Pal Gazulli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pal Gazulli (Latin: Paulus de Gazolis, Paulus Gassulus; 1405 - 1470) ka qenë diplomat, kalorës dhe orator raguzan me prejardhje arbërore, ka përfaqësuar interesat e Skënderbeut në republikën e Raguzës. Ka qenë vëllai i domenikanit, humanistit dhe diplomatit Gjon Gazulli.[1]

Më 1442 u bë rector scholarum, dhe quhej magister, prudens et literatus vir që do të thotë se kishte shkollim universitar. Në një dokument tjetër përmendet si dominus, tregues shquarsie. Më 1443 përfaqësonte themeluesin e Hercegovinës, Stefan Vukcic-Kosaca, në Itali, duke blerë armë për të. Pas dhjetë viteve përfaqësonte të birin, Vladislavin. Mes viteve 1453 dhe 1462 ka qenë përfaqësuesi i Skënderbeut në republikën raguzane. Më 1443 u akuzua për dy incidente banale Më 1461 u bë kalorës i mbretërisë kroato-hungareze dhe pas një viti u ngarkua për një mision diplomatik nga Skënderbeu drejt Republikës Venedikase.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Krekić, Bariša (1998). "Albanians in the Adriatic cities". Χοι Αλβανοί στο Μεσαίωνα [The Medieval Albanians] (në anglisht). Athens: National Hellenic Research Foundation: Institute for Byzantine Research. fq. 221. ISBN 960-371-004-0.