Jump to content

Partitë politike

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Partitë politike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në një shoqëri veprimi i partisë ka kuptim vetëm nëse brenda saj ka më shumë parti,përkatësisht zbatohet pluralizmi politik. Fjala parti rrjedh prej fjalës latine (pars) që dmth pjesë. Nëse në një shoqëri një parti ka monopol për të formuar vullnetin politik, nuk mund të bëhet fjalë për raporte konkurruese. Atëherë në shoqëri funksionon sistemi njëpartiak. Një parti qeverisë dhe për të kontrolluar tërë sistemet brenda shoqërisë domosdoshmërisht përdor mjete dhe metoda jodemokratike.

Të shumtën e herave në një vend, pavarësisht se ka më shumë parti, dy parti janë më të rëndësishme ( SHBA: Partia Republikane dhe Partia Demokratike, GJERMANI: Partia e Unionit Demokristian dhe Partia Socialdemokrate, BRITANI E MADHE: Partia Laburiste dhe Partia Konzervatore etj.)

Ç'është partia?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Partia paraqet një grup të bashkëmendimtarëve, qëllimi i të cilëve është realizimi i programit të përbashkët. Partitë janë lidhje e lirë e bashkëmendimtarëve, të cilët krijojnë propozimet programore për zgjidhjen e problemeve dhe kandidojnë anëtarët e saj për mandatet e parlamentit dhe administratës shtetërore, që pas suksesit në zgjedhje ne ato institucione të realizojnë programet e tyre. Një përkufizim tjetër, partitë i përcakton si lidhje të qytetarëve, të cilët në kohë të shkurtër apo të gjatë veprojnë në krijimin e vullnetit politik dhe dëshirojnë të përfaqësojnë popullin përmes madhësisë dhe organizimit të fuqishëm, pastaj paraqiten në opinion dhe ofrojnë mjete dhe rrugë për realizimin e qëllimeve programore.


Mbështetur në organizimin e tyre, partitë ndahen në parti të kuadrove dhe parti masive. Partitë në bazë të qëllimeve politike dhe shoqërore politikendahen dhe veprojnë për të realizuar programet e tyre. Klasifikimi duke pasur për bazë drejtimet ideologjike dallon këta tipa partish: Parti Nacionaliste, Konservatore, Liberale, Socialdemokrate dhe Komunise, Popullore.

Partitë parlamentare në Kosovë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

•Partia Demokratike e Kosovës

•Lidja Demokratike e Kosovës

•Lëvizja Vetëvendosje

•Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

•Lista Srpska

•Nisma për Kosovën.


Ekzistojnë tri tipe programesh që partitë mbështesin:të majta, të djathta dhe të qendrës. Mbi parimet e këtyre programeve që lidhen me trajtimin e çêshtjeve të ndryshmë, parti me emra të ndryshëm ndërtojnë sloganet e mledhjes së elektoratit pranë vetes. Të gjithë njetëzit ndikohen nga praktika politike. Kur një njeri është i pakënaqur nga kostoja e latë e jetesës, tregon se shfaq interesa politike. Në qoftë se ai këtë pakënaqësi e mban të fshehtë, asgjë nuk ndryshon. Por, kur ai bashkohet me qytetarë të tjerë, të cilët kanë të njëjtin mendim, Partit politike i sherbejnë këtij qëllimi. Vendet demokratike kanë sisteme shumëpartike. Kjo bën që në zgjedjet e përgjithshme njerëzit të bëjnë dallimet në programe dhe të votojnë për alternativën më të mirë. Partitë e vendeve të ndryshme bashkohen sipas ngjashmërisë së programeve ose organizime ndërkombëtare të partive.