Paçe plënci
Appearance
Për 5 vetë : 1 kg plënc viçi, 500 g tul domateje, 20 g gjalpë, 1 kokërr qepë, disa thelpinj hudhër, 1 degë rozmarinë, 1 gjethe dafine, 1 gotë verë të bardhë, pak miell, vaj, kripë.
- Përgatitja
Pastrohet mirë plëndësi i viçit lahet dhe pritet në rripa. Përvëlohet për 5 min në ujë të valuar dhe e shpëlajmë në ujë të ftohtë. Grijmë qepën e kaverdisim me gjalpin dhe me pak vaj dhe pak miell. Pastaj hedhim plëndësin e prerë, hudhrat rozmarinën dafinën dhe kripën. E lëmë të ziejë për rreth 15 min së bashku me verën dhe pak qumësht. Gjatë zierjes nëse ka avulluar shtojmë ujë sa të mbulohen komplet, hedhim domatet e prera në kubikë të vegjël dhe vazhdon zierja në tenxheren e mbuluar. E lëmë të zihet derisa të valojë mirë.