Përdoruesi:Xhuljansadiku/sandbox

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Hoxhë Gentjan Mara lindur në Tiranë më 04 Qershor 1985 në një familje ku feja ishte prezente edhe në kohën e zymtë të regjimit komunist.

Kontaktet me besimin Islam i pati që në vitin 1991 atëherë kur u lejua dhe liria e fesë në vendin tonë, duke shoqëruar gjyshin e tij në faljet e të xhumave, teravive dhe bajrameve.

Duke shprehur interes për nxënien e fesë, familja e dërgoi të mësonte tek një hoxhë I lagjes, Hasan Kallja (Allahu e mëshiroftë!) atëherë kur hoxha ishte vetëm 7 vjeç.

Më 1995 i bashkohet karvanit të nxënësve të Medresesë ku shkëlqeu akoma dhe më shumë në lëndët e karakterit fetar, kjo bëri që në vitin 1999-të të përzgjidhej një nga 2 nxënësit që do ndiqnin studimet në Katar me bursë të plotë.

1999-2001 ndoqi studimet e gjuhës arabe pranë “Ma’hedud dijni” Insituti i fesë në Doha, Katar, por duke mos ndjerë qetësinë e duhur bëri që të shkëputej për tu drejtuar drejt Sirisë ku do ndjekë një sërë shkollash dhe një sërë fazash studimore.

I diplomuar për studime Islame nga kompleksi “ Muxhemush Shejh Ahmed Kiftaro” në vitin 2011 kthehet në vendlindje për ti shërbyer fesë dhe besimtarëve në sferat e ndryshme të jetës.

Nga korriku i 2011 dhe deri më tani ai shërben si hatib pranë xhamisë “Mexhid Ali Kuka” në Tufinë.

Më 2015-2016 u angazhua si përkthyes i lirë i arabishtes pranë UNHCR, kohë që do hapte derën për tu shërbyer qindra emigrantëve që kalonin në vendin tonë.

Ai ka një kontribut të konsiderueshëm në Radio dhe Televizion, emisione që janë me qindra të transmetuar dhe në proçes regjistrimi dhe shumë të tjerë.

I martuar dhe baba i katër fëmijëve.

https://www.gentjanmara.com