Pallati presidencial
| Pallati i brigadave dhe parku i tij (Tiranë) | |
|---|---|
| Lloji | Arkitekture |
| Vendndodhja | Rrethi i Tiranës, Qarku i Tiranës, Shqipëri |
| Koordinatat | 41°18′42″N 19°50′01″E / 41.311653°N 19.833586°E |
| Ndërtuar | 1937-1941 |
| Organi drejtues | DRKK Durrës |
| Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore | |
| Lloji | Nën mbrojtje |
| Kriteret | I |
| Përcaktuar | 752 |
| Nr. i referencës | TR109 |
| Tipologjia | Rezidence mbreterore |
Pallati Presidencial apo Pallati i Brigadave është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "752 më 11.11.2004".
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave, filloi të ndërtohej nga Mbreti Zog I në vitin 1936. Ky pallat i projektuar nga tre arkitektë italianë do të shërbente si rezidenca e mbretit Zog. Për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939, mbreti Zog u largua nga vendi dhe nuk arriti kurrë ta shihte pallatin mbretëror të përfunduar. Ndërtimi i pallatit u përfundua në vitin 1941 nga italianët, të cilët vendosën aty shtabin qendror të ushtrisë së tyre. Në këtë pallat ka qëndruar edhe mbreti i Italisë Viktor Emanueli III gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1941. Pallati mbretëror u quajt “Pallati i Brigadave” nga regjimi komunist, i cili e përdori për pritje dhe ceremonira shtetërore. Nga viti 1992, emri zyrtar i këtij institucioni është “Pallati Presidencial”.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I TIRANËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 qershor 2016. Marrë më 12 gusht 2017.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
| Ky artikull për historinë e Shqipërisë është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |