Pano Kondo
Pano Kondo skenograf dhe piktor e ruan koleksionin dhe albumin me 200 veprat më të mira të karrierës së tij 40-vjeçare në Muzeun "Mezuraj". Auori është i frymëzuar nga skenografia, gjë që duket në gjeometrinë dhe simbolizmin e detajeve. Pas viteve '90, krijimtaria e Pano Kondos merr një zhvillim të ri cilësor dhe tërheq vëmëndjen e kritikës së specializuar artistike, që e konsideron si një nga piktorët më të talentuar të gjeneratës së re. Punët e tij ruhen në shumë institucione, koleksionistë privatë dhe Muzeu "Mezuraj", i cili është institucioni që ka pjesën më përfaqësuese të krijimtarisë së Pano Kondos.
Vepra piktorike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Autori i shumë ekspozitave vetjake dhe të përbashkëta, brënda dhe jashtë vëndit. Pano Kondo ekspozitën në Muzeun "Mezuraj" e ka kulmin e pjekurisë së tij më të plotë. Arti i tij i vecantë, midis ekspresionizmit dhe realizmit, përfaqësohet nga një liri e madhe krijuese që ka si karakteristikë "luftën e ngjyrave", si dhe një teknikë të kultivuar. Për kontributin e tij si artist, Pano Kondo është vlerësuar me dekret të Presidentit të Republikës, me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë"