Përdoruesi:Landi jp/Euralius IV
Ky artikull ose seksion mund të jetë kopjuar dhe ngjitur këtu nga http://www.euralius.eu/sq/ (DupDet · CopyVios), ndoshta në kundërshtim me politikat e të drejtave të autorit në Wikipedia. Ju lutem korrigjoni këtë duke e përmirësuar këtë artikull për të hequr çdo material jo të lirë me të drejtë autori dhe atribuo përmbajtjen e lirë në mënyrë korrekte, ose kandidoje artikullin për grisje. |
EURALIUS IV
Të dhëna bazë mbi projektin
EURALIUS IV është projekt i asistencës teknike në BE-së që mbështet dhe asiston institucionet kryesore shqiptare të drejtësisë me qëllim përafrimin e performancës së tyre me standardet e BE-së. Objektivi kryesor i EURALIUS është fuqizimi i pavarësisë, transparencës, eficiencës, përgjegjshmërisë dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë sipas të drejtës dhe praktikave më të mira të BE-së.
Përfituesit e projektit
EURALIUS IV mbështet dhe asiston institucionet kryesore të drejtësisë shqiptare si Ministrinë e Drejtësisë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Prokurorinë e Përgjithshme, Zyrën për Administrimin e Buxhetit Gjyqësor, Gjykatën e Lartë, Shkollën e Magjistraturës, Gjykatat, Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Dhomën Kombëtare të Avokatisë dhe Dhomën Kombëtare të Noterisë si përfituesit e tij kryesorë.
Pesë komponentët e projektit
Projekti EURALIUS IV është i organizuar në pesë komponentë kryesorë:
- Reforma në drejtësi dhe organizimi i Ministrisë
Qëllimi kryesor i këtij komponenti është ndihma për autoritetet shqiptare në projektimin dhe zbatimin e një strategjie sistemi të drejtësisë me synim garantimin e pavarësisë, transparencës dhe eficiencës. Për më tepër, ai synon fuqizimin e profesionalizmit dhe përgjegjshmërisë së shërbimeve të Ministrisë së Drejtësisë dhe autoriteteve përkatëse në varësi të saj. Po ashtu, ky komponent synon përmirësimin e aksesit të hapur për gjykatat dhe transparencë të procedimeve gjyqësore.
Aktivitetet e parashikuara sipas këtij komponenti synojnë mbështetjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë me qëllim sigurimin që vendimet në lidhje me statusin dhe karrierën e gjyqtarëve të bazohen në kritere profesionale, objektive dhe transparente në pajtim me standardet e BE-së. Mbështetja për Gjykatën e Lartë synon fuqizimin e pavarësisë, eficiencës dhe efektivitetit të saj, duke siguruar që gjykata të përmbushë detyrën e saj kushtetuese për të shërbyer si orientuese e të gjitha gjykatave të tjera shqiptare duke unifikuar praktikën gjyqësore. Ky komponent do të përqëndrohet gjithashtu në fuqizimin e mekanizmave të inspektimit për gjyqtarët.
- Drejtësia penale dhe Zyra e Prokurorisë
Aktivitetet e parashikuara sipas këtij komponenti synojnë përshtatjen e kuadrit legjislativ në çështjet penale duke përfshirë bashkëpunimin ndërkombëtar, me standardet e BE-së dhe Këshillit të Europës dhe mbështesin reformën e kuadrit ligjor penal. Për më tepër, aktivitetet synojnë fuqizimin e eficiencës, pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së shërbimit shqiptar të prokurorisë, duke përfshirë përafrimin me standardet më të mira europiane për karrierën dhe inspektimin e prokurorëve, organizimin dhe funksionimin e brendshëm të zyrës së prokurorit të përgjithshëm.
Fokusi në këtë komponent është tek përmirësimi i transparencës së funksionimit të gjykatave dhe tek eficienca e shtuar e personelit administrativ të sistemit të drejtësisë. Komponenti do të përqendrohet në mundësimin e një personeli më eficient dhe profesional të administratës gjyqësore. Ai do të përqendrohet në përmirësimin e menaxhimit të çështjeve, kodet procedurale dhe përdorimin e teknologjisë në një nivel në mbarë vendin. Komponenti synon shkurtimin e gjykimeve, uljen e çështjeve të mbartura në gjykata dhe përmirësimin e dhënies së shërbimit për përdoruesit e drejtësisë.
- Profesionet ligjore dhe Shkolla e Magjistraturës
Synimi kryesor i aktiviteteve të parashikuara sipas këtij komponenti është fuqizimi i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Dhomës Kombëtare të Noterisë dhe Komisionit Shtetëror për Ndihmën Ligjore, veçanërisht duke dhënë mbështetje në lidhje me procedimet disiplinore, kodet e etikës dhe programet e trajnimit për avokatët dhe noterët, si dhe nëpërmjet mbështetjes për institucionet e shoqërisë civile që ofrojnë ndihmë ligjore. Përveç kësaj, ai synon asistencë për Shkollën e Magjistraturës duke zhvilluar më tej trajnimin për gjyqtarët dhe prokurorët.
Aktivitetet e projektit
Produktet e punës të lidhura me pesë sferat e rezultateve të pritshme përfshijnë një përzierje të aktiviteteve që shtrihen nga këshillimi strategjik e deri tek fuqizimi institucional, mbështetje për hartimin ligjor, aktivitetet edukative, trajnuese dhe këshillimore, seminaret, workshopet dhe vizitat studimore në Shtetet Anëtare të BE-së.
Metodologjia
Metodologjia e zbatuar nga EURALIUS IV për aktivitetet e ndërtimit të kapaciteteve realizohet në katër faza: analiza e problemit, vlerësimi i boshllëqeve, strategjia për eliminimin e boshllëqeve dhe eliminimi i boshllëqeve (legjislative dhe institucionale). Aktivitetet edukative, si dhe ato të trajnimit dhe këshillimit plotësojnë dhe përmbushin aktivitetet e fuqizimit institucional.
Projekti funksionon në bashkëpunim të ngushtë me institucionet kryesore shqiptare të drejtësisë dhe në bashkërendim me projektet dhe donatorët e tjerë ndërkombëtarë.
PROJEKTI EURALIUS NDËR VITE NË SHQIPËRI
EURALIUS I
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Projekti EURALIUS I ka nisur punën e tij në Shqipëri që prej vitit 2005 - periudhë në të cilën sistemi i drejtësisë shqiptare kishte nevojë për një reformim rrënjësor për shkak të sfidave që paraqiteshin si pasojë e tranzicionit.
Për këtë arsye objektivi kryesor i projektit EURALIUS I në atë kohë ishte të asistonte, nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve të kërkuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe Gjyqësor, krijimin e zhvillimin e një sistemi gjyqësor më të pavarur, eficient, profesional dhe transparent për të kontribuar në rikthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e tyre.
Misioni dha kontribut dhe asistoi disa institucione shtetërore përfituese në vend si: Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Burgjeve, Burgje të rretheve dhe Gjykata të gjithë shkallëve duke nisur nga 13 Qershor 2005 – 15 Nëntor 2007.
Projekti ishte konceptuar me 10 komponentë dhe ekspertët ndërkombëtarë respektivë kanë dhënë ekspertizën e tyre në këto drejtime:
- Organizimi i sistemit të Drejtësisë dhe ngritja e Dialogut e Bashkëpunimit në Sistemin e Drejtësisë
- Hartimi i Ligjeve dhe përafrimi ligjor
- Buxheti gjyqësor, planifikimi dhe menaxhimi
- Menaxhimi i gjykatave dhe menaxhimi i çështjeve
- Çështje të sistemit të burgjeve
- Koordinimi i projekteve të drejtësisë të BE në Shqipëri
Koordinator i Projektit EURALIUS I ka qënë Ministria Federale e Drejtësisë Austriake dhe menaxhimi i këtij projekti është kryer nga Qëndra për Kompetencë Ligjore (CLC).
Ndër rezultatet e arritura nga EURALIUS I janë:“Manuali i Hartimit të Ligjeve”- për Drejtorinë e Kodifikimit të Ministrisë së Drejtësisë, Instalimi I CCMIS (Menaxhimi i sistemit informatik i Çështjeve Civile), disa rekomandime për ligje/draft-ligje/akte nën ligjore dhe një studim fisibiliteti mbi mundësitë e aplikimit të dënimit alternativ.
Falë këtij studimi fizibiliteti të hartuar nga EURALIUS I, Qeveria Shqiptare krijoi Drejtorinë e Shërbimit të Provës.
EURALIUS II
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]EURALIUS II vijoi menjëherë punën mbas finalizimit të EURALIUS I për një kohëzgjatje nga 15 Nëntor 2007 deri në 30 Qershor 2010. Kontraktor i projektit ka qënë Ministria Federale e Drjtësisë Austriake dhe menaxhimi i këtij projekti është kryer nga Qëndra për Kompetencë Ligjore (CLC).
Objektivi kryesor i këtij projekti ishte përsëri zhvillimi i një sistemi drejtësie më të pavarur, efiçent, profesional, transparent dhe modern, për të kontribuar në rikthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e tyre.
Një ekip ekspertësh ndërkombëtar dhanë kontributin e ekspertizën e tyre në komponentët e mëposhtëm:
- Parashikime Kushtetuese, përmirësim performance, ndarja e përgjegjësive/Bashkëpunimi Ndër-institucioanl, ligjet organikë
- Planifikimi dhe menaxhimi i burimeve në Ministrinë e Drejtësisë/Menaxhimi Financiar
- Cilësia e hartimit ligjor, përafrimi i legjislacionit më ate të BE, këshillim mbi legjislacionin dhe analiza e kostove të hartimit ligjor
- Sistemi i burgjeve, paraburgimi, alternativa të dënimit me burg
- Sistemi i Përmbarimit
- Menaxhimi i çështjeve dhe administrimi i gjykatave
- Drejtësia Penale
- Administrimi i Pronës dhe të drejtat mbi pronësisë e patundshme
Përfituesit kryesorë të EURALIUS II kanë qënë Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Drejtoria e Burgjeve, Gjykata, Zyra e Menaxhimit të Buxhetit të Gjykatave.
Ndër rezultatet kryesore të arritura gjatë EURALIUS II kanë qënë “Handbook for trainers-of-trainers for budget officers in judicial institutions of Albania”, Volumi I – IV, trajnime të ndryshme dhe vizita studimore në vendë të BE, konferenca të ndryshme për Gjyqtarë, Prokurorë, Nënpunës të Ministrisë së Drejtësisë.
Aktualisht departamenti i kodifikimit në Ministri përdor edicionin e përmirësuar të Manualit të Hartimit të Legjislacionit, i përshtatur me nevojat aktuale.
EURALIUS III
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]EURALIUS III ka filluar në 15 Shtator 2010 dhe është finalizuar më 15 Qershor 2013. Ky projekt është menaxhuar nga Fundacion Internacional y para Iberoamerica de Administracion y Politicas Publicas (FIIAPP).
Objektivi i përgjithshëm i projektit ka qënë zhvillimi i një sistemi drejtësie më i pavarur, efiçent, profesional, transparent dhe modern, për të kontribuar në rikthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e tyre si dhe krijimi i shtetit të së drejtës. Projekti ka patur në fokus të njëjtët institucione target si dy misionet e mëparshëm.
Projekti ka patur një organizim të brendshëm prej pesë komponentësh dhe pesë ekspertë ndërkombëtar kanë dhënë ekspertizën në objektivat e mëposhtëm respektivë:
- Reformimi i Sistemit të Drejtësisë
- Asistencë Gjyqësorit
- Drejtësia Penale
- Përforcimi i vendimeve
- Menaxhimi çështjeve gjyqësore
Rezultatet kryesore të arritura kanë qënë, dokumenti “Final Publication with main results achieved of the project”, trajnime të ndryshme për target grupe të ndryshme në Ministri dhe institucione varësie, përmirësim i legjislacionit aktual përkatës dhe rekomandime ligjor
References
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- http://eeas.europa.eu/delegations/albania/index_en.htm
- http://www.irz.de/
- http://www.cilc.nl/
- http://www.aed.or.at/aedd/index.php
- http://www.dw.com/sq/christian-lange-reforma-n%C3%AB-drejt%C3%ABsi-moment-kthese-kulturore-n%C3%AB-shqip%C3%ABri/a-19037905
- http://www.pp.gov.al/web/Prosecution_Office_Euralius_IV_the_opportunity_to_modernize_the_criminal_justice_731_2.php#.V4zlSKJMizs
- http://www.dap.gov.al/dap/evente/19-bashkpunimi-me-euralius
- http://www.drejtesia.gov.al/al/newsroom/lajme/reforma-ne-drejtesi-euralius-mbledh-komitetin-e-aktoreve-te-interesuar&page=12