve profesionale nga fusha e arsimit, e historisë, e biologjisë dhe e menaxhimit në Portalin "Germa", Prishtinw 2014 - 2016