Parku Natyror i Liqenit të Shkodrës
Sipërfaqja : 26,535 ha
Lartësia mbi nivelin e detit: 5-595 m
Shpallja: 02.11.2005
Pika e informacionit: Zyra AdZM Shkodër
Liqeni më i madh në gadishullin e Ballkanit, në kufirin midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, ekosistemi i Liqenit të Shkodrës dhe ligatinat përreth, tokat e përmbytura dhe formacionet karstike janë bazë për vendosjen e një flore dhe faune unike, duke e bërë atë një pikë të rëndësishme për biodiversitetin në Evropë.
Me habitatet e larmishme dhe popullatat e dendura të peshqve, Liqeni i Shkodrës përbën një zonë folezimi, dimërimi dhe pushimi për qindra e mijëra shpendë migratorë të rrugës së Adriatikut.
Ndryshimet natyrale të nivelit të ujit rrisin diversitetin e habitateve dhe sigurojnë mbijetesën e shumë llojeve të bimëve dhe kafshëve që varen nga këto habitate si për folezim ashtu dhe për ushqim. Lidhja ekologjike me ekosistemet e rrjedhës së poshtme të Bunës dhe detin Adriatik, është me rëndësi jetësore për shumë peshq migratorë dhe detarë, si blini dhe ngjala.
Pikat e shumta arkeologjike, historike dhe kulturore të zonës si dhe vlerat e jashtëzakonshme natyrore, e bejnë këtë park një vend shumë interesant për ta vizituar.
Vendet më interesante:
1. Olistolitet e Tepesë
2. Mbihipja tektonike e Shirokës
3. Syri i Sheganit
4. Syri i Gjonit
5. Mullarët e gurtë të Bajzës