Shko te përmbajtja

Aleanca Demokratike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Eduart Abazi, Aleanca Demokratike

Partia Aleanca Demokratike (shkurtesa partiake AD)është parti politike në Shqipëri e krijuar në vitin 1992, i përket spektrit politik Social Demokrat. Kryetar i saj eshte zoti Eduart ABAZI i zgjedhur ne Kongresin e V-te mbajtur ne Dhjetor 2013. zoti Neritan Ceka ka qene president i AD prej themelimit deri ne Dhjetor 2012. Qendëra e partisë është Tirana, dhe në struktura të saj ka të përfshira Forumin Rinorë dhe Forumin e Gruas.

Sipas statusit kjo parti ka paraparë klubin si njësi organizative e përbërë nga anëtarë të seksioneve deri të një zone elektorale për zgjedhjet e përgjithshme ose ato vendore. Po ashtu partia për raste të veçanta ka paraparë të ashtuquajturën Eklezia e Partisë - një mbledhje e të gjithë anëtarëve të AD. Kongresi i partisë është organi më i lartë vendim-marrës ndërsa Asambleja e Partisë është organi më i lartë i saj ndërmjet dy mbledhjeve të Kongresit. Vendimet e saj kanë karakter normativ. Për zgjedhjet e fundit, AD ka prezantuar në internet dhe rjetet sociale programin e saj.

Themeluesë të AD-së, ishin disa prej ish anetareve themelues te Partisë Demokratike, ish deputetë të saj si, studentë të dhjetorit, pedagogë si dhe intelektualë te cilet jo vetem nuk gjeten hapesiren e lirise per te cilen u ngriten ne Dhjetor 1990 por u perjashtuan permes nje Mocioni nga PD. Më 13 gusht pas disa mosmarrëveshjeve brenda Partisë Demokratike, Arben Imami, Arben Demeti, Perikli Teta, Prenç Zogaj, Edmond Trako, Ridvan Peshkepia u përjashtuan nga PD-ja.

Aleanca Demokratike ka marre rregullisht pjese ne te gjitha garat zgjedhore qw jane zhvilluar ne Shqiperi dhe e perfaqsuar ne Parlament me deputet deri ne vitin 2009, Ka bashkepunuar per stabilitet ne Shqiperi nder faktoret politik, ka marre pergjegjesi si pjese e disa qeverive ne aleance me Partine Socialiste deri ne vitin 2005 dhe ne aleance me Partne Demokratike ne vitet 2009 deri 2013.

Si parti e spektrit Social Demokrate ruajti profilin liberal dhe ka bashkepunuar me spektrin politik ne interes te elektoratit te vet, prej themelimit te saj Nentor 1992 deri ne vitin 2009 ka vijuar ne kualicion me partine Socialiste.

Ndersa vitin 2009 ne zgjedhjet parlamentare, me nje kod zgjedhor te deformuar prej dy forcat kryesore PD dhe PS, garoi ne koalicion me Partine Demokratike, por nuk arriti te fitoje mandat deputeti.

Ne Dhjetor te vitit 2012 zoti Neritan Ceka jep doreheqje nga drejtimi i AD pas emerimit si ambasador i Republikes se Shqiperise ne Itali. Drejtimi i Aleances Demokratike deri ne zgjedhjet parlamentare te Qershorit 2013 u be nga zoti Arben Demeti.

Ne respektim te Statutit u pergatit dhe u zhvillua Kongresi i 5-te zgjedhor i Aleances Demokratike permes te cilit u zgjodh kryetari dhe organet drejtuese te partise, si dhe u propozuan per tu bere disa ndryshime statutore.

Kryetar u zgjodh zoti Eduart Abazi dhe ligjerisht morri drejtimin e Aleances permes Aktit Nr.8870 date 22 Maj 2014. Ndryshimet statutore u miratuan ne Asamblene e Aleances Demokratike ne Qershor 2014.

.BIOGRAFIA Kryetarit

Eduart Abazi u zgjodh kryetar i Partisë Aleanca Demokratike (PAD) në Kongresin e 5-të të saj në dhjetor 2013. Ai ka qenë pedagog i arsimit të lartë me karriere dhe kualifikim ushtarak mbi 20 vjecar.

I diplomuar po ashtu edhe për ‘Inxhinieri Ndërtimi’ në Universitetin Politeknik të Tiranës, ai eshte projektues, drejtues teknik dhe menaxhues në ndërtim. Në mars të vitit 2015 si drejtues zoti Abazi argumentoi se zgjodhi koalicionin me Partinë Socialiste duke besuar se "Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur"

Elementet dalluese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas statutit të kësaj partie, emri i partisë është “ALEANCA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË” dhe sigla e partisë është “AD”. Simboli i sajë është një kalë me krahë në pozicionin e lëvizjes së dyfishtë: fluturim dhe galop. Ky simbol ka dy ngjyra: të bardhë dhe të kaltër. Ndërsa stema e Aleancës Demokratike është në formën e një shqyti simetrik, gjysma e sipërme e të cilit ka formën e një drejtkëndëshi me brinjë në raportin 7:8 dhe të vendosur vertikalisht, ndërsa gjysma e poshtme ka formën e pjesës së poshtme të zemrës. Shqyti ka fushë të bardhë dhe rrethohet me një kornizë të kaltër me trashësi sa 1/12 e gjerësisë së shqytit. Në qendër të shqytit është vendosur kali i simbolit të AD-së, i skicuar me vijë të kaltër. Në pjesën e sipërme të kornizës është shkruar: ALEANCA DEMOKRATIKE, ndërsa në dy pjesët anësore janë shkruar fjalët: LIRI (majtas) dhe DREJTËSI (djathtas). Shkrimi është me ngjyrë të bardhë. Flamuri i AD-së ka formën e një drejtkëndëshi me përmasa 1,4 m x 1 m dhe të shtrirë horizontalisht. Flamuri ka fushë portokalli. Në qendër të flamurit është vendosur kali i simbolit të AD-së, i skicuar me vijë të bardhë. Në krahun e majtë, lart, vendoset simboli i ELDR-së: një pëllumb i bardhë në fluturim brenda një rrethi blu me yjet e verdhë të Bashkimit Evropian. Vula e Aleancës Demokratike ka formë rrethore me diametër 35 mm. Në qendër është vendosur sigla e partisë : AD, poshtë së cilës është shkruar viti i themelimit të AD-së: 1992. Në rrethin periferik është shkruar emri i partisë : ALEANCA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË.[1]

Burimi i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Statuti zyrtar i AD[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]