Pasaporta e Kroacisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pasaporta biometrike kroate.

Pasaporta kroate (Kroatisht: Hrvatska putovnica) u lëshohet shtetasve të Republikës së Kroacisë për qëllime udhëtimi ndërkombëtar. Pasaporta ka për qëllim të shërbejë si dëshmi e shtetësisë dhe identitetit kroat. Përgjegjësia për nxjerrjen e tyre është e Ministrisë së Brendshme; dhe për shtetasit jashtë vendit, pasaportat lëshohen nga ambasada apo konsullata vendase. Pasaportat kroate janë të vlefshme për dhjetë ose pesë vjet dhe nuk janë të rinovueshme. Çdo shtetas kroat është gjithashtu shtetas i Bashkimit Evropian. Pasaporta, së bashku me kartën e identitetit kombëtar lejon të drejtat e lira të lëvizjes dhe qëndrimit në cilindo nga shtetet e Zonës Ekonomike Evropiane dhe Zvicër.

Kroacia filloi lëshimin e pasaportave biometrike më 1 korrik 2009.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]