Jump to content

Pasaporta e Francës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një pasaportë franceze (Frëngjisht: passeport français) është një dokument identiteti i lëshuar për shtetasit francezë. Përveçse i mundëson mbajtësit të udhëtojë jashtë vendit dhe shërben si tregues i shtetësisë franceze (por jo provë; posedimi i një pasaporte franceze vendos vetëm prezumimin e shtetësisë franceze sipas ligjit francez), pasaporta lehtëson procesin e sigurimit të ndihmës nga zyrtarët konsullorë francezë jashtë vendit ose në shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian në rast se mungon një konsulle franceze, nëse është e nevojshme.

Çdo qytetar francez është gjithashtu shtetas i Bashkimit Evropian. Pasaporta, së bashku me kartën e identitetit kombëtar lejon të drejtat e lëvizjes së lirë dhe të qëndrimit në cilindo nga shtetet e Bashkimit Evropian, Zonës Ekonomike Evropiane dhe Zvicrës.