Pallati i Shtypit Rilindja
Pallati i Shtypit "Rilindja" është një shembull i rëndësishëm i arkitekturës moderniste nëPrishtinë,Kosovë,[1]që përfaqëson estetikën dhe ideologjitë e periudhës socialiste në Ballkan. E ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të, dizajni i ndërtesës reflekton qasjen utilitare dhe monumentale që karakterizonte shumë projekte arkitekturore në Jugosllavi në atë kohë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E ndërtuar në fillim të viteve të 70-ta, ndërtesa mishëronte arkitekturën brutaliste, një stil që u shfaq pas Luftës së Dytë Botërore dhe që ishte i përhapur në shumë vende socialiste Duke marrë parasysh se një objekt i tillë ishte një domosdoshmëri jo vetëm për Prishtinën por edhe për gjithë Kosovën, arkitekti Bashkim Fehmiu në vitin 1969 zhvilloi një skicë të zbërthimit të vëllimit të pjesëve të ndërtesës nën slloganin: "Jo luksoz dekor - por komoditet njerëzor”. Projekti përfundoi në vitin 1972. Ndërtimi i objektit filloi në vitin 1977 bazuar në projektin konceptual të arkitektit dhe profesorit nga Lubjana Edvard Ravnikar, si vepër e vlerësuar në konkursin arkitektonik për kompleksin e Fakultetit Teknik të Universitetit të Prishtinës, organizuar në vitin 1976.
Gjatë viteve 1990, veçanërisht në periudhën para dhe pas Luftës së Kosovës (1998–1999), gazeta u mbyll nën presionin e regjimit serb, dhe vetë ndërtesa u neglizhua. Kurse, pas luftës, "Rilindja" u ringjall për një periudhë të shkurtër, por përfundimisht pushoi së funksionuari në fillim të viteve 2000. Më saktë, në vitin 2002, gazeta u dëbua nga shtëpia e saj dhe u mbyll nga administrata e UNMIK-ut.[2] Megjithatë, ndërtesa mbetet dhe ka strehuar zyre të ndryshme qeveritare dhe private.
Situacioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pallati i Shtypit ndodhet në një zonë qendrore dhe me rëndësi historike të Prishtinës, pranë ndërtesave kryesore qeveritare, qendrave administrative dhe objekteve kulturore. I pozicionuar përgjatë rrugëve dhe bulevardeve kryesore, ndërtesa është pjesë e qendrës infrastrukturore dhe intelektuale të qytetit. Arkitektura e saj brutaliste kontraston me zhvillimet më bashkëkohore përreth, duke reflektuar transformimin e shpejtë urban të Prishtinës pas luftës.
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtesa u projektua nga Georgi Konstantinovski.[3] “Rrokaqielli” i parë i kohës, me tetëmbëdhjetë katet e tij, arrin një lartësi prej 72.4m mbi nivelin e hyrjes së katit përdhesë. Dizajni i ndërtesës ishte tipik për parimet moderniste të mesit të shekullit, me një strukturë masive vertikale dhe elemente të mëdha e të pandërprera në fasada. Pjesa e jashtme dominohej nga betoni dhe xhami, materiale që theksonin aspiratat industriale dhe progresive të periudhës. I projektuar me detaje specifike të ventilimit të ajrit të cilat përceptohen si detaje të fasadës tre këndore të pallatit, huazuar nga arkitekti amerikan Paul Rudolph. Dritaret, të renditura në modele të rrepta rrjetë, ofrojnë një ndjenjë rendi dhe dicipline, duke reflektuar mjedisin e kontrolluar dhe metodik që ndërtesa strehonte si qendër e shtypit dhe botimit.
Brenda, struktura është dizajnuar me hapësira të gjera dhe plane të hapura për të akomoduar operacionet e shtypjes dhe zyrat redaksionale. Shtrirja e thjeshtë dhe hapësira e brendshme janë karakteristika të arkitekturës moderniste, ku nevojat funksionale të ndërtesës ishin në plan të parë. Si shumë ndërtesa të periudhës socialiste, Pallati i Shtypit "Rilindja" nuk ishte thjeshtë një strukturë funksionale, por edhe një deklaratë politike. Shkalla e tij monumentale dhe pamja e ashpër simbolizonin fuqinë e shtetit dhe rëndësinë kolektive të shpërndarjes së informacionit dhe medias.[4]
Ndryshimet e pësuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndryshimet e ktij objekti variojnë prej funksionit e deri te pamja e perpunimi I fasadave. Objekti para lufte funksiononte si qendër botuese e gjuhës shqipe, e tash është veç në shfrytëzim e sipër nga administratat e ndryshme. Ndryshimi kryesor në pamjen e objektit është mveshja e fasadave, kalimi nga brutalizmi i kohës në modernën e thjeshtë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhjet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sadiki, Arbër (2019). Arkitektura e ndërtesave publike në Prishtinë : 1945-1990. fq. 6.1.1. Marrë më 15 korrik 2022.
- Halili, Ervina (1945-1999). Arkivi Rilindja https://arkivirilindja.com/ Marrë më 28 shtator 2024.
- EC ma ndryshe ORG. (2020) Publike dhe Moderne https://www.ecmandryshe.org/ Marrë më 28 shtator 2024.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ ONUP Magazine (në anglisht), 2014-09-09, arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2022, marrë më 2019-11-29
- ^ https://www.kultplus.com/lajme/rilindja-proteste-ne-diten-boterore-te-lirise-se-shtypit-ne-kosove-nuk-ka-liri-shtypi-derisa-ka-gazete-te-mbyllur-e-kunderligjshem/ Botuar më 2022-11-28 dhe marrë më 2024-09-28
- ^ https://www.koha.net/shtojca-kulture/beteja-e-humbur-per-rilindjen Botuar më 2022-11-06 dhe marrë më 2024-09-28
- ^ https://arkivirilindja.com/ Marrë më 2024-09-28