Përdoruesi diskutim:Erenikpeka

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Erenikpeka. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Besim Muhadri

I lindur më 20.3.1964 në Demjan të Gjakovës, Besim Muhadri, shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmin në Gjakovë, ndërsa studimet universitare për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe i kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1989. Në këtë fakultet ndoqi dhe kreu studimet pasdiplomike, ku edhe mori gradën shkencore Magjistër i shkencave filologjike. Besim Muhadri gjatë periudhës shtator-dhjetor të vitit 2005, në Akademinë Diplomatike Shqiptare në Tiranë kreu kursin pasuniversitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Që nga viti 1987 punon në arsim, ku gjatë kësaj periudhe 22 vjeçare ka kryer detyra me shumë përgjegjësi. Ai gjatë viteve 1990-2000 ishte drejtor shkolle në Demjan, ku me plot përkushtim dhe sukses kreu këtë detyrë, duke u bërë shembull i një menagjeri të mirë dhe të suksesshëm. Gjtë periudhës së pasluftës, ai punoi profesor në skollën e mesme të mjekësisë në Gjakovë, por edhe zyrta i lartë dhe inspektor i arsimit në MASHT, profesor në Fakultetin e Edukimit etj., ku po ashtu tregoi një përkushtim të veçantë që u pasqyruan me rezultate të admirueshme. Po ashtu, ai gjatë këtyre viteve, një përkushtim të veçantë tregoi edhe në sferën e politikës dhe të angazhimeve të tjera shoqërore. Duke qenë një njeri me guxim dhe përkushtim prej intelektuali dhe atdhetari, Besim Muhadri u bë një emër i shquar dhe shumë i dashur për masat e gjera popullore në rajonin e Hasit dhe të Komunave Gjakovë dhe Prizren. Duke qenë një personalitet i pranueshëm, një njeri i dashur dhe afrues, ai në vitin 1998 mori votën e elektoratit hasjan dhe u bë deputet në Parlamentin e atëherëshëm të Kosovës. Përkushtimi i tij atdhetar nuk mungoi as gjatë kohës së luftës (1998-1999), ndërsa kontributi i tij dhe i familjes së tij gjatë kësaj periudhe janë të pakontestueshme. Në zgjedhjet e para komunale, të organizuara në Kosovën e lirë, ai mori po ashtu besimin e elektoartit hasjan, duke u bërë këshillëtar i PDK-së në KK të Gjakovës, ndërkaq në zgjedhjet parlamentare te vitit 2001 dhe 2004 ai ishte kandidat për deputet i PDK-së. Puna, angazhimi përkushtues i Besim Muhadrit, në vazhdimësi dhanë rezultate të admirueshme. Emri i tij u bë një sinonim i përkushtimit atdhetar, intelektual dhe human. Kudo që punoi dhe u angazhua, u bë i pranueshëm dhe një shpresë në zgjidhjen e shumë problemeve me karakter të përgjithshëm shoqëror, në kohën kur Kosova po përjetonte ditë të vështira, qoftë në periudhën 1990-1999, qoftë edhe pas kësaj periudhe. Besim Muhadri ka botuar dhjetë libra nga fusha e letërsisë dhe e publicistikës, si: “Diçka e bukur po ndodh”, poezi, “Rigon e rrjedh nëpër Has”, panoramë letrare, “A harrohet fytyra e nënës”, poezi, “Rrënuesit vinin natën”, tregime, “Vështrime letrare”, kritikë, “Dhuna dhe krimet serbomalazeze në arsimin shqip të komunës së Gjakovës 1990-1999”, monografi, “ Të jesh poet... dialog me Din Mehmetin”, intervistë, “Dhuna dhe liria në poezinë e Din Mehmetit”, studim, “Lugishta e Hasit nga Dervish Salihu deri në luftën e UÇK-së”, monografi dhe “Tradita hasjane e shkrimit shqip”, studime dhe kritikë letrare. ___________________________________ Kontakt

Facebook Profile : Besim Muhadri E-mail: besimmuhadri@yahoo.com

Tung. Si je, a je mirë.

Tentimeve tua për të hapur artikullin mbi (shkrimtar, politika, veprimta nuk e di për çka është i njohur) ju japa fund. Shiko këtu Besim Muhadri. Si thashë, tentimeve për të hapur artikullin ju japa fund, edhe atë fund të mirë. Tani ty të mbetet të artikullosh ashtu si i ka hije, "pa mjegull" - ta pasqyroshë jeten e tij sipas rrjedhes kohore.

Upss!!! Kjo është Enciklopedi. Pra përmbaju nga "fjalët e mëdha" sepse bëhet "Lavdiopedi".--Kurreshtja 19 Gusht 2010 00:22 (CEST)

Shembull i një vitviteje tabelare :[1]. tabelat e tilla duhet të artikullohen.--Kurreshtja 19 Gusht 2010 00:29 (CEST)