Përdoruesi:Xinxerfile/Kodi poetik i Agollit - Studim monografik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kodi poetik i Agollit - Studim monografik[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kodi poetik i Agollit studim monografik i studiueses Majlinda Nana Rama. Redaktor shkencor: Ali ALIU. Botuesi: Nacional. Faqet e librit 202.

Pas botimit të librit me poezi me titull “Lulet e egra”, botuar nga “Vatra”, Shkup, njërit nga librat më të shënuar në poezinë shqipe të vitit që lamë pas, Majlinda Rama sjell në dritë edhe një studim monografik mbi poezinë e Dritëro Agollit... Edhe në këtë fushë, të kritikës letrare, ku bëri shenjë që në librin e parë,“Kritika letrare”, 2014, botuar po ashtu, nga “Vatra”, Majlinda vjen sërish me një qasje serioze dhe vrojtim krejt ndryshe. Ajo sjell një këndvështrim, përkatësisht këndlexim të vetin. Ky libër vjen gjithëpërfshirës dhe gërrmues. Autorja thellohet në pikëpamjet filozofike, shoqërore e estetike të poetit, shpalos shtresa kuptimore, prek pikat e lidhjes formë-përmbajtje-mesazh. Me pak fjalë, lexuesi do të gjejë te ky libër shenja të një konstanteje të vazhdueshme të tekstit poetik. Një studim që gjurmon dhe gjen muzat shpërthyese të Dritëroit që në fillimet e veta, pastaj në rrethanat e kufizimeve ideologjike të krijimtarisë artistike, duke u përqendruar kryesisht në fazën e majave poetike të tij që daton nga fillimi i viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar e që hapet me kryeveprën “Pelegrini i vonuar”. Seria e vëllimeve që do ta pasojnë rrugën e“Pelegrinit”, me të drejtë e vëren Majlinda, shënojnë majat poetike të Dritëroit, por edhe ato të poezisë shqipe. Shembujt që sjell autorja nga vargjet e tij, janë padyshim portrete dhe portretizime, shpesh, në momente rrëqethëse të viteve të mbrapshta, të marrosura në hapësirën shqiptare... Rama sjell tërthorazi edhe rrugët e formimit, të shkollave dhe formateve krijuese poetike universale, formimin kulturor e letrar, poetikat krijuese, kontakte dhe përkime të asimiluara kreativisht me vepra dhe autorë, me trashëgimi autoktone etj. Majlinda është kërkuese e sferave të lexuara por të pazbuluara të poetit të madh. (Akademik Ali Aliu)