Parku natyror i Dajtit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Shtrirja gjeografike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dajtit zgjerohet nga rreth 102,7 km² (Anonymous, 1996?) në 293,8 km², duke

Skeda:75220758.CYy5qgc8.jpg
Parku natyror i Dajtit

përfshirë këtu dhe gjithë pellgun ujëmbledhës të Bovillës PK i Dajtit (i zgjeruar) shtrihet :

  • a) në Veri - kufiri administrativ, ndërmjet rretheve të Krujës dhe Tiranës, nga maja e Fraveshit (794 m), vijon me kuotat 1090 m, 1227 m (mj. Zithit) deri tek kuota 1627 m ;
  • b) në Lindje - kuota 1627 m, ndjek kurrizin e vargmalit Xibër-Mali me Gropa, me kuotat 1473 m (mj. Rjepës), 1388, 1295, 1613 m (mj. Popatit), 1455 m (mj. Strevecit), 1594, 1700, 1827 m (mj. M. Shemërisë), 1712, 1498 m, deri tek ndërprerja me rrugën automobilistike Tiranë-Bizë, në afërsi të fshatit Burimas dhe rrjedhjen e Erzenit.
  • c) Në Jug kufizohet nga rrjedhja e Erzenit, rezervuari i Skoranës deri tek Gryka e Skoranës ;
  • d) në Perëndim - Gryka e Skoranës, dhe vijon me kuotat 890 m (mj. Kurorës), pranë fshatit Përcëllesh, në Priskën e Madhe, vazhdon me rrugën automobilistike Priskë-Surrel, ndjek rrugën Surrel-Tiranë, deri në afërsi të komunës së Dajtit, më pas në kuotat 573 m (mj. Qytezës), 445 m (mj. Shpatës), në afërsi të fshatit Brar dhe Priskë e Vogël, ndërpret lumin e Tërkuzës, kuotat 1268 m (mj. Gamtit) deri tek kuota 794 m (mj. Fraveshit). Në këtë mënyrë, hapësira e PK të Dajtit (të zgjeruar), në ndryshim nga struktura e mëparshme, relativisht më homogjene (Anonymous, 1996?), tani bëhet më e ndërlikuar dhe më e larmishme, ku përfshihen pyje e shkurre, kullota, livadhe, sipërfaqe bujqësore, pemishte, ullishta e vreshta, sipërfaqe joprodhuese, shkëmbore, gurishtore të zhveshura, miniera, sipërfaqe të banuara, troje të përzier me tokë bujqësore, si dhe sipërfaqe ujore, ku mbizotëron ujëmbledhësi i Bovillës.

Zonat e ruajtjes dhe administrimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Zona qendrore përfaqëson territor të pashqetësuar (kategoria II e mbrojtjes), ku bëjnë pjesë habitate me ruajtje të veçantë (ZQ1), me mjedise natyrore (ZQ2) dhe me monumente natyrore (ZQ3); këtu përfshihen habitate me vlera natyrore dhe biodiversitet të lartë nga malet e Dajtit, Priskës, Brarit dhe Fekenit.
  • Zona çlodhëse (rekreative; IV) përfshin hapësira aktive (ZR1) dhe natyrore (ZR2), që ofrojnë mundësi çlodhëse në natyrë të hapur, por duke respektuar gjithmonë funksionet e parkut, vlerat ekologjike, të peizazhit natyror dhe vlerat turistike e kulturore.
  • Zona e përdorimit tradicional (ZPT) është më e shtrira (mbi 58 %; Fig. 12-7); në këto hapësira vazhdon aktiviteti tradicional i njeriut, por në përputhje me kategorinë IV të mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit.
  • Në zonën e përdorimit të qëndrueshëm (ZPQ; V) lejohen veprimtaritë ekonomike ekzistuese, si dhe mund të hapen veprimtari të reja, vetëm pasi të pajisen me lejet mjedisore përkatëse. Vendimi i Qeverisë ngarkon Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministrinë e Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, me institucionet kërkimore-shkencore dhe me përfaqësuesit e biznesit dhe të pronarëve privatë, të marrin masa për të siguruar zbatimin e planit të menaxhimit të Parkut, si dhe të rishikojnë lejet që kanë dhënë për veprimtari, ekonomike e shoqërore, brenda sipërfaqes së PK.

Flora dhe fauna[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parku i Dajtit dallohet për vlera të larta të biodiversitetit (florë, bimësi dhe faunë), për veçoritë natyrore dhe të peizazhit. Nga flora mund të përmendim maren, dushkun, panjën, ahun, pishën dhe dëllinjën. Fauna është e pasur, me gjitarë si ariu, ujku, çakalli, dhelpra, kunadhja, lepuri i egër, ketri dhe shpendë si thëllëza, pëllumbi i egër, huta, qukapiku, etj.

Monumentet natyrore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Parku ka disa monumente natyrore, si 'Tarraca e vjetër detare' në malin e Dajtit, e formuar nga valët e detit Helvecian (16-11 milionë vjet më parë), Shkalla e Tujanit në luginën e lumit të Tiranës, një kanion prej 1,2 km i gjatë, 20-50 m të gjerë dhe 200-300 m të thellë, me guva dhe shpella karstike, si Shpella e Zezë (Shpella e Pëllumbasit) në grykën e Skoranës, Shpella e Shutresë, Gryka e Skoranës (lumi Erzen), Gryka e Murdhrit (Kërrabë) etj. Përgjatë shkallës së Tujanit kalonte dikur rruga Tiranë-Dibër e Madhe (Fig. 12-8d); e ngjashme me Shkallën e Tujanit është edhe gryka e Zall-Herrit ose e Bovillës (Fig. 12-8a) mbi lumin e Tërkuzës, ku është ndërtuar diga e Ujëmbledhësit përkatës. Zona e Zall Dajtit dhe e Malit me Gropa është e njohur për ujërat natyrore oligominerale, të varfra me kripëra të kalciumit dhe magnezit (Tab. 12-2), me veti të mira kuruese. Dy prej këtyre burimeve, Selita dhe Shemëria, prej vitit 1951 kanë qenë furnizuesi kryesor i qytetit të Tiranës me ujë të pijshëm ; secili burim ka një prurje që luhatet nga 300-700 L/s (shih Tab. 10-2, Emiri et al., Nr. 10 në këtë vëllim). Përmes malit të Dajtit kalon një tunel, i ndërtuar në vitin 1951, që sjell ujërat e këtyre burimeve në Tiranë, duke vënë në punë njëkohësisht edhe një hidrocentral të ndërtuar posaçërisht në rrëzë të malit të Dajtit. Një pjesë e këtyre ujërave ambalazhohen sot edhe në shishe.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]