Jump to content

Përndjekja e homoseksualëve në Gjermaninë naziste

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pas ngritjes së Adolf Hitlerit dhe Partisë Nacional Socialiste Gjermane (Partia Naziste) në Gjermani, meshkujt homoseksualë ashtu si edhe femrat lezbike, ishin dy nga grupet e shumta të shënjestruara nga nazistët dhe përfundimisht ishin ndër viktimat e Holokaustit. Duke filluar nga viti 1933, organizatat homoseksuale dhe ato lezbike u ndaluan, librat për studime mbi homoseksualitetin dhe seksualitetin në përgjithësi (sikurse edhe Institut für Sexualwissenschaft, i cili drejtohej nga aktivisti i të drejtave të homoseksualëve hebrenjë Magnus Hirschfeld) u dogjën dhe homoseksualët brenda vetë Partisë Naziste u vranë. Gestapo përpiloi listat e homoseksualëve, të cilët u detyruan të përputheshin seksualisht me "normën gjermane". [1]

Mes viteve 1933 dhe 1945, rreth 100,000 njerëz u arrestuan si homoseksualë, nga të cilët rreth 50,000 u dënuan zyrtarisht. Shumica e këtyre njerëzve qëndruan në burgje të rregullta dhe rreth 5,000 deri në 15,000 të dënuar u burgosën në kampet e përqendrimit nazist. Është e paqartë se sa nga 5.000 deri në 15.000 vdiqën në kampe, por studiuesi kryesor Rüdiger Lautmann beson se shkalla e vdekjeve të homoseksualëve dhe lezbejkave në kampet e përqendrimit mund të ketë qenë deri në 60%. Homoseksualët dhe lezbejkat në kampe u trajtuan në një shkallë të pazakontë mizorie.[2]

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, trajtimi i homoseksualëve dhe lezbejkave në kampet e përqendrimit nuk u pranua nga shumica e vendeve dhe disa burra u arrestuan përsëri dhe u burgosën në bazë të dëshmive të gjetura gjatë viteve naziste. Madje deri në vitet 1980 qeveritë nuk e pranonin këtë episod dhe aspekt të lugtës, dhe deri në vitin 2002 qeveria gjermane nuk i kërkoi falje komunitetit homoseksual. [3] Megjithatë, kjo periudhë ende provokon kundërshti. Në vitin 2005, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë mbi Holokaustin me të cilën përfshinte edhe persekutimin e homoseksualëve. [4]

  1. ^ Himmler, Heinrich. "Heinrich Himmler – Speech about Homosexuality to the SS Group Leaders" (PDF). Marrë më 2014-03-15. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Persecution of Homosexuals in the Third Reich". United States Holocaust Memorial Museum. Marrë më 1 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Melissa Eddy (18 maj 2002). "Germany Offers Nazi-Era Pardons". Associated Press. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Mathis Winkler (18 janar 2006). "European Parliamentarians Stand Up Against Homophobia". Deutsche Welle. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
 Commons: Përndjekja e homoseksualve dhe Holokausti – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale