Përmbushja e të Drejtës së të Mbijetuarve për Dëmshpërblim
Përmbushja e të drejtës së të mbijetuarve për dëmshpërblim Sipas ligjit ndërkombëtar,qeveria mban përgjegjësi t’u garantojë viktimave drejtësi,të vërtetën dhe dëmshpërblim. Ky detyrim përfshijnë edhe vendosjen efikase dhe të barabartë të drejtesisë; dëmshpërblim efektiv dhe pa u vonuar për dëmet që u janë shkaktuar, përfshijnë shpërblimin,kompensimin, rehabilitimin dhe dhënien e garancise që dëme të tilla nuk do të përsëriten. Bashkarisht këto masa synojnë të adresojnë vuajtjet e viktimave dhe t’i ndihmojnë në rimëkëmbjen e jetës.
Shpërblimi për të mbijetuarit e DhSK në Kosovë është tepër i vonuar; ato e kanë vuajtur ndikimin fizik, psikologjik, social dhe ekonomik të DhSK për më shumë se 18 vite.Që nga viti 1999, si UNMIK-u ashtu edhe qeveria e Kosovës kanë dështuar në përmbushjen e detyrime të tyre ndërkombëtare ndaj të mbijetuarve, të cilat janë mbështetur dhe ndihmuar nga OJQ-të.
Të mbijetuarit nuk janë njohur nga ligjet që mundësojnë shpërblime për viktimat e luftës, qofshin këto civile apo ushtarake, të prezantuara nga UNMIK-u në vitin 2000 dhe nga Qeveria e Kosovës në 2012-ën. Në marsin e 2014-ës, pas një fushate të gjatë aktivizimi dhe përkrahje të udhëhequr nga OJQ-te grave që punojnë me të mbijetuarit, dhe mbështetesit e kauzës, e drejta e të mbijetuarve për dëmshpërblim, përfshi edhe kompensimin janë njohur me anë të ndryshimit të ligjeve egzistuese për të drejtat e luftërave dhe viktimave të tjera civile të luftës. Ligji i ndryshuar ju ofron të mbijetuarve meshkuj dhe femra njohje publike dhe të drejtën për të aplikuar për shpërblim administrator.
Ligji me numër 03/L-054 njeh statusin e viktimave seksuale gjatë luftës
- 1.11. Viktimë e dhunës seksuale të luftës – personi i cili i ka mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit brenda periudhës së 27.02.1998 deri më 20.06.1999.
- Viktimat e dhunës seksuale të luftës përfitojnë beneficionet personale të parapara në paragrafët 1.5. 1.8. si dhe 4 e 6, të nenit 6 të ligjit në fuqi.
- 2.7. baza e pensionit të personave të dhunuar gjatë luftës përcaktohet me vendim të Qeveris, sipas shtojcës 1 të ligjit në fuqi; 2.8. kompensimi dhe beneficionet tjera që dalin nga ky ligj, përfitohen pas shqyrtimit të rasteve nga komisioni përgjegjës Qeveritar.
- 10. Statusi i personave të dhunuar gjatë luftës, konstatohet nga Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara me akt nënligjorë të nxjerr nga Qeveria, brenda gjashtë (6) muajsh pas hyrjes në fuqi të Ligjit .
- Neni 9 Neni 16, i ligjit në fuqi, pas paragrafit 4 shtohet dy paragraf të ri si në vijim: 4.a. për viktima të dhunës seksuale të luftës afati përfundimtar sipas këtij ligji është pesë (5) vite; 4.b. afati përfundimtar për të parashtruar kërkesën, për realizimin e të drejtave në pensione dhe benificione të përcaktuara, sipas këtij ligji për viktima të dhunës seksuale gjatë luftës është pesë (5) vite, nga fillimi dhe zyrtarizimi i punës së Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës.
- Neni 10 Pas nenit 19, të ligjit bazik, shtohet një nen i ri si në vijim:
- Neni 19 A Mbrojtja e të dhënave për personat të cilët i kanë mbijetuar abuzimit seksual dhe dhunimit. Të dhënat personale, jeta private dhe identiteti i personave si viktima të dhunës seksuale gjatë luftës, mbrohet nga autoritetet përgjegjëse.[1]
Regjistrimi, mirëmbajtja dhe shfrytëzimi i të dhënave personale të këtyre personave bëhet në pajtim me kushtet e përcaktuara me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Kodin Penal.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 21 shtator 2017. Marrë më 29 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.amnesty.org/en/search/?q=permbushja+e+te+drejtes+se+mbijetuarve+per+demshperblim