Përdoruesi diskutim:Hyanjeri
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Hyanjeri. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
|
Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:
|
Tungjatjeta,
në lidhje me artikullin "Islamizmi":
Nuk jam kundra kontributit tuaj por mendoj se teksti i tij është ende në fazën e papërpunuar dmth. duhet rishikuar mirë nga ana gjuhësore, si nga formulimi ashtu edhe nga gramatika dhe drejtshkrimi.
Gjithashtu është mirë të vlejë parimi "pak dhe saktë" dmth. pa u zgjeruar shumë në hollësi të tepërta, si psh. e kaluara biografike e ndonjë partie politike. Këto e kanë vendin në artikullin e posaçëm për të.
Përsa i përket renditjes së "Islamizmit në Evropë": mendoj se do të ishte më mirë që vendet të renditen sipas peshës që kanë, dmth. madhësisë dhe rëndësisë së problemeve, kështu që mendoj që Shqipëria dhe Kosova të vendosen në fund, pas atyre të tjerave të listës. Kjo do të ishte më serioze mendoj unë. Nuk ka as problem se mund t'i shpëtojë syrit.
Gjithë të mirat. Gentius 30 shtator 2011 00:13 (CEST)