Jump to content

Përdoruesi diskutim:Alushi/Arkiva 002

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Alushi/Arkiva 002. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Qverisja dhe udhëheqja në arsim

[Redakto nëpërmjet kodit]

--Alushkryeziu 10 Tetor 2006 17:10 (UTC)

Si të bëheni udhëheqës i suksesshëm?
(Udhëzues)
Qëllimi
• Qëllimi i këtij udhëzuesi është që udhëheqësit e shkollave, administratorët dhe zyrtarët administrativë, studentët dhe mësimdhënësit të aftësohen për menaxhim dhe administrim...
• Qëllimi për vetëdijesim mbi rolin dhe rëndësinë e arsimit për individin dhe shoqërinë...

A duhet të jemi ithtarë ?

[Redakto nëpërmjet kodit]
• Nuk është kurrfarë turpi të jesh ithtar. Nga ana tjetër, nuk është kurrfarë nderi të mbetesh ithtar.
• Shumica e udhëheqësve të mëdhenj filluan si ithtarë. Ata u bën udhëheqës të mëdhenj për arsye se ishin ithtarë, inteligjent. –N.H.
Arsimi është boshti kurrizor i një shoqërie njerëzore
Në tavolinën ku unë qëndroj kam mësuar një të vërtetë të madhe.
Përgjigjja për të gjitha problemet kombëtare
Përgjigjja për tëgjitha problemet e botës – vërtitet për një fjalë të vetme.
Ajo është arsimi.

Lyndon Johnson, ish kryetar i SHBA-ve


Qeverisja dhe udhëheqja në arsim
• Si të bëheni udhëheqës i suksesshëm?
• ‘’Së pari zgjoje në të afërmin, dëshirën për veprim. Nëse këtë e arrin, e gjithë bota do të jetë pranë tej, nëse jo – do të mbeteni vetëm.’’ - Dale Carnegie – Psikologjia e suksesit 1
Idetë janë forca të paprekshme, por e kanë fuqinë më të madhe se truri i njeriut i cili ua dhuron jetën. Ato e kanë fuqinë të jetojnë edhe më tej, edhe pasi që truri që i krijoi ato të shndërrohet në pluhur. – Napoleon Hill
Objektivat:
  1. Të shpjegoni etimologjinë e fjalëve drejtues, udhëheqës, administrator, menaxhues, organizator
  2. Të përshkruhen së paku tri kuptime të nocionit organizim
  3. Të përshkruani karakteristikat kryesore të një modeli të organizimit të suksesshëm
  4. Të shpjegoni pse organizimi i suksesshëm tejkalon gjendjen natyrore të elementeve të sistemit.
  5. Të interpretoni mendimet e ndryshme për qeverisjen dhe udhëheqjen.
  6. Të shpjegoni raportin ndërmjet organizimit dhe shkencës mbi organizimin e punës.
  7. Të zbatoni stile dhe modele të suksesshme të qeverisjes dhe udhëheqjes
Shpjegimet themelore terminologjike
Në biseda zyrtare dhe jozyrtare shpesh dëgjojmë fjalët: lidership, menaxher i mirë, drejtor i dobët, lidership i aftë, menaxhues i mirë, qeverisje joefikase, udhëheqës i rreptë, organizator i shkathët, administrator i mirë etj.. Ne me lehtësi manipulojmë me këto nocione. Por do të duhej ndalur dhe të mendojmë për dallimet e këtyre nocioneve.
Nga gjuha angleze kanë depërtuar shumë fjalë në gjuhën shqipe, si: menaxhim, fid bek, input, autput, bllek boks etj..që në një mënyrë lidhen me qeverisjen dhe udhëheqjen, dallimet qëndrojnë sepse udhëheqësi nuk është menaxher, ai nuk është as shef. Ai është më shumë se këta të dy së bashku... :Institucionet tona kanë nevojë për udhëheqës të vërtetë.

Ç’ është administrimi – menaxhimi

[Redakto nëpërmjet kodit]
• Nocioni administrim rrjedh nga fjala latine administration, që do të thot: drejtim, qeverisje.
• Fjala menaxhim rrjedh nga fjala angleze mange që do të thot: drejtoj, administroj.
Në vend të nocionit menaxhim,administrim- të përdorën nocionet qeverisje dhe udhëheqje. Megjithatë në studimet më të reja bëhen dallime ndërmjet menaxhmentit dhe udhëheqjes.
• Menaxherët janë njerëz që gjërat i bëjnë në mënyrë të drejtë.
• Udhëheqësit janë njerëzit që bëjnë gjëra të drejta.
• Menaxherët kanë pikënisje Udhëheqjen transaksionale, e cila nënkupton: Udhëheqjen e strukturës shkollore, orientimin në qëllimin e organizimit, përpilimin e planeve, sigurimin e kryerjes së detyrave, lehtësimin e qarkullimit të informacioneve, si dhe në bashkëpunimin e mirë me grupet e ndryshme shkollore, posaçërisht me mësimdhënës.
• Udhëheqësit kanë pikënisje Udhëheqjen transformuese
Atëherë kur udhëheqësit më shumë i intereson bashkëpunimi i përgjithshëm dhe pjesëmarrja me dëshirë e pjesëtarëve të organizimit sesa kryerja e detyrave të caktuara ... Udhëheqja efikase kërkon qasje që transformon ndjenjat, pikëpamjet dhe bindjet e pasardhësve... udhëheqësit transformues janë ‘’njerëz të orientuar’’: ata në vend se të përqendrohen në detyra, ndërtojnë raporte dhe u ndihmojnë bashkëpunëtorëve t’i ndërtojnë qëllimet dhe t’i identifikojnë strategjitë të cilat do t’i zbatojnë.
Ç’ kuptojmë me nocionin organizim?
Krijimi i një tërësie që tërësia të këtë jetë.
Cila është etimologjia e fjalës organizim?
Fjala organizim vjen nga fjala neolatine organization dhe ka kuptimin e bashkimit të pjesëve të veçanta (organeve) në një tërësi, ashtu që tërësia të mund të jetojë.
Cili është kuptimi i gjerë i nocionit organizim nga aspekti njerëzor?
• Në kuptimin e gjerë, organizim do të thotë secila formë e bashkimit të njerëzve me qëllim të kryerjes së një detyre të caktuar
A ka mbështetje shkencore organizimi ?
Organizimi është shkenca mbi parimet për arritjen e rezultateve optimale në realizimin e qëllimeve dhe të detyrave të parashtruara. Është një shkencë me baza inter dhe multidisiplinare dhe ndërlidhet me shkencat, siç janë: ergologjia, psikologjia, planifikimi, qeverisja, kibernetika, teoria e informacionit, futurologjia etj..
Cila është detyra e organizimit ?
Organizimi ka për detyrë ndërtimin e një ambienti – mjedisi të rregulluar. Mjediset e parregulluara janë të paorganizuara. Ndryshe organizimi cilësohet si rezultat i rregullimit të pjesëve dhe të elementeve në tërësi, në atë mënyrë që të gjitha elementet të sillen në kuadër të një tërësie unike dhe të qëllimit të parashtruar unik.
Ç’ është mjedisi i rregulluar ?
Me mjedis të rregulluar nënkuptojmë veprimin e harmonizuar ndërmjet elementeve të një tërësie, të cilat në bashkëveprim duhet të punojnë për realizimin e qëllimit të caktuar. Harmonia e pjesëve dhe e tërësisë është karakteristika themelore e secilit sistem organizues. Harmonia e pjesëve dhe e tërësisë krijon stabilitetin e sistemit.
Ç’ është sistemi ?
Bashkësia e elementeve të një tërësie të cilat ndërveprojnë në realizimin e një funksioni, quhet sistem.
Sistemet ndahen në bazë të shumë kritereve:
Të thjeshta, të ndërlikuara (aleatore), natyrore, shoqërore, statike,dinamike, stabile, ultrastabile e etj..
Shkolla është një sistem i ndërlikuar që përbëhet nga shumë nënsisteme, po ashtu të ndërlikuara (nxënës, mësimdhënës,staf drejtues, staf teknik, sisteme fizike: klasë, godina shkollore, laboratorë, biblioteka etj.).
Ç’ është çorganizimi?
Me çorganizim prishet veprimi i harmonizuar, çrregullimi i marrëdhënieve ndërmjet elementeve të një sistemi
Cilat janë dobitë nga organizimi shkencor ?
• Organizimi shkencor i punës u hap horizonte të reja shkollave...
• Duhet se paku dy vetë që koordinimi dhe angazhimi i tyre për realizimin e një projekti të këtë kuptim. Pa njerëz nuk ka organizim. Organizimi është produkt i qeverisjes dhe i udhëheqjes.
Ç’ është qeverisja–drejtimi ?
• Qeverisja mund të definohet si bashkësi e masave dhe e aktiviteteve për sigurimin e një shkalle më të lartë të organizimit me qëllim të arritjes së rezultateve më optimale, ose edhe si mënyrë e zgjedhjes së alternativave qeverisëse që mundësojnë arritjen e synimeve – vizioneve.
• Qeverisja merr vendime strategjike afatgjata.
Ç’ është udhëheqja ?
• Është pjesë e qeverisjes. Udhëheqja merr vendime operative, është taktikë.
• Njerëzit nuk dëshirojnë të qeverisen, ata dëshirojnë të udhëhiqen nga dikush.
• S’ka menaxher botëror, ka udhëheqës botëror.
• Udhëheqja është ndikim.
• Qeverisja dhe udhëheqja janë instrumente dhe çelës për një shkollë të efektshme.
Reflektim për udhëheqjen
• Të dish ta bësh një punë, është rezultat pune
• T’u tregosh të tjerëve, është arritje e mësuesve
• Të kujdesesh që punën ta bëjnë të tjerët, është arritje e menaxherit.
• T’i frymëzosh të tjerët që punën ta bëjnë më mirë, është arritje e udhëheqësit
Bazat e qeverisjes dhe të udhëheqjes – 20 përgjigje për 20 pyetje
Me gjithë përpjekjet tona që të dallojmë qeverisjen dhe udhëheqjen, qeverisja dhe udhëheqja vështirë se mund të ndahen në jetën e përditshme të shkollave.
E ardhmja u takon atyre që mësojnë atë që duhet mësuar për të bërë atë që duhet bërë. - Dennis Waitley
Libri i mirë në kohën e mirë mund ta ndërroj krejtësisht jetën.
Nëse jeta ju ka dhuruar një limon, bëjeni një limonadë!
Çfarë duhet të jetë një udhëheqës – ose si të bëheni udhëheqës të suksesshëm?
Është krejt normale të keni dëshirë të bëheni udhëheqës! Me ndryshimin e mënyrës së të menduarit, mund ta ndryshojmë edhe jetën tonë.- D.Carnegie
Njerëzit çmohen jo për atë çka dijnë por për atë çka bëjnë me atë që dinë.
Tërë ajo që mund të paramendohet e të besohet nga mendja e njeriut, mund edhe të realizohet.
Nëse doni të jeni udhëheqës efektiv ju duhet:
  1. Të keni ndikim
  2. Të punoni me prioritete
  3. Të jeni të ndershëm
  4. Të krijoni dhe të prodhoni ndryshime pozitive
  5. Të jeni i gatshëm dhe i aftë të zgjidhni probleme.
  6. Të keni qëndrim të drejtë dhe pozitiv - të keni pritshmëri – ambicie /pozitive/ të larta.
  7. Të jeni i aftë të ndihmoni zhvillimin e njerëzve të tjerë.
  8. Të keni vizione.
  9. Të keni vetëdisiplinë.
  10. Të jeni i gatshëm të punoni për zhvillimin dhe përparimin e përhershëm të bashkëpunëtorëve tuaj.
  11. Të jeni "nxënës" gjatë gjithë jetës.
  12. Të jeni këmbëngulës, të palëkundur dhe të vendosur në zbatimin dhe në respektimin e normave morale dhe të ligjeve pozitive e demokratike.
Për të qenë udhëheqës efektiv i arsimit, ju duhet të jeni njeri me ndikim
• Udhëheqësi, që mendon të jetë i suksesshëm duhet ta këtë të qartë trekëndëshin e forcës. ( njohja, komunikimi, ndikimi )
Që të bëheni udhëheqës me ndikim ju duhet të kaloni nëpër pesë nivele:
  1. Pozita - Ju nuk duhet të jeni shef, ju duhet të jeni udhëheqës me ndikim. (Niveli më i ulët është pozita)
  2. Lejimi - udhëheqja bëhet me zemër jo me kokë
  3. Suksesi - ndjenja e kënaqësisë për suksesin e arritur
  4. Zhvillimi i njerëzve – besimi dhe besnikëria
  5. Veçantia – origjinaliteti – vetëm disa njerëz kanë arritur këtë nivel, kanë tejkaluar edhe veten e tyre.
Koment:
Kemi disa lloje të udhëheqësve:
  1. Udhëheqësi i lindur – ka lindur udhëheqës
  2. Udhëheqësi i shkolluar – lexon dhe kontakti me njerëz
  3. Udhëheqësi potencial – ai që dëshiron të bëhet udhëheqës
  4. Udhëheqësi i kufizuar – nuk ka lindur as nuk është shkolluar
Ju duhet të punoni me prioritete – prioritetet janë çelës i udhëheqjes së suksesshme.
• Pjesëmarrja e gjer në kriteret për vendosjen e prioriteteve, sukses i garantuar në realizimin e tyre
Investimi në dituri sjell kamatat më të miraBenjamin Franklin
Çdo lexues nuk është udhëheqës, por çdo udhëheqës duhet të jetë lexuesHarry Truman
Që të jesh udhëheqës i suksesshëm, duhet të jesh patjetër i ndershëm
• ‘’E humba pasurinë, nuk humba asgjë; e humba shëndetin, humba diçka ; e humba karakterin, humba çdo gjë’’
• Të edukosh, të mësosh, të kërkosh nder dhe moral, domosdo duhet vet të jesh me ato të mira.
• Morali është baza ose boshti kurrizor i shoqërisë së shëndoshë
• Nëse nuk jeni i moralshëm mos bëni përpjekje të bëheni udhëheqës !
‘’Organizata është hije e zgjatur e një njeriu’’- Emersoni
Si të fitojmë besimin e bashkëpunëtorëve ?
  1. Ndershmëria nxit besimin – virtyti kryesor i udhëheqësit
  2. Integriteti ka ndikim të madh - ‘’Organizata është hije e zgjatur e një njeriu’’- Emersoni
  3. Integriteti siguron kritere të larta.
  4. Integriteti shton autoritetin, asnjëherë nuk na dëshpëron.
  5. Integritet d.m.th. para se të udhëheqësh njerëz, duhet të jetosh sipas rregullave të tyre.
  6. Integriteti i ndihmon udhëheqësit të jetë i suksesshëm
  7. Integriteti është një arritje e vështirë, duhet të kesh vetdisiplinë, besim, etj. Duke marrë parasysh vështirësitë, pasojat, dhembjet.
Suksesi i juaj, si udhëheqës, matet me suksesin e ndryshimeve pozitive
‘’E ndërruat udhëheqësin, keni ndërruar organizatën... Ndryshimi do të thotë zhvillim.’’ John Maxwell
• Ju do të jeni efektiv si udhëheqës vetëm nëse bëni ndryshime pozitive në mjedisin tuaj. Ju dhe institucioni i juaj do ta kenë autoritetin, respektin, përkrahjen, besimin... Ju jeni karizmatik dhe prijës i vërtetë.
• Ndryshimi, në rend të parë është i kushtëzuar nga udhëheqësi.
Para se të vendosni për ndryshime, përpilohet një regjistër me pyetje, nëse marrim përgjigje pozitive ndryshimin më lehtë do ta bëjmë, por nëse marrim përgjigje mohuese ndryshimin duhet ta lini për më vonë.
Udhëheqësi konservator – ndryshimet nuk i dalin të suksesshme
• Pikat e dobëta që pengojnë ndryshimet – udhëheqësi joefektiv
  1. Pak i kupton njerëzit
  2. I mungon imagjinata
  3. Ka probleme personale
  4. Ndihet i sigurt dhe i vetëkënaqur
  5. Nuk është i organizuar
  6. Ka sulme hidhërimi
  7. Nuk dëshiron të rrezikojë
  8. Është i pasigurt dhe ka qëndrim mbrojtës
  9. Mbetet i pandryshueshëm
  10. Nuk ka shpirt për punë ekipore
  11. Lufton kundër ndryshimeve
Pyetja: ‘’A ka ardhur koha për ndryshim?’’ – ka rëndësi të veçantë
Koha është me rëndësi sepse:
Vendimi i gabuar në kohën e gabuar = shkakton përmbytjen
Vendimi i gabuar në kohën e drejtë = është gabim
Vendimi i drejtë në kohën e gabuar = shkakton mospranimin e ndryshimit
Vendimi i drejtë në kohën e drejtë = prodhon suksesin
• Ndryshimet mund të shihen si:
  1. Revolucionare ( si diçka krejt ndryshe nga ajo që ka qenë deri tash)
  2. Evolutive (përmirësim i gjendjes ekzistuese)
Zgjidhja e problemeve rrit efektin e udhëheqjes
Shqiponja përballët me vështirësi me rrymat e forta të ajrit, ka problem.
• Por po t’i heqim ajrin a mund të fluturojë shqiponja?
Në kohën postmoderne problemet janë miqtë tanë më të mëdhenj.
• Udhëheqësi i aftë gjënë mënyrën më të mirë që t’i zgjidhë problemet në organizatë, përshpejton efektin e zhvillimit të organizatës , të njerëzve e personave me të cilët punon.
Janë katër shkaqe që njerëzit nuk punojnë si duhet:
  1. Nuk dinë çfarë do të duhej të bënin
  2. Nuk dinë se si duhet të punojnë
  3. Nuk dinë pse duhet të punojnë
  4. Ekzistojnë pengesa që i tejkalojnë mundësitë e tyre
Shkolla, si një ndërmarrje komplekse, përbëhet nga një mori problemesh që duhet zgjidhur çdo ditë. Aftësia e udhëheqësit që të zgjidhë problemet, është kusht i domosdoshëm për udhëheqje të suksesshme.
Provimi më i madh i udhëheqësit është aftësia që të hetojë problemin para se të bëhet problem urgjent.
Udhëheqësit e mëdhenj problemet i hetojnë në këto mënyra:
• E hetojnë pra se të tjerët ta shohin (intuita)
• Fillojnë të gjurmojnë pas tij dhe të parashtrojnë pyetje (gjurmimi)
• Mbledhin të dhëna (i rregullojnë faktet)
• Ndjenjat dhe zbulimet e veta ua tregojnë njerëzve të besueshëm (komunikimi)
• Definojnë problemin (me shkrim)
• I verifikojnë mjetet e veta të punës (vlerësimi)
• Marrin vendim (udhëheqja)
Procesi i zgjidhjes së problemeve kalon nëpër disa etapa:
• Përcaktoni problemin
• Problemet renditni sipas prioritetit
• Definoni problemin (parashtroni pyetjet e vërteta, bisedoni me njerëz të vërtetë; mblidhni fakte, angazhohuni në proces)
• Kërkoni alternativa për zgjidhjen e problemit
• Zgjidhja e problemit
• Verifikimi – prova për të konstatuar se problemi vërtet është zgjidhur
Me qëndrim udhëheqësi zhvillon potencialin e tij
• Meqë qëndrimet i përcaktojnë sjelljet tona, atëherë mund të thuhet se këto janë ndër pasuritë tona më të mëdha.
• Udhëheqësi pa qëndrim të vetin është një shëtitës pas të cilit askush nuk shkon.
‘’Zoti përzgjedh atë nëpër të cilën kalojmë ne.
Ndërsa ne zgjedhim se si do të kalojmë nëpër të.’’

Viktor Franklin
Të udhëheqësh, do të thotë të zhvillosh njerëzit – pasurinë tonë më të shtrenjtë
‘’Miku im më i mirë është ai i cili nxjerr
nga unë atë që është më e mira’’- Henry Ford
• Emersoni ka thënë: ‘’Çdo njeri që njoh në një farë mënyre është më i vlefshëm se unë, sepse nga secili mësoj diçka.’’
Të udhëheqësh në mënyrë të suksesshme, do të thotë të punosh për zhvillimin e njerëzve, që organizatën ta shndërrosh në një organizatë ku të gjithë mësojnë, ku të gjithë zhvillohen dhe të gjithë përparojnë.
Zhvillimi i njerëzve mund të bëhet duke respektuar këto parime:
  1. Vlerat e njeriut. Kjo është çështje e qëndrimit tim.
  2. Besimi ndaj njerëzve. Kjo është çështje e kohës sime.
  3. Ndershmëri në raport me njerëzit. Kjo është çështje e karakterit tim.
  4. Kritere për njerëz. Kjo është çështje e vizionit tim.
  5. Ndikimi në njerëz. Kjo është çështje e udhëheqjes sime.
Udhëheqësi është i suksesshëm në zhvillimin e njerëzve kur:
  1. Nxjerr parashikime të drejta për njerëzit
  2. Parashtron pyetje të drejta për njerëzit
  3. Kur njerëzve ju ofron ndihmë të vërtetë
•Nëse ju detyroheni ta thoni një vërejtje kritike, atëherë duhet t’i thoni nëntë vërejtje pozitive që të ekuilibroni një vërejtje negative
Vizioni që të jetë efektiv duhet të jetë :
  1. Sfidues – çdoherë afër por jo i paarritshëm
  2. I qartë – jo i hapur ndaj interpretimeve kontradiktore
  3. I paharrueshëm – formulim që nuk është më i gjatë se 20-25 fjalë
  4. Përfshirës – një formulim që mundëson dhe fuqizon
  5. I udhëhequr nga vlera – duhet të këtë lidhje të fuqishme me vlerat e organizatës
  6. Vizual – që mund të pasqyrohet në mënyrë vizuale
  7. Mobilizues – të kërkojë përgjigje nga të gjithë
  8. Matës – të gjithë mund të krahasojnë veprimet e tyre me të
  9. I lidhur me nevojat e klientëve – arritjet e nxënësve
                         Vizioni
 
    i përbashkët             i arritshëm
           
 bashkëpunoj          planifikoj             ndryshoj
Esenca e lartë e udhëheqësit është, se ai duhet të këtë vizion
                        Synimi 
Çmimi i udhëheqjes - vetëdisiplina
• Udhëheqja është një aktivitet i ndërlikuar që funksionon duke ushtruar ndikim mbi të tjerët. Por që të arrihet kjo, ne duhet të kemi ndikim mbi veten tonë. Fitorja mbi veten është fitorja më e madhe që individi mund të arrijë. Kjo nuk mund të arrihet pa vetëdisiplinë.
• Mbani mend:Natyra njerëzore nuk mund të frenojë forcën e pakufizuar. Forca duhet shfrytëzuar vetëm në dobi të njerëzimit; udhëheqësit mund të ndahen shumë lehtë nga njerëzit e vet. Zhvillojeni integritetin tuaj. Jetoni sipas asaj çfarë të tjerëve ua mësoni; bëjeni atë që e thuani (por para se ta thoni, duhet të mendoheni mirë). Duhet të jeni të sinqertë ndaj të tjerëve.
• Ajo që është më e mirë për tjerët, vendoseni para asaj që është e mirë për ju.
Suksesin e udhëheqësit tuaj e përcaktojnë edhe ata që janë afër jush – zhvillimi i personelit
‘’Metoda e parë e vlerësimit të inteligjencës së një udhëheqësi është që të shikohen njerëzit që i ka tubuar rreth vetes’’- Niccolo Machiavelli
• Populli thotë: Çfarë je, ashtu shokët i ke
• Shkenca thotë: Suksesin tënd e përcaktojnë ata që janë afër teje
Carnegie ka thënë: ’’Kur të kuptoni që njerëzit mund t’ju ndihmojnë që të punoni më mirë sesa do të kishit punuar vetëm, e keni bërë një hap të madh në zhvillimin tuaj.’’ Në ish shoqëritë socialiste, kjo logjikë ende nuk është kuptuar, udhëheqësi përzgjedh njerëz të dobët dhe të dëgjueshëm.
Çdo ngritje dhe çdo rënie bie mbi udhëheqjen.
Ekipi i fortë i udhëheqjes përbëhet nga:
• Udhëheqës të jashtëzakonshëm
• Njerëz të mirë të zgjedhur me kujdes
• Njerëz që punojnë për të fituar
• Njerëz që anëtarët tjerë të ekipit i bëjnë edhe më të suksesshëm
• Njerëz që përherë punojnë për përmirësim të vazhdueshëm
Dy mënyra janë që njerëzit të mund të bëjnë atë që ju dëshironi:
• Presioni – mjet skllavërie
• Bindja – metodë e njerëzve të lirë
Udhëheqësit efikas i shmangin ‘’shtatë’’ mëkate vdekjeprurëse:
  1. Përpjekja që njerëzit të fitojnë simpati në vend të respektit
  2. Të mos kërkojnë këshilla dhe ndihmë
  3. Refuzimi i talentit të personelit duke theksuar rregullat e jo shkathtësitë
  4. Kriticizmi, por jo në mënyrë konstruktive
  5. Të mos zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë tek anëtarët e ekipit
  6. Të veprojnë ndaj të gjithëve njësoj
  7. Të mos i informojnë njerëzit – ekipet fituese i zgjedhin njerëzit e mirë
Udhëheqësi efikas – është ‘’nxënës’’ i përjetshëm
‘’Ata të cilët nuk janë të suksesshëm, zakonisht gabojnë kur besojnë se periudha e fitimit të diturisë përfundon atëherë kur e përfundojnë shkollimin.‘’ – N. Hill
‘’Në momentin kur mësuesi ndal të mësuarit në mësuesin vdes mësuesi.’’
Udhëheqësi duhet të jetë ‘’nxënës’’ i përjetshëm.
Udhëheqësi efikas – zbatues dhe respektues i ligjeve demokratike
• Udhëheqja nuk mund të jetë efikase po nuk i zbatoi rregullat, dispozitat pozitive ligjore dhe demokratike.
Nuk thuhet kot se Zoti është i pari, pas tij vjen ligji e më pas udhëheqësi.
Udhëheqësi duhet t’i njoh ligjet...
Udhëheqësi udhëheq me stil demokratik - Stilet e udhëheqjes
Ndikim të madh kanë edhe stilet e udhëheqjes
Përmenden tri lloje:
  1. Stili autokratik i udhëheqjes
  2. Stili demokratik i udhëheqjes
  3. Stili liberal i udhëheqjes
Udhëheqësi i suksesshëm udhëzon, këshillon, monitoron - Grushti drejtues
Tre gishtërinjtë pyesin udhëheqësin:
  1. A i është dhënë detyra njeriut kompetent?
  2. A janë dhënë udhëzimet dhe rekomandimet e duhura, dhe nëse janë dhënë, a janë dhënë si duhet?
  3. A është bërë kontrolli, ndjekja dhe vlerësimi i punës së tij në fazat e caktuara?
Udhëheqësi i suksesshëm u përshtatet fazave të zhvillimit – Tipat e udhëheqësve sipas fazave të zhvillimit
Si çdo sistem tjetër edhe shkolla i ka fazat e veta zhvillimore të:
  1. Ndërtimit
  2. Rritës
  3. Specializimit
  4. Konsolidimit
  5. Likuidimit - shuarjes
  6. Përmirësimit të vazhdueshëm
Udhëheqësi i suksesshëm krijon sistem efikas të informacionit dhe të dokumentacionit
Nuk mund të këtë qeverisje dhe udhëheqje pa këmbim të informacionit. Informacioni është faktor i evitimit të pasigurisë dhe parandalim i çorganizimit.....
Për t’u mbajtur sistemi i informacionit, udhëheqësi duhet të dijë të përdorë kompjuterin.
Personaliteti i udhëheqësit përcakton suksesin e udhëheqjes
• Udhëheqësi duhet të jetë një personalitet i integruar dhe i plotë, të posedojë cilësi fizike, mentale, etike, emocionale, estetike dhe teknike punuese. Koeficienti i inteligjencës mbi mesataren etj.. Sinqeriteti, ndershmëria, drejtësia, guximi, trimëria, vendosmëria, qëndrueshmëria, vetëdisiplina etj.
• Vetit negative të ‘’udhëheqësit’’ janë: dilentatizmi, komandimi, tutorizmi , burokratizmi, pengimi i nismave, voluntarizmi, pabesia, pragmatizmi, karrierizmi, teknokracia, servilizmi, poltronizmi, ambicia e sëmurë, manipulatizmi, perfiditeti, josinqeriteti, cinizmi, sharlatanizmi, intriganizmi etj...
Profili i udhëheqësit të suksesshëm:
Profesionist mësimdhënës
menaxher
hulumtues
nxënës
futurolog-inovator
koordinator biznesmen
Përgatitur nga Alush Kryeziu, mësimdhënës


  • Qeverisja dhe udhëheqja në arsim është një modifikim nga burimi me të njëjtin titull ,,Qeverisja dhe udhëheqja në arsim’’ H.Hyseni, N.Mita, J,Salihaj dhe D.Pupovci. Unë vijues i trajnimit kam të përgatitur nëntë module dhe mendoj se ia vlen të publikohen