Pa mëri
Pa mëri Publicistika e jetës sime. Autori: Amik Kasoruho. Shtëpia botuese: Pegi. Viti i botimit 2013. Faqet e librit 464. ISBN 978-99928-162-60-1
Kopertina e pasme
"Nesër e ke pushim, hë?" Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritrezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'deshi të thoshte. Pastaj e pyeta: Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! nuk punon njeri nesër." U ktheva dhe u ula në dysheme. Nuk kisha ndier heshtje më të thellë e më të plotë. Nuk dëgjoheshin gërvima birucash të hapeshin e të mbylleshin, nuk dëgjoheshin hapa të rëndë këpucësh ushtarake nëpër korridor dhe, çuditërisht, nuk ndjeva shqetësimin e çdo dite: "Tani do të vijnë të më marrin!" Hetuesia ishte bërë një varë trokitje e orës, sikur të rrëfente se kaloi një ditë, erdhi edhe dita tjetër...