Përdoruesi:Liridoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

. Së pari ju përshëndes juve dhe ju falenderoj pre mikpritjen tuaj ne ketë Enciklopedi të lirë Shqiptare të cilën e zbulova përmes një lidhje tek një forum i yni. që më s’gjeronte që të shikoje një artikull... Kur e shoh punën që keni bere ju, jam tejet i gëzuar, së pari keni pasur guxim që ti hyni një pune aq të vështirë, me të vërtetë duhet të kesh kurajo të madhe, andaj ju përgëzoj për punën e deritanishme edhe pse mbetet shumë për tu bërë, kronometër si keni vënë këtij projekti, pra rezultatet janë të suksesshme dhe ku do përmirësohen dita ditës nga Wikipedianët të rinj... Derisa mua më interesonte projekti që keni filluar, ka dikujt qe i intereson edhe paraqitja e anëtarëve këtu që punojnë si në një "kosh bletësh" për të mirën njerëzore, pa kurrfarë pagese duke dhen kontributin tuaj në shërbim të dijes dhe njohjes së botes që na rrethon e qe jetojmë ne një bashkësi kompakte por secili ne gjuhen e vetë, sikurse që edhe vete kjo informatika ti kishte ardhur ne ndihmë edhe Perëndisë që të përfundoje misionin e tije të Rindërtimit të "Kullës së Babelit... Andaj edhe unë do mundohem që të japi kontributin tim, sipas mundësive dhe aftësive të mia...duke ditur se ka të tjerë qe do vijnë pas meje e që do ti plotësojnë disa gabime që bëjë shpeshherë. Unë jetoj në Paris(Francë} e "Jo Paris të Francës"....kjo mënyrë e të shprehurit më nevrikos... Këtu pra punoj dhe jetoj tani e disa vite... Kaq njëherë, e nëse keni ndonjë pyetje, lirishte mund të më shkruani(harrova t'ju pyes, a kemi edhe këtu një kuti për mesazhe private?)

Ju përshëndet të gjithëve Liridoni

Po. Secila fletë ka një fletë diskutimi, fletat e diskutimit të përdoruesve mund ti përdorni si "mesazhe private" të cilat mund të lexohen nga redaktorët tjerë dhe nëse anëtari ka regjistruar adresen E-mail në amzën e programit operues Wikipedia gjatë hapjes së kontos, atëher edhe mund të i dërgoni një leter ati anëtari--Hipi Zhdripi 2005 Korrik 6 19:35 (UTC).

Mendime dhe rekomandime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkruani sipas mendimit tuaj, mos keni frikë! Kompjuteri nuk prishet, as kjo faqe jo. Filloni një Biografi, një film që e adhuroni shumë dhe e njihni mirë, një shkrimtarë nga bota apo shqiptarë. Shkruani qe tani! Për të filluar shikoni në të majtë, ndër globin e emblemës WIKIPEDIA aty poshtë ku lexon "kërko" ndër të shkruani për shembull: "Monedha" "Teoria e grupeve" "Taulantët" dhe pastaj shtype pullën "Kërko" ose "Shko"... e nëse dikush tjetër ka filluar një artikull mbi temën e ngjashme (qe këtu e quajnë "kategori" para juve por nuk e ka përfunduar atë, lirishtë mund të vazhdoni duke shtypur lartë tek dhëmbëzi i tretë redaktoni shkruani sa dini për flamujt e shteteve për shtetet e ndryshme për sportin, ndonjë klub qe e njihni mire historikun e tij etj... Ju urojmë punë të mbarë.