Përdoruesi diskutim:Bujare Zhubi

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Bujare Zhubi. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

VALËT ELEKTROMAGNETIKE TË PAKUFIZUARA[Redakto nëpërmjet kodit]

Nga sistemi i ekuacionet e Maksuellit është e qartë se fusha elektrike dhe magnetike janë shkaktare e njëra tjetrës. Prandaj fusha e cila shkaktohet nga veprimi i ndonjë gjeneratori mund të ekzistojë edhe pas ndërprerjes së burimit. Pra, fusha elektromagnetike, e cila e krijuar një herë, përhapet pavarësisht nga burimi quhet valë elektromagnetike. Pra, valët elektromagnetike janë formë e veçantë e fushës elektromagnetike e cila lëvizë në krahasim me vështruesin. Kjo lëvizje paraqet shpejtësinë e përhapjes së valës. Karakteristikë themelore e valës elektromagnetike është se fusha e saj gradualisht dobësohet duke u larguar nga burimi. Pra, thuhet se vala përhapet nga burimi. Ekzistojnë lloje të ndryshme të valëve, p.sh. antena dhënëse emeton valën elektromagnetike e cila, në hapësirë të zbrazët, përhapet në formë radiale në të gjitha drejtimet (edhe pse në disa drejtime fusha është më e fortë se në drejtime tjera) dhe paraqet një valë sferike. Në hapësirën e zbrazët vala përhapet me shpejtësi të dritës. Nga ana tjetër, në materie, shpejtësia e përhapjes së valës varet nga frekuenca. Dukuria e varësisë së shpejtësisë së përhapjes së valës nga frekuenca quhet dispersion. Në rastin kur vala përhapet nëpër një strukturë përcjellëse siç është linja transmetuese, vala elektromagnetike thuhet se udhëton nëpër mjedisin përcjellës. Sipërfaqja e tokës dhe jonosfera paraqesin dy sipërfaqe kufitare paralele të një strukture përcjellëse natyrale për përhapjen e valëve. Jonosfera është një reflektor i mirë në frekuencat (3deri 30 MHz) duke e lejuar udhëtimin zigzag të valës ndërmjet dy sipërfaqeve kufitare, fig.1



Valët elektromagnetike (EM) mund të udhëtojnë gjithashtu edhe në mjedisin e pakufizuar. Valët e dritës që emetohen nga dielli dhe valët radio transmetuese që emetohen nga antenat janë shembuj tipik. Theksi i veçantë në këtë kapitull është pikërisht përhapja e valëve në mjedise të pakufizuara. Do të shqyrtohen mjediset me humbje dhe ato pa humbje. Përhapja e valëve në mjediset pa humbje (dielektriku ideal siç është ajri) është e ngjashme me përhapjen e valëve në linjën transmetuese pa humbje. Në mjediset me humbje, që karakterizohen me përçueshmëri të ndryshme nga zero, siç është p.sh. uji, një pjesë e fuqisë që bartet nga valët EM shndërrohet në nxehtësi.

</ref> [1]

Kur energjia emetohet nga burimi, siç është antena, vala përhapet nga antena në formë të valës sferike, siç shihet në fig.2(a).Megjithëqë antena mund të rrezatojë më tepër energji në një drejtim se në drejtimet tjera, vala sferike udhëton njëtrajtshëm. Nga vështruesi i cili gjendet mjaft larg nga burimi, balli i valës sferike duket përafërsisht i rrafshët (planar) sikur të ishte pjesë e valës së rrafshët me veti të njëjta në të gjitha pikat e rrafshit (fig.2(b)).Marrë rigorozisht vala e rrafshët në praktikë nuk ekziston sepse nuk ekziston burim i tillë i idealizuar që do t’i krijojë valët e këtilla dhe është lloji më i thjeshtë i valës EM. Këto valë varen vetëm nga një koordinatë hapësinore, dhe do të jenë objekt i shqyrtimit në këtë kapitull. Valët e rrafshëta janë me interes të veçantë teorik dhe praktik prandaj edhe studiohen për arsye se:

• teoria e përhapjes së valëve të rrafshëta është shumë më e thjeshtë nga pikëpamja matematikore se sa në rastet e valëve sferike, cilindrike etj.,

• shumë rezultate që nxjerrën për valët e rrafshëta vlejnë edhe për valë të llojeve tjera,

• në mjedise të kufizuara të hapësirës, dhe në largësi të mëdha nga burimet e rrezatimit, sipërfaqet valore mund të konsiderohen si të rrafshëta, prandaj në mjaft raste valët e rrafshëta elektromagnetike shërbejnë për modelimin e llojeve tjera të valëve që janë më të ndërlikuara se sa ato të rrafshëta.


,

</ref> [2]

  1. ^ Luan Ahma, Fushat dhe valet elektromagnetike ;Kapitulli IV ; (faqe1 )
  2. ^ Luan Ahma, Fushat dhe valet elektromagnetike ;Kapitulli IV ; (faqe2 )

--Bujare Zhubi (diskutimet) 13 qershor 2012 17:49 (CEST) --Bujare Zhubi (diskutimet)[përgjigjuni]