Jump to content

Përdoruesi:Nora.Ll/MONITORIMI DHE VLERËSIMI I MËSIMDHËNËSVE

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Është procesi i mbledhjes së informacioneve, për t`u përgjigjur pyetjeve për efektivitetin e mësimdhënësve [1].

Është procesi i peshimit të informacioneve dhe krahasimi i tyre me kriteret e përcaktuara, e pastaj raportimi i këtyre gjetjeve [1]. Vlerësimi i mësimdhënësve është procesi përmes së cilit bëhet observimi i mësimdhënies dhe vlerësimi për një periudhë të caktuar për të përcaktuar efektivitetin e mësimdhënies dhe për t`u dhënë udhëzime dhe këshilla mësimdhënësve për të përmirësuar anët e dobëta dhe për të ngritur performancën e përgjithshme të tij[2] .

QËLLIMI I MONITORIMIT DHE VLERËSIMIT

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është sigurimi që mësimdhënësit performojnë rolin e tyre në mënyrë efektive, që të mbahen standarde të larta të mësimdhënies dhe të mësimnxënies si dhe të ngriten arritjet [1]

MONITORIMI SHKOLLOR DHE PLANIFIKIMI

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Planifikimi i shkollave nuk është vetëm një detyrë për ata që janë në komunitetin e shkollës, por gjithashtu duhet të përfshijë kontributin dhe perspektivat e të gjithë akterëve relevantë në një proces pjesëmarrës të fokusuar në të ardhmen e shkollës. Palët e interesuara përfshijnë autoritetet publike (sipas rastit në varësi të kontekstit kombëtar); prindërit, familjet dhe grupet e komunitetit; partnerët e jashtëm, për shembull, kujdesin social dhe shërbimet mbështetëse; dhe, natyrisht, anëtarë të komunitetit të shkollës, duke përfshirë nxënësit. Hapja dhe transparenca e këtyre proceseve është me rëndësi të madhe. Në disa vende, autoritetet publike mund të ofrojnë udhëzime dhe parime për planifikimin e shkollës[3] .

RËNDËSIA E VLERËSIMIT TË JASHTËM

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimi i jashtëm mund të ndihmojë përmirësimin e shkollës. p.sh. duke ofruar këshilla për praktika më të mira dhe ofrimi i ndihmës për planifikim dhe vlerësim. Qëllimi kryesor nuk është krahasimi i shkollave por të nxjerrë në pah ndryshimet e suksesshme dhe zhvillimi i proceseve brenda shkollës duke reflektuar për diversitetin e aktiviteteve për të cilat shkollat janë përgjegjëse[3].

VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË MËSIMDHËNËSVE

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlerësimi i përformancës së mësimdhënësve luan rol kyq në reformat e personelit arsimor. Në të kaluarën vlerësimi i performancës ka qenë më tepër i koncentruar në atë se sa përmbushen detyrat duke e neglizhuar kështu performancën kontekstuale[4].

Për nga perspektiva e mbledhjes së informatave, ka tri tipe dominante të vlerësimit të mësimdhënësve, ato janë:

  • Vlerësimi i kompetencës së mësimdhënësit;
  • Vlerësimi i performancës së mësimdhënësit;
  • Vlerësimi i efektivitetit të mësimdhënësit.

Vlerësimi i kompetencës së mësimdhënësit- përdoret për të vlerësuar njohuritë që i posedon mësimdhënësi. Kjo zakonisht matet me test me shkrim. Rezultatet e këtij vlerësimi shërbejnë për qëllime të licencimit të mësimdhënësit apo për certifikim. Zakonisht përdoret për të vlerësuar rezultatet e trajnimeve në kompetencën e mësimdhënësit[4].

Vlerësimi i përformancës së mësimdhënësit- përdoret për të vlerësuar performancën e mësimdhënësit, pra sjelljen e tij, dhe për mbledhjen e informacioneve për kualitetin e punës së mësimdhënësit. Ky është një vlerësim subjektiv, që mund të bëhet nga mbikqyrësit apo eprorët, kolegët apo nxënësit[4].

Vlerësimi i efektivitetit të mësimdhënësit- shërben për të vlerësuar efektin e mësimdhënies te nxënësit ose për të vlerësuar ndikimin e mësimdhënësit në progresin e nxënësve drejt qëllimeve të rëndësishme arsimore[4].

Këto tri vlerësime, janë të lidhura ngusht njëra me tjetrën, kështu vlerësimi i performancës së mësimdhënësit është kriter për mësimdhënien kompetente, efektiviteti i mësimdhënësit është kriteri i fundit, kurse performanca e mësimdhënësit është kriteri i mesëm. Vlerësimi subjektiv zakonisht përdoret për të matur kompetencën e mësimdhënësit nga mbikqyrësit, kolegët dhe nxënësit, përderisa vlerësimi i efektivitetit matet drejtpërdrejtë nga rezultatet e nxënësve[4].

Vlerësimi i mësimdhënësve duhet të bëhet me qëllimin që mësimdhënësit dhe veçanërisht nxënësit, të përfitojnë nga rezultatet[2].

Bordi Kombëtar për Standardet e Mësimdhënies Profesionale (NBPTS) po pranon lavdërime nga mësuesit dhe ekspertët e arsimit për përpjekjet e saj për të krijuar një proces të certifikimit të mësuesve nga performanca, por gjithashtu përballet meprobleme financiare që pengojnë progresin. Përvoja e NBPTS ofron një model të dobishëm për potencialin dhe problemet e krijimit të sistemeve autentike të vlerësimit.

NBPTS, një grup jofitimprurës prej 63 anëtarësh, u krijua në vitin 1987 për të vendosur standarde për atë që mësuesit duhet të dinë dhe të jenë në gjendje të bëjnë dhe për të hartuar një sistem vlerësimi korrespondues.

NBPTS thekson pesë prepozita që gjenden nën të gjitha standardet[5]:

  • Mësimdhënësit duhet të jenë të përkushtuar ndaj nxënësve dhe mësimit të tyre;
  • Mësimdhënësit duhet t'i njohin lëndët që i japin dhe si t'i mësojnë ato lëndë nxënësve;
  • Mësuesit duhet të jenë përgjegjës për menaxhimin dhe mentorimin e mësimit të nxënësve;
  • Mësimdhënësit duhet të mendojnë në mënyrë sistematike rreth praktikës dhe të mësojnë nga përvoja; dhe
  • Mësuesit duhet të jenë anëtarë të komunitetit të të mësuarit

KRITERET PËR VLERËSIMIN E PERFORMANCËS

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kriteret për vlerësimin e performancës mund të grupohen në tri grupe:

  • Kriteri i produktit- kjo i referohet ndryshimet që shkaktohen të nxënësi, nga mësimdhënësi.
  • Kriteri i procesit- kjo i referohet asaj se ndryshimet në produkt, vijnë si rezultat i procesit.
  • Kriteri i shenjave- kjo nuk koncentrohet as në produkt dhe as në proces, por në karakteristikat personale të mësimdhënësve si zëri, veshja, sjellja, inteligjenca etj.[6].


VLERËSIMI I PERFORMANCËS SË MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË

Performanca lidhet me rezultatet që dalin prej procesit të vlerësimit të performancës që realizohet në kuadër të kritereve të përcaktuara në nivel qendror. Vlerësimi i performancës duhet të bazohet në profilin e kompetencave për secilin lloj të licences. Këto janë kërkesat/niveli minimal për mësimdhënie dhe udhëheqje dhe ndryshojnë varësisht nga lloji i licences. Kërkesat/niveli minimal për mësimdhënie ndryshon gjithashtu varësisht se a ka qëllim të ri-përtrirjes apo avancimit/promovimit[7] .

SISTEMI I VLERËSIMIT TË PERFORMANCËS

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Vlerësimi i brendshëm i performancës së mësimdhënësit me bazë në shkollë që do të bëhet nga vet mësimdhënësi dhe drejtori i shkollës. ky vlerësim udhëhiqet nga drejtori i shkollës, por mund të bëhet edhe në konsultim me zëvendësdrejtorin, pedagogun/psikologun, koordinatorin për sigurimin e cilësisë dhe mësimdhënësit e shkollës dhe menaxhmentin që është përgjegjës për zhvillim profesional. Ky vlerësim përbëhet nga vetëvlerësimi i mësimdhënësit dhe komponentëve të tjerë arsimor të drejtorit të shkollës të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve.
  • Vlerësimi i jashtëm i performancës së mësimdhënësve bëhet nga inspektoriati i arsimit. Ky vlerësim përbëhet nga vëzhgimet në klasë dhe dorëzimin e komponentit të njësisë së planifikuar mësimore të vlerësimit të performancës së mësimdhënësve.
  • Vlerësimi i kombinuar i performancës së mësimdhënësve bëhet nga vetë mësimdhënësi, nga drejtori i shkollës dhe nga inspektoriati i arsimit.

Për përtrirjen e parë të licences së karrierës, zbatohet sistemi i vlerësimit të performancës së mësimdhënësve i kombinuar (i brendshëm dhe i jashtëm), sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuar me UA (udhëzim administrativ) për vlerësim të performancës.

Pas përtrirjes së parë të licences së karrierës (pas 5 vitesh), vlerësimi i performancës së mësimdhënësit bëhet vetëm me vlerësim të brendshëm, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara me UA për vlerësim të perfomancës.

Vlerësimi i performancës për avancim në karrierë është vlerësim i kombinuar pra i brendshëm dhe i jashtëm, i cili bëhet me kërkesë të mësimdhënësit dhe realizohet sipas kritereve dhe procedurave të cilat janë përcaktuara me UA për vlerësimin e performancës dhe arritjes 70% të kompetencave për nivelin tjetër të karrierës të cilat janë përcaktuar me Kornizën strategjike për zhvillimin e mësimdhënësve në Kosovë.

Ndërkaq në fazën hyrëse, shkolla nën udhëheqjen e drejtorit, e realizon mbikqyrjen, mentorimin e mësimdhënësit në raportin e vlerësimit për mësimdhënësin që të kalojë në licencen e karrierës[7].

INSTRUMENTET E VLERËSIMIT TË PERFORMANCËS

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.Vetëvlerësimi i mësimdhënësit–10% ose 12 pikë

2.Vlerësimi i drejtorit të shkollës–30% ose 36 pikë

3.Inspektimi/hospitimi në klasë–30% ose 36 pikë

4.Planifikimi dhe realizimi i tërësisë mësimore–30% ose 36 pikë

NIVELI I PERFORMANCËS

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.Performancë e shkëlqyeshme: performancë që i tejkalon pritjet e përcaktuara nga standardet dhe kompetencat e vlerësimit të mësimdhënësve me 110 pikë ose më shumë;

2.Performancë e mirë: performancë që i përmbush pritjet e përcaktuara nga standardet dhe kompetencat e vlerësimit të mësidhënësve me 90 pikë ose më shumë;

3.Performancë e kënaqshme: performancë që në masë të madhe i përmbush pritjet e përcaktuara nga standardet dhe kompetencat e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve me 70 pikë ose më shumë;

4.Performancë jo e kënaqshme: performancë që nuk i përmbush pritjet e përcaktuara nga standardet dhe kompetencat e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve me më pak se 70 pikë.

Mësimdhënësit të cilët nuk arrijnë pikët e mjaftueshme në vlerësimin e performancës që kërkohen për licencim, ri-licencim dhe avancim, do tu jepet mundësia të përpilojnë një plan të përmirësimit dhe zhvillimit profesional në bashkëpunim me drejtorin e shkollës[7].

Rezultatet nga vlerësimi i performancës ruhen në programin e caktuar për licencimin e mësimdhënësve. Këto rezultate nga vlerësimi duhet të analizohen dhe ndërlidhen me nevojat e zhvillimit profesional nga vet mësimdhënësi, nga drejtori i shkollës kur të hartojnë Planin Zhvillimor të Shkollës, nga DKA-të kur të hartojnë Planin Zhvillimor Komunal dhe nga MAShT për të siguruar lidhjen e ofrimit të zhvillimit profesional me sistemin e vlerësimit të performancës. Procedurat e vlerësimit të performancës dhe përgjegjësit e niveleve të ndryshme rregullohen me një akt nënligjor[7].

BARTËSIT E VLERËSIMIT TË PERFORMANCËS TË MËSIMDHËNËSVE

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

MASHT:

-Të sigurojë që vlerësimi i performancës në të gjitha aspektet e tij është bërë në përputhje me Ligjin për Inspektoriatin e Arsimit;

-Të mbledh të dhënat nga të gjithë komponentët e sistemit të vlerësimit të performancës dhe e përcakton nivelin e performancës;

-Të hartojë manualin dhe instrumentet për vlerësim të performancës së mësimdhënësve;

-Të mbikqyr aspektet teknike dhe profesionale të procesit, si planifikimin pesë vjeçar të vlerësimit të mësimdhënësve, përpilimin e orarit të vlerësimit, realizimin e monitorimit në orën e mësimit dhe bën vlerësimin e planifikimit dhe zbatimit të një tërësie mësimore;

-Të sigurojë mjetet financiare të nevojshme për procesin e VPM-së dhe për zbatimin e sistemit të financimit të gradimit të mësimdhënësve që plotësojnë kushtet e përcaktuara me performancë sipas sistemit të licencimit të mësimdhënësve[7].

KOMUNA:

-Të sigurojë pajisjen e të gjitha institucioneve arsimore të komunës përkatëse me dokumentet që e rregullojnë sistemin e licencimit të mësimdhënësve, udhëzuesit mbështetës ose instrumentet e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve;

-Të sigurojë realizimin e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve në nivel shkolle;

-Të mbështesë shkollat në vlerësimin e brendshëm të performancës së mësimdhënësve;

-Të sigurojë bashkëpunimin e institucioneve arsimore me inspektoriatin e arsimit për realizimin e vlerësimit të jashtëm të performancës së mësimdhënësve;

-Të zbatojë sistemin e financimit të gradimit të mësimdhënësve në nivel komune që plotësojnë kushtet e përcaktuara me performancë dhe sistemin e licencimit[7]

SHKOLLA:

- Të analizojë raportin vetëvlerësues të mësimdhënësit dhe të intervistojë mësimdhënësin para se ta plotësojë formularin e vlerësimit të drejtorit të shkollës;

- Të marrë parasysh punën e gjithëmbarshme të mësimdhënësit duke përfshirë edhe vëzhgimet e rregullta që bën në orën mësimore;

- Të bashkëpunojë ngushtë me Drejtorinë Komunale të Arsimit dhe në rastet e veçanta kur është nevoja të kërkojë praninë e përfaqësuesit të DKA-së në bisedë me mësimdhënësin që është duke u vlerësuar .

MËSIMDHËNËSI:

-Të ofrojë kontributin e tij/saj në proces përmes raportit të vetëvlerësimit dhe përgatitjes së formularit të planifikimit dhe të realizimit të tërësisë mësimore, të cilat i ofron MAShT;

-Të hartojë planin e zhvillimit personal profesional sipas rezultateve të vlerësimit të performancës. Ky plan duhet të hartohet në bashkëpunim me drejtorin e shkollës[7].


  1. ^ a b c "Monitoring and Evaluating Policy" (PDF). {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Newton, E (1988). "Teacher Perspectives on the Evaluation of Teachers". Educational Studies. 14: 275–288. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b "School planning and monitoring". School Education Gateway. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c d e Yonghong, Cai (2006). "Theory and Practice on Teacher Performance Evaluation". Front Education China: 29–39. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Performance assessment teachers". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ More, T (1969). "The Evaluation of Teaching Performance". Journal of Educational Administration. 7: 127–136. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b c d e f g "Korniza strategjike per zhvillimin e mesimdhenesve". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)