Përdoruesi:Portalb

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Portalb.mk

Portal informativ në gjuhën shqipe në Maqedoni

PortAlb.mk udhëhiqet nga një ekip i gazetarëve profesionalë, që kanë për qëllim të tejkalimit të problemit me mungesën e e-përmbajtjeve relevante në gjuhën shqipe për Maqedoninë dhe botën e jashtme.

Ekipi i Portalb i përbërë nga gazetarë të rinj, por njëkohësisht me përvojë, ka për qëllim të ofrojë një paletë më të gjerë të lajmeve, të cilat tejkalojnë pengesat gjuhësore dhe pengesat e tjera, ndërmjet sferave mediatike në vend dhe në rajon, nëpërmjet njoftimit objektiv të bazuar në zbatimin dhe promovimin e standardeve profesionale.

Ky portal informativ filloi me punë më 6 prill 2012 në Shkup. Redaksia ka korrespodentë në disa qytete të Maqedonisë, të cilët sigurojnë informata drejtpërdrejtë nga terreni, e poashtu bashkëpunon edhe me mediume të tjera në gjuhë të ndryshme, që lexuesve t'u ofrojë një zgjedhje më të pasur të përmbajtjeve interesante. Pjesa për mendime dhe qëndrime mundëson komunikim me publikun të intelektualëve dhe përfaqësuesve të sektorit civil nëpërmjet kolumnave dhe eseve, ndërsa ekipi i PortAlb.mk, poashtu informon për temat aktuale me interes për bloguesit, shfrytëzuesit e Twitter-it dhe të mediumeve të tjera sociale.

Përmbajtjet e Portalb.mk janë të publikuara nën licencën Creative Commons thekso-burimin 2.5, me të cilën mundësohet përbashkimi i tyre nëse theksohet burimi (dhe të vendoset linku për tek ai) që bloguesve dhe mediumeve të tjera t'u mundësojë shfrytëzim dhe përbashkim më të lehtë të informatave të publikuara.

Sipas Elida Zylbeari, kryeredaktore e PortAlb.mk, duke i zbatuar standardet profesionale të përshtatura ndaj mjedisit të ri digjital, ai do të mundësojë hapjen edhe të një hapësire për debat publik dhe ku mund të realizohet e drejta e lirisë së të shprehurit, në ç'mënyrë do të kontribuojë për avancimin e demokracisë në vend.

Adresa e ueb-faqes është www.portalb.mk, ndërsa ekipi i tij komunikon me publikun edhe nëpërmjet Twitter-it , Facebook-ut , Google+ dhe Youtube

External links Official website: www.portalb.mk