Jump to content

Përparim Hysi

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skeda:Përparim Hysi.jpg

Përparim Hysi (Petovë, 21 janar 1943) është shkrimtar dhe ka qenë arsimtar shqiptar.

U lind në fshatin Petovë të Fierit. Për një periudhë të gjatë kohe ka qenë mësues në fshatrat e Fierit dhe ne vitet 1996-2000 inspektor arsimi për gjuhë dhe letërsi shqipe pranë Drejtorisë Arësimore në Fier. Ka kryer studimet pedagogjike në Elbasan dhe më vonë pa shkëputje nga puna ka përfunduar studimet e arësimit të lartë për gjuhë letërsi. Ka botuar katër libra me poezi: “Rektimat e dashurisë”, “Prushi i dashurisë”, “Më piku dashuria”, “Luftë” me dashurinë”.

Është anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë-Amerikanë. Ka botuar librat në prozë: "Tregime", "Faji" i Isakovskit, "Një meshë për "Rrobaqepsin" e Konti Monte Kristos", "Lotët e Kumurisë" dhe librat me poezi: "Eh,si qenka dashuria!", "Kurthi i mallit", "Kot s'jam i vdekshëm", "Njerëz që dua" dhe "Mbeta dashurive". Veç këtyre në "makzazinën" e tij krijuese janë në pritje për botim qindra poezi dhe dhjetra tregime. Në pritje për botim është një libër me esse dhe përshtypje të autorit për libra të autorëve shqiptarë. Në pirtmëni për një libër më vete, është dhe libri me përshtypjet e autorëve të tjerë për të.